Home DecorLifestyleRonilda Dedvukaj

Zbuloni Stilin Tuaj Të Arredimit

Ronilda Dedvukaj

Nounou Ronilda Dedvukaj

 

Nese jeni duke arreduar shtëpinë dhe jeni të pavendosur mbi atë që ju pëlqen, ju ftojmë të njiheni me stilet kryesore të arredimit dhe karakteristikat e tyre.

 

1.Stili modern

Origjina e tij daton në fillim të 900 dhe bazohet në thjeshtësi, linja të pastra, hapësira fluide që shpesh herë ndahen nga njëra tjetra jo permes mureve, por nga mobilje si raftet, libraritë etj.

Ky stil përqafon filozofinë “minimaliste” në arredim, pra linjat gjeometrike që dalin në pah nga përdorimi i ngjyrave neutro e të çelta me ato të errëta.

 


2.Stili klasik

Ky stil frymëzohet nga e shkuara dhe karakterizohet nga dominanca e dekorit si në arredim ashtu dhe në mure e tavan. Mbizotëron aspekti estetik kundrejt atij funksional.

Materiali dominues është druri dhe ngjyrat e përdorura janë gjithmonë të hapura dhe kurrë në kontrast me njëra tjetrën

3.Stili Shabby Chic

Ky stil karakterizohet nga mobilje vintage ose mobilje të vjetra të cilat janë të lyera e të riparuara në mënyrë të tillë që të duken si të përdorura, duke krijuar një ndjesi nostalgjie për të shkuarën. Ngjyrat që përdoren janë të lehta e pastel, por dominon e bardha. Disa detaje që e bëjnë atmosferën shumë shabby chic janë printet floreale, përdorimi i linosë dhe i detajeve të qëndisura.

 

 

          4.Stili Industrial

Ky stil të jep ndjesinë sikur punimet nuk kanë përfunduar akoma, duke përdorur tulla të pa suvatuara, tuba ajrimi në dukje apo tuba të hollë metalik bakri ku kalon rrjeti elektrik, dru të pa përpunuar si dhe shumë elemente metalike

 

5.Stili bohémien

Për kë dashuron ngjyrat dhe ecentricitetin ky është stili i tij. Në të bashkohen elemente etnike, ngjyra të forta, ndriçim i ngrohtë, letra muri me motive floreale ose etnike etj. Arredimi bohémien duket si i rastësishëm dhe spontan, por realisht  është për kë guxon!

6.Stili Rustic

Ky është një stil i frymëzuar nga jeta e fshatit, por konforti është shumë i rëndësishëm.

Ka një mbizotërim të materialeve natyrale si tulla, guri i prerë në mënyrë të rregullt ose të çrregullt si dhe druri.

Oxhaku dhe trarët e çatisë në dukje japin ndjesinë e një atmosfere të ngrohtë dhe relaksuese.

7.Stili Glamour Chic

Ky stil përmban disa karakteristika të stilit viktorian dhe përdor në arredim elemente si pellushi, kadifeja, lëkura, dhe mund të integrojë në vetvete elemente arredimi antik. Ngjyrat që mbizotërojnë janë të guximshme si e purpurta, e kuqja, e zeza etj

Normalisht që ju nuk duhet patjetër të zgjidhni një nga këto stile, por mund të ndërthurni dy prej tyre për të arritur në rezultatin e dëshiruar. Gjithashtu mund të bashkoni stilin klasik me atë modern apo stilit modern t’i shtoni elemente orientale për të krijuar një atmosferë të ngrohtë e kështu me radhë.

E rëndësishme është të kuptoni çfarë vërtet ju pëlqen !

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of