BeautyRona NushiSkincare

Vonë Për Punë? Ju Sugjerojmë Ritualin 5 Minutësh Të Bukurisë

Bees & Trees

Nga Nounou Rona Nushi

Nëse ka një ndjenjë që e kemi provuar të gjithë, atëherë duhet te jetë ajo e zgjimit vonë në ditë pune. Sidomos tani në vjeshtë, kur qielli i vranët dhe shiu na pëshpëritin në vesh për t’i zgjatur ëndrrat.
Për ta traumatizuar më pak një situatë të tillë, po ndaj me ju sugjerimin tim për pamje të freskët në 5 minuta. E kam provuar edhe vetë, dhe ju garantoj që nuk zgjat më shume se 5 minuta!
Në mëngjes fytyra nuk ka nevojë të lahet me larës, mjafton vetëmpastrimi me tonik. pasi ta keni larë me ujë, sigurisht.

Toniku nuk merr më shume se 30 sekonda dhe e parapërgatit lëkurën për përthithjen e kremit, që na shkurton kohë. Pas tonikut vendosni kremin hidratues, që është një hap që nuk duhet humbur në asnjë rast. Menjëherë pas kremit, vendosni kremin mbrojtës nga dielli me 4 pika, në ballë, dy faqet dhe hundë, duke e hapur mirë. Nëse përdorni krem mbrojtës dielli me pak pigment, kjo do t’ju shkurtojë shumë kohë me fondatinën.

 

Gjithsesi, në një rast të tillë, nuk do ju sugjeroja të humbisni kohë me vendosjen e fondatinës së lëngshme. Për një mbulim të mjaftueshëm dhe aplikim të shpejtë ideale është fondatina kompakte. Hapet shpejtë dhe nuk lë shenja në fytyrë nga aplikimi i shkujdesur.

Një hap shumë i rëndësishëm që ndryshon gjithë pamjen e fytyrës dhe duket sikur keni kaluar shumë kohë para pasqyrës, por që në fakt nuk e keni bërë, është formësimi i vetullave. Nëse duhet te zgjidhni midis të aplikimit të rimelit apo formësimit të vetullave, pa diskutim zgjidhni vetullat. Kjo ju jep një pamje natyrale, por të rregullt. Ndërkohë që jeni duke veshur xhaketën, aplikoni dhe një lip tint apo lip balm me ngjyrë, që nuk kërkon ta keni pasqyrën para për ta aplikuar, por ju jep ngjyrë natyrale të buzëve.

Dhe me kaq jeni gati. Shpresoj të keni gjetur rrobat që do vishni, se me fytyrën jeni gati për tu nisur!

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of