BeautyRona NushiSkincare

Rregulli 3-Sekondësh, Për Lëkurë Si Të Aziatikëve

Bees & Trees

Nga Nounou Rona Nushi

Kur i referohemi lëkurës perfekte, gjithmonë të parat në mendje na vijnë aziatiket. Kanë lëkurë të pastër, me shkëlqim dhe rrudhat që edhe me lupë vështirë të duken. Sigurisht, janë shumë gjëra komplekse që ndikojnë tek kjo; ushqimi, gjenetika, por një rol shumë të rëndësishëm ka edhe mirëmbajtja që ato i bëjnë lëkurës me produktet kozmetike.

Shumë kompani të mëdha kozmetike në botë i kanë krijuar produktet e tyre duke u bazuar tek kultura aziatike e kurimit të lëkurës. Dhe sigurisht, jo pa arsye këto produkte bëhen trend kur shikohen rezultatet.

Edhe unë si një qenie humane në këtë botë, nuk i kam rezistuar tundimit për të provuar produkte dhe metoda të kurimit të lëkurës sipas aziatikëve. Dhe sa për rezultatet, mjafton të mendojmë që aziatikët mbahen për zgjuarsinë e tyre, prandaj dhe sekretet e tyre për trajtimin e lëkurës s’kishin si të ishin ndryshe, përveçse shumë efektive.

Si hap të parë po mendoja të ndaja me ju metodën 3-sekondëshe të trajtimit të lëkurës. Është diçka që mund ta bëni të gjithë me produktet që përdorni në përditshmërinë tuaj për lëkurën.

Çfarë nënkupton rregulli 3-sekondësh? 

Rregulli 3-sekondësh bazohet tek vendosja e produkteve në atë mënyrë që të përthithen sa më shumë nga lëkura dhe të kenë efekt maksimal. Lëkura ka permeabilitet më të lartë kur është e lagësht pasi produktet përthithen më mirë. Që do të thotë, produktet kozmetike përthithen shumë më mirë nëse vendosen menjëherë pas larjes së lëkurës, kur lëkura ka akoma lagështi. Në një rast konkret do të ishte:

1. Larja e fytyrës me larësin tuaj;

2. Pa pritur shumë, të bëhet pastrimi i dytë me hidrosolin/tonikun ujor të përshtatur për lëkurën tuaj (dhe kjo një metodë aziatike për të cilën do flasim një ditë tjetër);

3. Sekreti qëndron këtu! Sapo të keni pastruar lëkurën me tonik, akoma pa u tharë/përthithur mirë toniku, menjëherë vendoseni sipër serumin tuaj.

Serumi është produkti kozmetik me përqendrimin më të lartë të principeve aktive. Sa më e lartë të jetë përthithja e tij, aq më maksimal do jetë efekti. Prandaj, mos vazhdoni me larjen e dhëmbëve, apo punët e tjera. Shfrytëzojeni këtë “derë të hapur” që jua lë lëkura për të marrë më të mirën e produkteve kozmetike.

4. Sapo të përthithet serumi, përsëri shfrytëzoni lagështinë e lëkurës për të vendosur sipër kremin tuaj hidratues. Në këtë mënyrë bllokoni lagështinë brenda dhe e mbani lëkurën më të hidratuar.

Kjo është një taktikë aziatike shumë e thjeshtë, por që bën mjaft ndryshim në lëkurë. Metoda 3-sekondëshe nënkupton vendosjen e produkteve sa më shpejtë pas larjes së fytyrës. Nuk besoj të arrijë dikush ta bëjë brenda 3 sekondave, por cilado aziatike që e ka zbuluar këtë metodë dhe i ka vënë këtë emër, na ka bërë një nder duke na nxituar ta kapim këtë rekord 3-sekondësh.

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Eda Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Eda
Guest
Eda

Une e provova mbreme dhe pashe qe duke e aplikuar kremin ne fytyre te lagur, perhapet me shpejt edhe harxhon edhe me pak produkt. Thanks our Rona for sharing! 😄