Home DecorLifestyleRonilda Dedvukaj

Personalizimi i hapësirës përmes pikturave

Ronilda Dedvukaj

Nounou Ronilda Dedvukaj

Pikturat janë një mënyrë shumë e mirë për të personalizuar hapësirën e ambjenteve të shtëpisë, zyrës apo çdo hapësire tjetër në të cilin kaloni kohën tuaj. Këtij qëllimi i shërbën edhe tipologjia e vepres, pra krijojmë efekte të ndryshme duke përdorur një kompozim pikturash apo fotosh bardh e zi.

Ja një listë këshillash për një kompozim sa më të mirë

  1. Vendosni fillimisht pikturën më të madhe në mur. Mund ta vendosni në pozicion qëndror ose të spostuar nga qëndra për mos t’i marrë totalisht vëmendjen pikturave të tjera. Pastaj nga qëndra drejt periferisë vendosni ato më të vogla. Mund të përdorni korrniza rrumbullake ose elipsoidale për t’i dhënë më shumë varietet kompozimit të pikturave.

  1. Është e këshillueshme që korrnizat të kenë diçka të përbashkët në stil ose në detaje. Pra të jenë të gjitha klasike ose moderne ose të kenë të përbashkët një detaj të florinjtë, argjendtë etj.

  1. Nese kornizat do i porosisni vetë kini parasysh që sa më e thjeshtë të jetë në përmbajtje piktura aq më e pasur në detaje mund të jetë korrniza( kujdes ama që piktura mos të dalë në plan të dytë). Përkundrazi një pikturë shumë e pasur me detaje ka nevojë për një korrnizë të thjeshtë në mënyrë që shikimi të përqëndrohet tek piktura

  1. Do ishte mirë të zgjidhni një stil përsa i përket përmbajtjes. Pra ose të jenë të gjitha vepra pikture, vepra grafike ose foto. Fotot bardh e zi mund të përshataten me vepra karboni apo printime bardh e zi.

Kompozim të mbarë !

*Burim i fotove: www.pinterest.com

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of