Arita MuhaxheriTravel

Angels Landing: Rruga Më e Rrezikshme Në Botë

Arita On The Road

Nga Nounou Arita Muhaxheri

Duke u ngjitur drejt Angels Landing pata një frikë të madhe ndaj lartësisë. Kam lexuar aq shumë artikuj dhe kam parë të gjitha ato video që thonë se kjo është rruga më e rrezikshme në botë. Ka 6 vdekje qe nga hapja e parkut, por megjithatë une vendosa të rrezikoj 😀
Zioni është spektakolar, por një gjë që  nuk më pëlqentu fare ishte fakti që ju nuk mund të merrni makinen rreth parkut, por vetëm autobusin lokal. Shumica e parqeve kombëtare ju lejojnë të drejtoni automjetin tuaj, por jo këtu. Autobusët pretendojnë t’ju japin eksperiencën me “piktoreske”, por sinqerisht nuk shihni edhe shumë (: Ne u ndalëm në pikën e ngjitjes drejt  Angels Landing. Pamjet vetëm shkojnë duke u zbukuruar sa më lartë që ngjitesh, dhe përfundimisht ju harroni frikën tuaj. Së fundmi do ta gjeni veten në maje të botës (latersi 5790m)

Është një nga ato vende që mezi pres të kthehem prap!

Për të shkuar këtu duhet të planifikoni mirë kohën, pasi që jeni të varur nga orari i autobusit.

Sipas mendimit tim nëse vendosni ta vizitoni këtë park, ju sugjeroj të shkoni për të paktën 2 ditë. Ka shumë për të parë, dhe definitivisht nuk mund ti përmbledhni të gjitha për një ditë.

Sa më heret aq më mirë. Ngjitja merr diku 4 orë, pasi që është shumë tatpjetë dhe nuk ka gardh mbrojtës anash, prandaj duhet të keni shumë kujdes se ku e hedhni hapin.

Ju duhet një ditë e plotë vetem për këtë pikë. Merrni paisjet adekuate për ngjitje, shumë shumë ujë dhe sigurisht aparatin për fotografi 😛

Më tregoni ju a do guxonit të ngjiteni këtu?











Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of