BeautyMake UpRona Nushi

Si Ta Mbajmë Një Lëkurë Të Yndyrshme MAT Gjatë Gjithë Ditës

Rona Nushi

Nga Nounou Rona Nushi

Lëkura e yndyrshme dhe makeup-i janë një kombinim që nuk shkojnë shumë mirë. Prandaj, në këtë rast lëkura ka nevojë për një kujdes më të veçantë për të pasur një pamje të freskët gjatë gjithë ditës. Përgatitja ideale e bazës në fytyrë është një kombinim që bën pastrimin e yndyrës së tepërt, ekuilibrimin e saj dhe mbulimin mat e natyral.
Për pastrimin e yndyrës së tepërt në fytyrë dhe parapërgatitjen e saj për përthithje më të mirë të kremit është padyshim hidrosoli Witch Hazel. Witch Hazel përdoret në vend të tonikut të fytyrës. Me një copëz pambuku pastrohet fytyra dhe hiqet yndyra e tepërt. Witch Hazel gjithashtu njihet dhe për vetitë e tij në minimizimin e poreve, gjë që e bën lëkurën të duket akoma më mirë kur vendosni makeup-in.

Pas pastrimit me Witch Hazel, me radhë vjen aplikimi i kremit hidratues, i cili duhet të jetë specifik për lëkurë të yndyrshme, apo kombinuar. Kremi hidratues dhe ushqyes Hydro Ceramide për lëkurë të yndyrshme/kombinuar, përthithet shpejtë nga lëkura dhe e mban lëkurën e butë e të hidratuar gjatë ditës. Menjëherë pas përthithjes së kremit (duhet gjithmonë të presim sa të përthithet kremi për të evituar mbishtresimin dhe yndyrën e tepërt në lëkurë) aplikojeni kremin mbrojtës nga dielli, edhe pse nuk jemi më në verë. Dielli nuk bën dallime stinësh, dhe edhe në ditët me re rrezet UV depërtojnë dhe e dëmtojnë lëkurën. Prandaj, kremi mbrojtës i diellit për fytyrën përdoret gjatë gjithë vitit.

Dhe në fund, krijojmë një pamje mat në lëkurë nëpërmjet aplikimit të fondatinës kompakte. Nëse jeni adhurues të produkteve natyrale për makeup, fondatina e Alima Pure me ekstrakt antioksidues të trëndafilit të egër përveç mbulimit dhe pamjes mat që ju jep, gjithashtu edhe e mbron dhe trajton lëkurën falë përbërjes natyrale me veti antioksiduese.

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of