Make Up Look: Kombinim i Plotë Verë/Vjeshtë Me 4 Produkte
Bees & Trees
Edhe pse vera ka mbaruar, ne gjithsesi mund të kombinojmë një make up të ngrohtë veror në mes të vjeshtës. Një kombinim i ngjyrave të vjeshtës në buzë dhe sy, por me ngrohtësinë e verës në tonalitetin e lëkurës, janë ideal për një pamje plot jetë. Ju duhen vetëm 4 produkte për të krijuar bazën e makeup-it në stil verë/vjeshtë. Të tjerat janë tërësisht opsionale.
Shkëlqim i Butë Kremoz me Fondatinë të Lëngshme
Si bazë për lëkurën tuaj, për aplikimin e Highlighter-it dhe Bronzer-it mund të përdorni fondatinën e lëngshme të Alima Pure, Liquid Silk Foundation. Eshtë ideale për një pamje të hidratuar dhe lëkurë të njomë. Mund ta aplikoni me dorë (aplikimi klasik) apo me furçën Soft Focus. Për pamje sa më të freskët verore ju rekomandoj një sasi shumë të vogël produkti, sa për të bërë njëtrajtësim të ngjyrës së lëkurës dhe pa u dukur sikur keni vënë fondatinë. I gjithë sekreti është tek aplikimi i Bronzer-it dhe Highlighter-it sipër fondatinës.

Për shkëlqim që reflekton: Highlighter
Nëse po kërkoni të theksoni shkëlqimin / ndriçimin e fokusuar në lëkurë, për një pamje më të freskët dhe të shëndetshme – atëherë padyshim jua rekomandoj Highlighter Lumina. Ka një ngjyrë më të ftohtë, si hëna, dhe i aplikuar në lëkurë ju jep një efekt shumë të freskët. Sidomos i aplikuar tek kocka e vetullës, Highlighter në ngjyrën Lumina ju shton një ndriçim të bukur dhe delikat. Edhe pse dielli nuk është më aq ndriques, lëkura juaj do reflektojë dritë shumë spontanisht.

Shkëlqim Mat i Butë: Satin Matte Bronzer
Bronzerët e Alima Pure kanë një finish të lehtë mat prej pambuku, që nënkupton se imitojnë shkëlqimin natyral të lëkurës. Edhe pse vera ka ikur, mund ta mbani efektin nxirrës duke luajtur me aplikimin e bronzerit tek konturat e fytyrës. Furça e pudrës ose Furça Soft Focus janë të dyja ideale për përhapjen dhe ndërtimin e ngrohtësise në lëkurë. Dhe në të njëjtën kohë, lëkura do ju ngjajë shumë natyrale, falë efektit të butë Satin Matte që Bronzeri ka.

Lip Tint Rosewood
Lip Tints janë ideal për vjeshtë dhe dimër, pasi janë kombinim i zbutësit të buzëve me buzëkuqin. Me pak fjalë, nëse aplikoni Lip Tint, nuk keni nevojë të perdorni zbutës buzësh paraprakisht, pasi efekti është 2në1.
Për vjeshtë jua rekomandoj ngjyrën Rosewood të Alima Pure, pasi është ngjyrë më e errët, me një nuancë në mes të kuqes dhe kafes.
Satin Matte Eyeshadow
Nëse zgjidhni të aplikoni edhe tonet e syve, atëherë më të kombinuara për këtë make up do të ishin ato me efekt matt. Në këtë mënyrë vendosim fokusin tek shkëlqimi dhe kombinimi i Highlighter e Bronzer, bashkë me ngjyrën më të errët të buzëve. Mund të kombinoni ngjyrat e tokës për një make up ditor, ose të shtoni pak nga ngjyra Milan (e kuqrremtë/violet me shkëlqim) tek cepet e syve për nje transformim në make up për mbrëmje. Gjithashtu, tonet e tokës mund ti përdorim edhe si eyeliner, për një pamje më të plotë të qerpikëve, nëse duam pamje më natyrale dhe pa rimel.

Leave a Reply