InspirationLifestyleRona Nushi

3 Mënyra Për Të Kthyer Motivimin Për Punë

Bees & Trees

Nga Nounou Rona Nushi

“Je me fat që bën punën që do” – është një thënje shumë e dëgjuar, por që ka nevojë për një sqarim. Ata që bëjnë punën që ju rrjedh nga pasioni, nuk janë thjeshtë me fat. Ata kanë ditur ta kthejnë fatin e tyre në ketë drejtim, që të punojnë me gjërat që duan. Dhe kjo nuk vjen rastesisht. Pikërisht, këta që bëjnë punën që duan, këta që kthejnë pasionin në profesion, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë më shumë mund për të kundërshtuar rrjedhën e “lumit” të rehatllikut, rrjedha e të cilit është shumë e fuqishme ne vendin tonë.
Një nga ankesat e shumë degjuara është mungesa e motivimit. Është shumë e kuptueshme. Të gjithë kemi mungesë motivimi në ditë të caktuara. Por, sigurisht që edhe ka metoda për ta rikthyer motivimin fuqishëm. Po ndaj me ju tre mënyra vetëmotivimi, që me mua funksionojnë.

1. Kalo kohë vetëm


Që të kuptojmë cfarë na pëlqen dhe na motivon, duhet ta njohim veten si fillim. Dhe për ta njohur, logjikisht duhet të kalojmë kohë me veten. Mënyra ideale është duke jetuar vetëm.
Mund të jetë për disa muaj, mund të jetë për një vit apo më shumë, por eksperienca e jetesës vetëm të rrit shumë. Përballja me përgjegjësitë e jetës pa pasur një njeri në krah që të na ndihmojë, por edhe thjeshtë mbrëmjet e kaluara vetëm duke menduar apo medituar, na sjellin në pah hapësira të pazbuluara të subkoshencës sonë.

Por, duke qenë se s’është gjëja më e lehtë thjeshtë të marrim valixhet dhe të kalojmë në shtëpi më vete, atëherë ka forma të tjera më të thjeshta si të kalojmë kohë vetëm.
Një mënyrë shumë e thjeshtë është të shkruajmë në ditar me dorën e majtë.
Mund të futeni në dhomën tuaj, të merni një fletore dhe në faqen e majtë të saj të shkruani me dorën e djathtë të gjitha gjërat që ju shqetësojnë. Psh. arsyet pse nuk keni motivim, pse nuk doni të bëni një gjë, apo cfarëdo lloj gjëje që ju shqetëson. Dhe, tek faqja e djathtë, do të shkruani me dorën e majtë (edhe nëse nuk jeni majtak) zgjidhjet e problemeve tuaja (cfarë mund t’ju motivojë, cfarë ju pëlqen të bëni me dëshire që nuk ju lodh, si mund ta bëni punën më të dashur etj.). Duke shkruar me dorën e majtë, ne stimulojmë anën e djathtë të trurit, i cili është përgjegjës për anën tonë kreative, artin, dashurinë, pasionet etj. Dhe, automatikisht, përgjigjet tona do të jenë shumë më pozitive. Në këtë mënyrë do ia kujtoni vetes pasionet që keni harruar se i keni, dhe që mund t’jua zbukurojnë ditët dhe motivojnë për gjëra të reja. Ja, kjo mund të jetë një pasdite e mirë-shpenzuar nën shoqërimin e vetes suaj.

2. Dëgjo Podcasts

Podcasts deri para rreth një viti, personalisht më janë dukur gjëja më “jashtëtokësore” e mundshme. Biles, edhe kam provuar ta fshij si aplikacion nga celulari, sepse më dukej sikur po më zinte vend. Por, fatmirësisht, nuk ishte e mundur të fshihej.

Por, çfarë janë Podacts dhe pse janë kaq motivuese?

Podcast është një audio e regjistruar paraprakisht nga persona të caktuar të cilët ndajnë mendimin apo njohuritë e tyre në fusha të caktuara. Mund të shkarkohen në celular në të njëjtën formë sic shkarkohen kengët. Ka Podcasts nga personazh publik, nga profesorë, nga biznesmen, nga artist etj.

