Anila MirditaBeautySkincare

Maskat më të mira natyrore për flokë plot shkëlqim, të shëndetshëm dhe të bukur!

Bionatural

Kur është fjala për shkëlqimin natyror të flokëve nuk është e nevojshme të përdorni produkte me kimikate, që t’i dëmtoni në afatgjatë flokët tuaj.
Ekzistojnë shumë përbërës që i kemi në shtëpi, të cilët duke i përdorur do të ndikojnë edhe më  mirë!
Hidhni një sy maskës së mëposhtme dhe provoni se si të shtoni shkëlqimin natyral flokëve  tuaj të bukur, direkt nga komoditeti i shtëpisë.
Maskat përdoren një herë ose dy herë në javë për të mbajtur flokët me shkëlqim.
Ju duhen:
2 lugë (gjelle) kos
2 lugë (gjelle) vaj ulliri extra të virgjër
1 lugë (gjelle) mjalt
dhe përbërësi sekret është ALOE VERA GEL. Nevojiten 2 lugë (gjelle).
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit mirë në një enë dhe pastaj aplikoni maskën në flokë, nga rrënja deri tek maja. Masazhoni skalpin për 10-15 minuta dhe pastaj lereni të qëndrojnë për 25 minuta shtesë. Kjo maskë do të nxisë rritjen e flokëve, do të sjellë shkëlqimin e dëshiruar dhe gjithashtu do të zvogëlojë problemin e zbokthit.

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of