Edit KapcariFitnessLifestyle

Rëndësia E Ecjes Në Mbajtjen E Trupit Në Formë Dhe Humbjes Së Peshës

Vegan Inspired Vibes

Nga Nounou Edit Kapcari

 

RËNDËSIA E ECJES NË MBAJTJEN E TRUPIT NË FORMË DHE HUMBJES SË PESHËS

Hej vibesters, ky postim është 2+ vjecar por mendoj se përmbajtja është mjaft aktuale.

1. Të ecurit sipas perceptimit tim dhe fakte interesante:

…jo domosdoshmërisht nënkupton thjeshtë zhvendosje nga një pikë në pikën e interesit. Nëse do ju pyesnin se ç’do të thotë të ecësh sipas jush, cila do ishte përgjigja juaj? E imja do ishte diçka e tipit: ushqim për trupin, mendjen dhe shpirtin. Ja pse:

#Trupi

  1. 2.000 hapa janë të barazvlefshëm me -100kcal. Nëse bëjmë një matematikë të thjështë, duke bërë 10.000 hapa (rreth 7.62 km) në ditë mund të djegim lehtësisht një vakt mesatar apo një porcion goxha sy-mbushës akulloreje.
  2. Një ushtrim fantastik për tonifikimin e këmbëve, zonës B dhe barkut.
  3. Ndihmon në qarkullim më të mirë të gjakut, në balancimin e presionit të gjakut dhe në balancimin e sheqerit në gjak (një faktor mjaft i rëndesishem në luftimin e  diabetit te tipit të 2-të.)
  4. Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të kockave (i forcon kockat dhe rrit dendësinë e tyre), kancerit të gjirit, artritit (nyjeve të gjymtyrëve.)
  5. Ndihmon në mirë funksionimin e trurit dhe parandalimin e sëmundjeve mendore. Veçanërisht në moshat më të vjetra, nëse e ecura aplikohet rregullisht, forcon kujtesën.
  6. Jeni me fat mjaftueshëm sa të përjetoni një ditë me diell sot? Urime, niveli i vitaminës D që do depozitohet në trupin tuaj do të rritet. Kjo nuk do të thote që të përcëlloheni në diell, mjafton një ekspozim i shkurtër i një siperfaqeje të vogël të lëkurës. Kujdes, mos harroni kremin mbrojtës!

#Shpirti

  1. A e dini se 10 minuta ecje e shpjejtë është në gjëndje të përmirësojë humorin tuaj për 2 ore? Edhe unë vibesters u impresionova nga ky fakt dhe mundohem ta aplikoj sa herë mërzitem për dicka apo me ndonjë gjë. Funksionon!
  2. Të ecurit vetëm, me ti, veten tënde dhe ty, pa marrë parasysh se ku, është një mënyrë e mirë për ti kushtuar pak vëmendje vetes tënde. Për të bërë një bisedë të këndshme me ato mendime pafund që s’të lënë të të zërë vendi vend. Më ndodh shpesh ta gjej veten të humbur totalisht në mendime, në mes të një turme të zhurmshme. Dhe sinqerisht e shijoj si ndjesi.
  3. Të ecurit me një person tjetër mund të jetë gjithashtu një eksperiencë për tu shijuar në maksimum. Të ndodh që ti përgjigjesh me “Oh, më vjen keq por jo sot, s’kam kohë” çdo ftese për kafe apo diskutim? Rrëmbe një frut dhe fto mikun apo kolegun për një shëtitje. Diskutimi apo biseda do marrë ngjyra dhe do jetë më produktive krahasuar me një takim tipik përpara një filxhani kafeje, ulur, në vënd numëro.
  4. Nëse zgjidhni natyrën për të ecur, avantazhet do jenë akoma më të mëdha. Më pëlqen ndjesia që të krijon një ambjent jeshil dhe me ajër të pastër, sikur të mbush me jetë, me ndjesi të tjera, të bën më të vetëdijshëm ndaj detajeve, rrit sasinë e mendimeve të bukura, të bën më të ndjeshëm dhe më të ndërgjegjshëm mbi cfarë të rrethon, të lidh më tepër me natyrën, me gjallesat, të bën më empatik, një tipar që unë e konsideroj virtyt dhe e vlerësoj shumë.
  5. Çliron neuropeptidet e endorfinës që ndikojnë pozitivisht në të ndjerit i lumtur, e për rrjedhojë reduktojnë stresin dhe ankthin.

