Dajana DakoFashionOutfits

Të Dish Apo Të Kesh? Fillimet e Një Blogereje Në Tentativë

Dajana Dako

Nga Nounou Dajan Dako 

Përshëndetje vajza !

Nuk paska qënë e lehtë të shkruash për një blog, dashka energji dhe frymëzim të vazhdueshëm dhe meqënëse sot u ndjeva plot energji të mira vendosa të ndaj me ju rrugëtimin tim për modën, veshjet, pasionet lidhur me këtë fushë dhe vështirësitë që në një mënyrë apo në një tjetër projektuan stilin që kam sot .

Hmm… Do ta nis pakëz ndryshe 🙂

Fotoja e marrë në Pinterest: janë personazhet e mia të preferuara nga seriali ‘’One Tree Hill ‘’

Adoleshenca, stina më e bukur e jetës…

Aso kohe serialet ishin të preferuarat e mia dhe unë frymezohesha, influencohesha pa fund nga to.  E pak nga pak zbulova veten, çfarë më pëlqente, eksperimente, kam qënë rebele. Nëse midis lexuesish ka edhe miq që nga gjimnazi, besoj e mbajnë mend që gjithmonë më ka pëlqyer shumë moda dhe e bukura. Në ato kohë  qyteti im I vogël nuk ofronte shumë mundësi zgjedhjeje. Falë njerëzve të mi të afërt që jetonin jashtë Shqipërisë, kisha mundësinë të kisha veshje shumë të bukura e madje të disa firmave që në ditët e sotme janë ndër më populloret e më të dashurat nga të gjitha ne. Kështu isha një adoleshte që ishte mësuar të vishte gjerë të vecanta; E mbyllim këtë kapitull 😛

 

Pinterest te dua. Meqë unë në një nga dëshirat kam edhe hapjen e një dyani me veshje vintage, fotoja më poshtë tregon pak a shumë idenë si do të ishte dyqani im 🙂

 

 

Periudha e universitetit…

19 vjeç, marr përsipër të jetoj larg qytetit të lindjes, të shkoj në universitet, të punoj, të paguaj vetë qeranë e shtëpisë e në fund të ditës dëshira për tu veshur bukur shtohej.  Buxheti që kisha në disposizion duhej mirëmenaxhuar që të mund edhe të ndiqja pasionin tim për të blerë gjerë të veçanta. Nuk mund t’ja dilja me çmimet e kryeqytetit. Keshtu, me shoqet gjetëm dyqane second-hand (veshje të përdorura). Sa shumë më pëlqente. Me pak para blija shumë gjëra të bukura e mbi të gjitha nuk shifja askënd nëpër Tiranë të veshur njelloj me mua. Gjithmonë merrja fjalë të mira e avash avash fillova të gjeja stilin tim, të pozicionohesha e kjo gjë ishte mjaft komode për një studente. Një ndjesi fantastike.

Fotoja e shkrepur në 2014

 

 

Ama mendoja me vete: kur të filloj një punë me kohë të plotë, do blej gjera të  shtrenjta. Më lini t’ju tregoj ( buzëqeshje nën buzë mwahhaah 😀 )

Ja ku fillova dhe punë, me kohë të plotë e me një rrogë të kënaqshme për stilin e jetesës time. Sa mora rrogën e parë shkoj tek një nga qëndrat tregtare të sapo hapura aso kohe dhe blej ato veshje të stilit tim të thjeshtë dhe komod e përsëri pa shpenzuar aq shumë sa mendoja të shpenzoja. Të nesërmen shkoj në punë, e lumtur me zgjedhjen time. Gjeni pak çfarë, e njëjta veshje në të njëjtin ambjent pune. Bëmë xing me shoqen dhe shumë batuta na ndoqën atë ditë e në mbrëmje pyetëm njëra tjetren se çfarë do vishnim të nesërmen 😛

Besoj të gjithë e keni provuar këtë ndjesinë apo të jeni gjendur në një ambjent me të njëjtën veshje.

Dajana e rritur 😛

Në momentin që po shkruaj, e rritur, e pjekur dhe e vendosur në zgjedhjet e mia, kam piketuar disa dyqane të preferuara që kanë firmat tona të preferuara si ASOS, H&M, etj me çmime shumë të mira. Sigurisht që dashuria ime për veshje vintage, retro është shtuar dhe disa dyqane second hand i kam të preferuara ku gjej pallto, fustane të veçanta apo çantat që aq shume i dua, pa ndonjë brand të caktuar por thjeshtë lëkurë dhe cilesore.

Tek kepucët nuk bëj kompromis pasi kur je gjithë ditën jashtë duhet të jenë  të rehatshme, cilesore dhe të bukura sigurisht.

Fotoja e shkrepur këtë të dielë nga fotografi im personal 😛 ( a imagjinoj çfarë fytyre do bëjë ai kur të shofë që e kam përmendur përseri, sorry husband 😛 )

Një e dielë e bukur ku doja të vishja këtë kostumin që e kam blerë vitin e shkuar në një dyqan me veshje second hand. Kostumi është i Zarës dhe duhet të jetë model i vjetër besoj. Unë e adhuroj ( dalin zemra nga sytë )

Edhe çanta po ashtu, është lëkurë dhe është blerë në një nga keto dyqanet.  E kam modifikuar pakëz pasi një tjetër pasion i imi është të qep gjëra me dorë apo të modifikoj; Në postimet në vazhdim ndoshta do shkruaj për ndonjë hile të shpejtë për të ndryshuar aksesorë apo veshje.

Kurse këpucët dhe Tshirt janë blerë në njërën nga qëndrat tregtare në kryeqytet.

Printi me kuadrata dhe e kuqja janë një nga trendet e këtij sezoni mesa kam parë dhe lexuar nëpër blogje të ndryshme. Nuk prirem ndaj trendeve në fakt, por drejt asaj çfarë më pëlqen dhe më personifikon 🙂

 

 

E në fund të ditës nuk paska kurëfarë rëndësie vendi ku bëjmë shopping. Kur e do dhe e pranon veten ashtu si je, kur ke eneregji të mirë dhe e përcjell atë, edhe një çarçaf të veshësh me një rrip ngjyrë kafe në bel sigurisht 😛 do dukeni bukur.

Ashtu si ndjehemi, ashtu dukemi.

Nëpërmjet artit të të dhuruarit, artit të ri-përdorjes, apo atë të modifikimit të veshjeve, kërkoni për thesare të vjetra e të bukura e bëjini tuajat 🙂

Duke ju lënë në shoqërinë e NouNou me artikuj plot, ju dërgoj puthje e përqafime të ngrohta pasi festat po afroheeeeen.

Mwah xoxo

Ana

 

 

Tags : featured

4
Leave a Reply

avatar
4 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
4 Comment authors
ptc monitorfree sex videotech newsneOadviser Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
neOadviser
Guest

Postim shume frymezues, suksese te metejshme, gjithashtu edhe ne kete tentative 🙂

tech news
Guest

Hi there, just wanted to tell you, I liked this post.
It was funny. Keep on posting!

free sex video
Guest

A fascinating discussion is definitely worth comment.
I do think that you should publish more on this subject matter, it may not be a taboo
matter but generally people do not talk about such issues.

To the next! Cheers!!

ptc monitor
Guest

If some one wants to be updated with hottest technologies after that he must be go to
see this website and be up to date every day.