Arita MuhaxheriTravel

Arratisje Në Ujëvarën e Kaaterskill

Arita Muhaxheri

Kaaterskill Falls është një nga ujëvarat më të larta në Nju Jork dhe një nga ujëvarat më të larta të Shteteve të Bashkuara. Ngjitja në këtë kryevepër ishte pak e frikshme me 3ft e dëborës në shteg, por arritëm ta bëjmë atë dhe boyyy pamja ia vlente!
Shkuam atje ditë të premte në mbrëmje dhe fjetëm në një nga Airbnb-te më të bukura deri më sot. Hëngrëm një mëngjes norvegjez prej tre orësh (po, tre) me pamjet e bukura të Hudsonit duke e bërë këtë një qëndrim akoma më të paharrueshëm.
I zoti i shtëpise ku qëndruam ndau me ne disa lokacione të mrekullueshme për tu vizituar dhe kishin edhe pamje të shkëlqyera për të bërë foto.

Do të rendis më poshtë të gjitha qytetet e vogla dhe vendet që kemi vizituar në këtë periudhë të shkurtër kohore, por besoj në pranverë do ishte një periudhë akoma më e bukur për ta vizituar këtë zonë.

1. Kaaterskill Falls, NY
2. Historiku i shtetit Olana, NY
3. Rinebeck, NY
4. Rosendale, NY
5. Phoenica Diner, NY








Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of