#Mendja

Pamë që ecja kontribuon në një funksionim më të mirë të trurit, në shtimin e mendimeve pozitive dhe të bukura, në përmirësimin e humorit… faktorë të mjaftueshëm për të stimuluar një mendje për të qënë më krijuese, më e shëndetshme dhe e paqtë. Rrjedhimisht, një mendje e tillë do bënte mrekullira!

Atëherë, trupi? – check! ; mendja? – check! ; shpirti? – check! Hajde dhe një për Shkodër se u mbush! Hahaha, përtej shakave, …duket sikur trinomi i artë u plotësua, e gjetëm aktivitetin perfekt fizik! S’do ishte mirë sikur të bënim një krahasim të shpejtë me aktivitete të tjera sportive? Pak durim, lexo më tutje.

2. Si ta bësh ecjen pjesë të përditshmërise tënde?… Po për humbje peshe, cili aktivitet fizik ndihmon me shume?

Të ecurit; kostoja = 0.

Mjaft me justifikime! Nuk është e vështirë ta integrosh në përditshmëri të ecurin, dhe është një aktivitet mjaft komod. Mjafton të riorganizosh aktivitetin ditor. Në vend të përdorimit të autobuzit apo makines, ecni. Nëse ju duhet shumë rrugë deri në shkollë/ universitet/ punë, zbrisni disa stacione para, që të bëni një pjesë të rrugës në këmbë/ parkoni diku larg që të keni mundësi të ecni. Nxirrni shëtitje qenin! Edhe njerëzit, të gjithë, pa përjashtim, këdo që mund të bindni të bëjë ca hapa me ju, fundja do jetë përfitim dypalësh.

Shkallët të keqen! Eee si Kim Kardashian? Dooo? Po apo jo? Ngjiti pra, c’pret?

(P.S: Une s’jam aq grykese, le të themi që KK s’është fare në shijet e mia, por shkallët i ngjis gjthsesi, vdes për shkallë).

Fokusohemi tani në Ecje vs. Aktiviteteve fizike me intensitet të lartë.

Ecja bën pjese në aktivitetet fizike të intensitetit të ulët. Probabiliteti i të lënduarit, shqip: nxjerrjes së ndonjë gjymtyre, gjatë të ecurit është më i ulët pasi pesha që ushtron mbi gjymtyrë dhe intensiteti me të cilin i përdor është shumë më i ulët krahasuar me aktivitete më intensive fizike.

Cfarëdolloj aktiviteti, për sa kohë aktivizon cdo pjesë të trupit tuaj përkthehet në avantazhe të pakrahasueshme për organizmin, por pyetja e shekullit… Cfarë më leverdis më shumë të bëj nëse dua #humbjepeshe ?

Studimet thonë që gjatë aktivitetit intensiv fizik trupi përdor si burim energjie karbohidratet, meqë shpërbëhen shumë më shpejt krahasuar me makronutrientet e tjere. Më pas përdor si burim energjie muskujt, pasi energjia që i duhet trupit për të ruajtur balancat gjatë stërvitjes është e madhe. Ndërkohë që gjatë ecjes, apo çdo lloj aktiviteti fizik që është i shtrirë në kohë, trupi ka kohë mjaftueshëm për të marrë energjinë që i duhet për te përballuar lodhjen fizike nga burimi i duhur, domethënë yndyra. E perkthyer në fjalë të thjeshta, gjatë ecjes djegim më shumë yndyrë sesa gjatë aktiviteteve të tjera fizike. E cuditshme vërtetë, dhe mjaft interesante në të njëjtën kohë!