Personalisht kam tre Podcats që i dëgjoj më shumë. Të preferuarit e mi janë Gary Vaynerchuck (biznesmen, multimilioner, Youtuber, super ekstra mega punëtor), The Daily Boost – nga Scott Smith (ka dhe të ftuar), dhe Estée Lalonde (Youtuber), flet për feminizmin dhe tema të tjera motivuese.

Varësisht nga disponimi që kam gjatë ditës, dëgjoj njërin apo tjetrin. Për shembull, rrugës për në punë, në makinë, në vend te radios dëgjoj Gary Vee, i cili jep këshilla biznesi dhe fjalime motivuese për vullnet ne punë. Gary nuk është i zakonshëm. Ai është i jashtëzakonshëm!  Nëse ju ka humbur motivimi për të bërë një punë, Gary do ju bëjë të ndiheni aq KEQ me veten, sa ti bëni të gjitha punët thjeshtë nga inati.
Daily Boost është me Easy Going. Në ditë të dielë psh, është ideale për tu dëgjuar. Ndërsa Estée Lalonde – The Heart Of It, është e përshtatshme për ninullat e mbrëmjes, si motivues për një të nesërme plot përkushtim dhe kurajo.

3. Mbaj axhendë

Mund të them, që shumë lehtë mund të mbush një bibliotekë shtëpie me gjithë fletoret / axhendat që kam. Ndoshta kjo më bën koleksioniste fletoresh te bukura? Gjithsesi, është një ndjenjë e parrezistueshme kur futem në një librari dhe shoh axhenda të bukura, me letër kualitative, me ndarje e kutiza plot stil, apo edhe krejt të pastërta, pa shkrime. Më shumë më motivon idea që do shkruaj planet e ditës në një fletore të bukur, se vetë planet që duhet ti bëj. Por, kur shkruan me aq vullnet ne të tilla fletore, të bjen gjynaf mos ti besh kryq me të mbaruar të detyrave / planeve. Prandaj, pëe mua, planifikimi i ditëve, javëve, qëllimeve afatshkurta dhe afatgjate ne nje Notebook, janë një formë shumë e mirë motivimi. Ështe si të mashtrosh veten me karamela – shkruaje bukur, që të ngjajë më bukur kur ti vësh kryqin.
Pastaj, është një ditar i mirë pas ca vitesh. Kur të hapësh axhendat e vjetra dhe të shohësh të gjitha punët që ke bërë në nata te ndryshme, është mjaft motivuese.

P.S. Nëse po kërkoni axhenda të bukura që ju motivojnë, markat e mia të preferuara janë Moleskine, Paperblanks dhe Paper – Oh. Moleskine është nga më cilësoret, dhe ka nga format më të ndryshme e mirë të organizuara. Por, nuk gjendet në vendin tonë. Nëse bëni një udhëtim në Itali, mund ta shtoni tek lista To Do blerjen e nje Moleskine.
Ndërkohë, Paperblanks ka fletoret më të vecanta, me vepra arti apo vetë artistë të punuar tek kapaku i fletores. Mund të gjeni Paperblanks me pikturën tuaj të preferuar, mozaik të famshëm apo edhe vetë portrete artistësh.
Ndersa, Paper – Oh, ka fletoret dhe axhendat më ekonomike në krahasim me dy të parat, dhe me një dizenjo minimaliste.

Këto ishin tre format më të thjeshta të vetë-motivimit, që unë i praktikoj në përditshmëri. Po ju, si e rigjeni motivimin tuaj? Më shkruani në komente më poshtë, për ndonjë sugjerim më shumë, mendim, apo dicka që duhet ta provoj dhe unë.

 

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
EKK Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
EKK
Guest
EKK

Nje gje eshte e sigurte, do u hedh nje sy personave qe permende. Dhe tema qe ke zgjedhur eshte super, mega interesante!!! 😀 #inspiredByNounou Une per shembull degjoj podcasts kur pastroj shtepine, ve kufjet dhe ve re qe i mbaroj punet me shpejt sepse mendjen e kam tek ajo cfare degjoj. Nje menyre tjeter eshte shoqeria. Njerezit e zgjuar, punetore e kreative mua me terheqin si magnet. U bej follow ne Instagram dhe stalking-u pastaj i cdo gjeje qe publikojne eshte i padiskutueshem, mundohem te krijoj shoqeri me njerez qe kane eksperience dhe jane shume te afte profesionalisht ne pune,… Read more »