Home DecorLifestyleRonilda Dedvukaj

Si Ta Ndriçoni Shtëpinë Tuaj Sipas Ambientit

Ronilda Dedvukaj

Nounou Ronilda Dedvukaj

Ndriçimi është shumë i rëndësishëm për arredimin pasi i jep personalitet dhe atmosferë hapësirave, mandje mund të bëjë më tepër: të krijojë iluzionin e një hapësire më të madhe kur bëhet fjalë për dhoma të vogla. Ja disa këshilla që duhet të ndiqni.

Përdorni që të gjitha tipet e ndriçimit pra duke filluat nga spotet e inkasuar,ai i varur, muror, dyshemeje, abazhure dhe pedanë. Në këtë mënyrë mund të krijoni atmosfera të ndryshme duke i ndezur të gjithë njëkohësisht apo vetëm disa prej tyre.

Ndriçuesit e varur krijojnë iluzionin e një hapësire më të lartë ndërsa ato të tokës krijojnë iluzionin e nje hapësire më të gjerë.
Zgjidhni ndriçimin e duhur për ambjentin e duhur.

Kuzhina ka nevojë për ndriçim më të përqëndruar prandaj është i këshillueshëm përdorimi i spoteve të inkasuar në tavan dhe sipër banakut në mobiljen e sipërme (kjo e fundit mund të zëvendësohet me shirit LED). Nese keni ishull që ndan sallonin nga kuzhina, poziciononi ndriçues të varur sipër tij.

Hapësira e ngrënies mund të evidentohet më shumë me ndriçues të varur mbi tavolinë.

Salloni kërkon ndriçime të ndryshme për kënde të ndryshme, për shembull mbi tavolinat anësore  të divanit mund të përdorni ndriçues tavoline direksional për lexim apo abazhure thjesht për atmosferë. Përdorimi i disa ndriçuesve të varuar ngjitur me njëri tjetrin krijon një atmosfere cozy tek pjesa e divanit.

Dhoma e gjumit ka nevojë për ndriçim të butë. Nëse zgjidhni të përdorni spote të inkasuar evitoni t’i vendosni ato afër kokës së krevatit sepse ajo zonë mbulohet nga ndriçuesit muror mbi komodina  dhe kështu evitoni që ndriçimi i spoteve t’ju bezdisë kur të shtriheni.

Ndriçimi i korridoreve varet nga gjerësia e tyre si dhe nga impakti që duam të krijojmë. Nese keni korridore të ngushtë është i këshillueshëm përdorimi i spoteve dhe duhet të evitoni ndriçues të varur pasi evidentojnë më shumë ngushtesinë e tyre.

Banjoja ka nevojë për shumë ndriçim prandaj pwrdorni spote të inkasuar dhe mos harroni ndriçimin tek pasqyra për të cilin mund të përdorni tub fluoreshent , shirit LED të fshehur pas pasqyrës apo dy spote.

*Burimi i fotove: www.pinterest.com

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of