Meqë energjia që harxhojmë gjatë të ecurit vjen gradualisht, trupi nuk kalon menjëherë nga një gjëndje normale në gjëndje urie, prandaj pas një shëtitjeje jemi më pak të prirur për të masakruar frigoriferin dhe më të qetë për të bërë zgjedhje logjike e të shëndetshme në të ushqyer. Krizat e urisë reflektohen në mënyra të ndryshme tek persona të ndryshëm. Unë për shembull në raste të tilla bëhem nervoze dhe arrogante, përtoj të artikulohem sic duhet. Për të evituar të qënit një person i tillë (Edit – grifshë) e programoj menunë e ditës një ditë para ose që në mëngjes. Kur jam larg kuzhinës, sigurohem që të kem ndonjë frut apo snack tjetër të shëndetshëm me vete.

Eksperienca ime?

Në përgjithësi jam person që parapëlqen të ecurën para cdo lloj transporti publik dhe gjithmonë jam munduar të përfitoj nga ky fakt. Ndikimin e vërtetë që ka e ecura në humbje peshe e pashë në një udhëtim pune ku si rebelim ndaj transportit publik dhe dëshirës për të bërë një aktivitet fizik, meqë rutinën time nuk e ndiqja dot, vendosa të ecja. Mesatarisht ecnim 8+ km në ditë, 2 javë. Nuk mund të jem e sakte në shifra se nuk është se unë dhe peshorja kemi marrëdhënie të ngushtë me njëra tjetrën, por di të them që humba në peshë, dukshëm, pa u munduar. Madje nuk po haja ushqim 100% të pastër (sipas mënyrës time) vegan pasi pjesën më të madhe të kohës isha e detyruar të haja jashtë, por të paktën mundohesha të zgjidhja restorante të cilat ofronin dicka vegane ose të futesha në negociata e të transformoja ndonjë pjatë vegjetariane në vegane. (Meqë ra fjala nuk është e vështirë të jesh vegane e të hash jashtë. Njerëzit po ndërgjegjësohen dhe kur kërkon ushqim vegan ndodh shpesh që të shohin si inspirim e jo me shikin tipik: “E shkreta, ç’i ka punuar vetes”. Madje une kam patur eksperienca shumë interesante, për të cilat do shkruaj më gjatë në një postim tjetër).

Nga postimi i këtij artikulli, reth 2 vite më parë, kam marre disa përshtypje nga shoqe të miat që ecjen e kanë kthyer në stil jetese, dhe pershtypjet kanë qënë të gjitha pozitive.

3. E fundit…

***Shkarkoni aplikacione që numërojnë hapat, ndërgjegjësohuni mbi cilësitë për të mos u neglizhuar që e ecura sjell dhe do e shihni që shumë shpejt do e gjeni veten duke bërë zgjedhje të shëndetshme.

Nësë është e vërtetë që jetohet vetëm njëherë, shërbejini shëndetit tuaj! Ose, jo, pse? Edhe sikur të jetoj me mijëra herë, do doja që në secilën jetë të kem respektin maksimal për veten dhe të punoj çdo fraksion kohe për një “unë“ më të mirë!

Puna flet më shumë se fjalët, prandaj “O burra!”, mbathni këpucët, dhe marrsh! ^_^

Nëse vendosni ta bëni ecjen pjesë të përditshmërisë tuaj, let me know duke përdorur hashtagun #keshillaviv në postimet tuaja në Instagram. Do i shoh të gjitha (profilin duhet ta keni publik). Nëse mendoni që këto këshilla do i vlenin dhe personave të tjerë, jeni të lirë ti bëni share artikullit në rrjetet tuaja sociale.

Sa më shumë energji pozitive për ju vibesters, ditë të mbarë!

 

3
Leave a Reply

avatar
3 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
3 Comment authors
XFranciscoEdit'hEda Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Eda
Guest
Eda

Duam me shume artikuj te tille, kaq te detajuar. 😄 i bashkohem dhe une nismes #teecimmeshume.
Do te beja nje kerkese: Nese mund te na shkruash nje guide on Starting to eat healthy. Keep up the good work!

Edit'h
Guest
Edit'h

Faleminderit shume! I radhes do jete akoma me i detajuar 😅 dhe do jete nje fillim I mbare drejt te ngrenit shendetshem!

XFrancisco
Guest

Hi admin. It was hard to find this site in google.
It’s not even in top10. You should focus on high quality links from top websites in your niche.

I know of a very effective free method to get high quality links and instant traffic.
The best thing about this method is that you start getting traffic right away.
For more details search in google for: masitsu’s tricks