Nga Nounou Niki Deligiorgi

*English Version Below

Përshëndetje të gjithë shpirtrave të bukur që po lexojnë këtë shkrim. Sigurisht, s’kishte si ta filloja ndryshe blogun tim. Apo jo? Veganizmi! 🙂 Ju ndoshta e dini se sa e rëndësishme është kjo temë për mua.
Ka shumë arsye përse dikush do ta zgjedhë këtë stil të jetës. Për kafshët, për shëndetin, për mjedisin, për njerëzit dhe shumë arsye të tjera më pak të rëndësishme.
Unë personalisht e zgjodha këtë, sepse I DUA kafshët. Kur them se i dua kafshët, e nënkuptoj këtë. Jo vetëm macet dhe qentë, por të gjitha kafshet pa marrë parasysh specien. Kur ju doni disa kafshë dhe jo të tjerat, ju jeni një Speciesist, njësoj sic mund të jeni racist. Në fakt, thuhet se specicizmi është forma më e pastër e racizmit.
Unë besoj se ne duhet t’i trajtojmë të tjerët ashtu sic duam të na trajtojnë ne. Unë nuk dua që dikush të më vrasë për mishin tim. Pra, unë nuk ha mish dhe ushqim deti.
Nuk do të doja që burrat vazhdimisht të më përdhunojnë / lënë shtatzënë, në mënyrë që të më vjedhin qumështin e foshnjës sime! Të vrasin foshnjen time nëse do ishte një djalë dhe të përdhunonin vajzën time para se të ishte e pjekur seksualisht! Po! Kjo është industria e qumështit! Sipas mendimit tim industria e qumështit është më e keqja nga të gjithë.
Unë nuk do të doja që jeta ime të kalojë në një kafaz për PERIODAT e mia. Kjo është ajo cfarë vezët janë. Perioda. Epo, nëse veza ka një zogth mashkull, ai do të jetë i dënuar sapo të hyjë në këtë botë. Por, në shumicën e rasteve ato janë perioda.
Arsyeja pse pula vazhdimisht bën vezë është sepse, ato stresohen kur veza e tyre mungon dhe e riprodhojnë përsëri. Kjo gjë nuk është e natyrshme dhe ju shkakton dhimbje. Ne nuk kemi nevojë të hamë vezë që të jemi të shëndetshëm. Dhe është shumë e neveritshme ta mendosh që po ha … PERIODA!?
Këto janë arsyet ‘etike’ për tranzicionin tim dhe uroj që ata që i duan vërtetë kafshët të kuptojnë se ne mund të ndryshojmë realitetin e tyre të mjerë.
Kafshët janë shumë më tepër se një sanduiç, një hamburger, një cante, këpucë, sushi, vezë, djathë, qumësht etj. Ata janë qenie shumë të ndjeshme që duhet ta kenë lirinë për të shijuar jetën larg qenieve njerëzore.
Tani, shpresoj që kjo nuk ishte shumë rëndë. E kuptoj që kjo sfidon besimin tuaj, por mësohuni me këtë. Mendoni jashtë kutisë dhe vendosni veten në këpucët e tyre!
Shihemi herës tjetër me më shumë informacion mbi shëndetin, mjedisin e shumë tema të tjera,
dhe historite e mia të çmendura për veganizmin… X

Hello to all the beautiful souls reading this. Of course there would be no other way of starting my blog. Right?  Veganism!:) you probably already know how important this topic is to me.

There are plenty of reasons to why someone would choose this lifestyle. For the animals, for their health, for the environment, for the people and many other less significant causes.

I personally chose this because I LOVE animals. When I say I love animals, I mean it. Not just cats and dogs, but all of them regardless of the species. When you love some animals and not others you are a Speciesist, the same way you can be a racist. In fact it is said that speciesism is the purest form of racism.

I believe that we should treat others the way we want to be treated. I wouldn’t want someone to kill me for my flesh. So, I don’t eat meat&seafood.

I wouldn’t want men to constantly rape/impregnate me so that they would steal my baby’s milk! Kill my son if he was a boy and rape my daughter before she is sexually mature! Yes! That is the dairy industry! In my opinion the dairy industry is the worst from all.

I wouldn’t want my life spent in a cage for my PERIOD. That is what eggs are. Period. Well if the egg has a male chick he will be grounded up alive as soon as he enters the world. But mostly they are periods.

The reason why chickens continuously lay eggs is because they get stressed when their egg is missing and they reproduce it. This is unnatural and painful for them. We don’t need eggs to be healthy and it is pretty disgusting thinking you’re eating… PERIOD?

These are the ‘ethical’ reasons to my transition and  I wish that real animal lovers understand that we CAN change their miserable reality.

They are so much more than a sandwich, a burger, a bag, shoes, sushi, eggs, cheese, milk etc.. They are pure sentient beings that should have the freedom to enjoy life away from human beings.

Now, I’m hoping this wasn’t VERY intense. I understand that your beliefs are getting challenged but get used to it. Think outside the box and put yourself in their shoes!

See you next time with more information upon health, the environment and many other causes,

& my crazy vegan stories… X

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of