Veshje Formale Dhe Praktike Për Vjeshtë
Sarah Berisha
Hey miq të Nounou, uroj të jeni mirë dhe të keni kaluar një fundjavë super.
Veshja për të cilën do të flas sot, mund të them që është një nga të preferuarat e mija për këtë stinë.
Pantallonat me kuadrata IN dhe Must i këtij sezoni, kombinuar me një golf të zi, kapuçin ngjyrë gri stili parisien, çantën e leshit me zinxhirë të gjatë, stiletto dhe në fund xhupin rozë për ti thyer disi ngjyrat e errëta.
Ky look mund ti shkojë të gjitha femrave që i kërkohet një veshje formale e ndryshme në përditshmërinë e tyre.
Por, nëse ju kanë ardhur në “majë të hundës” takat dhe dëshironi që këto pantallonat ti ktheni në një stil sportiv dhe sa më komod, është shumë thjeshtë.
Mund ta kombinoni veshjen me një palë kamabale, ose pse jo, dhe me gjysmë çizme.
Në fund për ta bërë sa më trendy, hidhini sipër xhaketën xhins, një backpack, dhe do të dukeni super, më besoni.
Leave a Reply