BeautyRona NushiSkincare

8 Sekrete Aziatike Për Lëkurë Perfekte

Bees & Trees

Nga Nounou Rona Nushi

Nëse do të doja të fitoja një titull nderi, atëherë ai do ishte: Ambasadore e kulturës aziatike për kujdesin e lëkurës. Për të qenë në rrugë të mbarë drejt fitimit të këtij titulli, po ndaj me ju 8 sekrete qe unë i aplikoj cdo ditë, dhe sigurisht i kam “vjedhur” nga kultura aziatike.

1. Avull fytyre

Një nga sekretet aziatike që nuk duhet humbur është trajtimi i fytyrës me avull. Ndihmon me zbutjen e lëkurës, hidratim, hap poret për pastrim më të thellë, dhe në të njëjtën kohë mund të përdoim edhe vajëra esencial në avull, t cilët kanë efekte relaksuese, ushqyese, antiinflamatore. Një vaj esencial mjaft i përdorshëm për avull fytyre dhe gjithashtu edhe me veti relaksuese është ai i livandos.

2. Pastroni fytyrën me sfungjer nga rrënja e konjakut

Një element i rëndësishëm në rutinën e pastrimit të fytyrës tek aziatiket është edhe sfungjeri nga rrënja e konjakut. Jo më kot edhe është bërë trend nga kulutura aziatike. Rrënja e konjakut është përdorur ne Azi për pastrim që në lashtësi. Duke qenë një sfungjer natyral dhe me veti antibakteriale, në të njëjtën kohe edhe i butë në lëkurë, por që heq qelizat e vdekura, e ka bërë atë një element shumë të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës. Zgjidhni sfungjer nga rrënja e konjakut 100% natyral për pastrimin e fytyrës dhe shijoni dobitë e tij në lëkurën tuaj.

3. Pastroni fytyrën me ujë të vakët, pastaj me ujë të ftohtë në fund

Pasi ta lajmë fytyrën me sfungjer dhe larësin tonë, me ujë të vakët, gjithmonë shpëlarjen e fundit bëjëni me ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë muskujt do të kontraktohen dhe lëkura jonë s’do të jetë shumë e ndjeshme nga faktorë të jashtëmm.

4. Përdorni ujë orizi për fytyrën

Uji i orizit ka shumë dobi në zbardhimin e njollave në fytyrë, në rigjenerimin ë dëmëve në lëkurë të shkaktuara nga dielli, si dhe (sigurisht) veti antirrudhë në përdorim më të gjatë.
Orizi nuk mungon asnjëherë në produktet e aziatikeve. Mund të jetë ne formë toniku (që mund të behët edhe vetë ne shtëpi) ose i kombinuar ne scrub apo maska fytyre.

5. Pini shumë ujë

Uji është jetë. Uji është gjithashtu dhe antirrudha më e mirë. Për ta nisur ditën mbarë, pini një gotë ujë të vakët me pak lëng limoni. Pastaj gjatë ditës hidratoni trupin tuaj me ujë sa herë ta gjeni mundësine. Nëse jeni nga ata tipa që harrojnë gjithmonë të pijnë ujë, atëherë mbani nja shishe me ujë gjithmonë afër. Kështu do të kujtoheni që duhet të pini sa herë ta shikoni shishen.

6. Gjithmonë, por gjithmonë, përdorni tonik fytyre

Nëse nuk keni përdo tonik fytyre më përpara, atëherë më lejoni t’ju them që lëkura juaj ka kapacitet të duket edhe të paktën 10 herë më mirë se që është momentalisht. Dhe nëse perdorni tonik, atëherë jam e bindur që nuk bëni më dot pa të.
Një alternativë e mirë natyrale për tonikët (edhe me efektive) janë hidrosolet, apo distilatet e bimëve. Sipas llojit të lëkurës, mund të gjëni hidrosolin e duhur që ju kombinoohet dhe të provoni magjinë e tyrë në lëkurë. Sepse, asnjë pastrim nuk është i kompletuar pa një përfundim me hidrosol, asnjë krem nuk është përthithur sic duhet pa nje hidrosol paraprakisht, dhe asnjë makeup nuk qëndron sic duhet pa një hidrosol paraprakisht.

7. Pastroni fytyrën në mbrëmje

Kjo është një temë që nuk kërkon shumë shpjegim. Është shumë e kuptueshme! Pastrimi i fytyrës është esencial për një lëkurë të shëndetshme. Dhe, cdo moment numërohet. Nuk mund ta arsyetojme atë nëse jemi të lodhur. Nëse kemi fuqi të veshim pizhamat, atëherë kemi fuqi edhe ta lajmë fytyrën.

8. Gjithmonë përdorni mbrojtës dielli

Dielli është një ndër faktorët kryesor të plakjes së lëkurës, dhe në të njëjtën kohë edhe një nga gjërat më të nënvlerësuara. Prandaj, mësoni nga kultura aziatike, qe nuk kalohet asnjë ditë pa vënë krem mbrojtës dielli. Edhe në ditë me shi, edhe në ditë me diell, rrezet UV depërtojnë dhe arrijnë deri ne lëkurën tonë.

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of