Arita MuhaxheriTravel

Si Të Bëheni Udhëtarë Me Pak Shpenzime

Arita On The Road

Nga Nounou Arita Muhaxheri

Jeta mund të jetë aq larg sa ju doni ta bëni atë!
Paketoni çantat dhe mësyjani rrugës; kjo është e gjitha që duhet, se pjesa tjetër vjen gjate rrugës. Kjo është motoja që përpiqem të jetoj dhe deri tani nuk më ka zhgënjyer.

Koha është e rëndësishme, më mirë ta përdorni me mençuri, E nesërmja nuk do të jetë kurrë e përsosur, gjithçka që keni është Sot 😀

* Filloni duke zgjedhur vendndodhjen tuaj, është shumë e rëndësishme të dini se ku po shkoni; Përcaktimi i vendit ku doni të shkoni vendos një qëllim që duhet punuar drejtë tij.

* Vendosni mbi gjatësinë e udhëtimit tuaj, dhe duke u bazuar në këtë, ju mund të përgatisni veten për pjesën financiare të udhëtimeve tuaja. Mos u përpiqni të dilni jashtë normës me buxhetin tuaj (përveç nëse jeni milioner), mbajeni atë të modest dhe thjesht përpiquni të argëtoheni 😀

* Filloni kursimin e parave TANI; nuk keni nevojë për shume para, thjeshtë mjaftueshëm për të marrë një biletë avioni, sepse çdo shpenzim tjetër është vetëm luks. Nuk keni domosdoshmërisht nevojë për të qëndruar në një hotel me 5 yje.

* Fokusohuni dhe qëndroni të frymëzuar. Gjithmonë ushqehuni me dëshirën për të udhëtuar. Mbani shënime dhe qëndrojini atyre .. asgje nuk do të ndodhë nëse nuk i zotoheni këtyre dëshirave. Kur thoni se nuk keni kohë për të udhëtuar, ndoshta është sepse nuk e keni bërë prioritet.

Këshillë e dobishme >> lexoni Paulo Coelho! Nëse Alkimisti nuk do t’ju bëjë që të udhëtoni, nuk e di se çfarë do t’ju bëjë! 😛




Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of