BeautyRona NushiSkincare

Vaji Mbi Lëkurë, Rreziku Që Ia Vlen Të Provohet

Rona Nushi

Nga Nounou Rona Nushi

Nëse keni menduar që në rutinën tuaj të mbrëmjes, e fundit në radhë është vendosja e kremi para gjumit, atëherë hapni veshët se ka akoma!

Mund ta keni dalluar vetë, mund ta keni lexuar, apo dhe e dini shumë detajisht që gjatë mbrëmjes procesi i vetë rigjenerimit të lëkurës është shumë më i shpejtë. Këtë e kuptojmë në mëngjes, kur shikohemi në pasqyrë dhe na duket lëkura shumë më mirë se në darkë. Për këtë arsye dhe ekzistojnë produktet specifike të mbrëmjes, pasi shfrytëzojnë këtë veçori të lëkurës për të shumëfishuar vetitë e rigjenerimit të saj.

Një rutinë e zakonshme e mbrëmjes, përgjithësisht përfshin larjen e fytyrës, pastrimin me hidrosol/tonik, aplikimin e serumit të mbrëmjes, aplikimin e kremit për zonën rreth syve dhe aplikimin e kremit të natës në fund.

Por, ka edhe një përbërës që sjell një ndryshim shumë pozitiv në lekurë, dhe jo rastësisht.

Nëse vendosni vaj argani sipër kremit tuaj të natës, ju “bllokoni” lagështinë brenda në lëkurë (gjëja e parë që duam të bëjmë për ta mbajtur lëkurën larg rrudhave) dhe gjithashtu ju “rrëmbeni” të mirat e vajit të arganit në lëkurë.

Por, ka një metodë të vendosjes së vajit për të mos e mbingarkuar lëkurën. Nëse jeni traumatizuar, atëherë tani do ta kuptoni që nuk është edhe aq tragjike.

Pasi ta keni masazhuar kremin e natës në fytyrë dhe qafë, vendosni vetëm dy pika vaj argani në pëllëmbë të dorës. Fërkojini dy duart mirë që të ngrohet vaji dhe të jetë në temperaturën e trupit dhe me pëllëmbë të dorës shtypeni në lëkurë. Nuk duhet ta masazhoni apo fërkoni, thjeshtë prekeni fytyrën dhe kështu do “shtyni” brenda vajin duke e shtypur.

Provojeni një natë dhe do shikoni çfarë rezultati do ketë lëkura juaj në mëngjes. Jam shumë e sigurt, nuk do i ndaheni më!

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of