Ejona VaranguFoodSalty

Darkë e Shpejtë Me Patate Të Ëmbël

Mandarina Yum

Nga Nounou Ejona Varangu

Besoj edhe ti sikurse unë ke kaluar një ditë të lodhshme në punë. Nuk të shkohet në palestër, po ç’ti bësh që sot është klasa që të pëlqen më shumë. Nxiton me shpresën, që ato pak fruta të thata që hëngre diku nga ora pesë do të japin energji mjaftueshëm që të japësh maksimumin në palestër.

E nis me përtesë e në fund je me buzën vesh më vesh, pasi jo vetëm ke djegur 500 kalori, po ke çliruar gjithë energjitë negative të ditës, dhe për pak do sajosh një darkë të shijshme.

Shkon në shtëpi, ora është rreth 9. Hap frigoriferin dhe gjithçka gjen janë ca vezë dhe djathë. Hedh sytë nga rafti i perimeve, e një patat e ëmbël që e ke blerë para një jave qëdron e vetmuar diku në cep. Duhet të sajohesh me kaq, se përtesa nuk të lë të shkosh në marketin poshtë pallatit. Challenge accepted!

Kjo ishte fiks historia ime e para disa ditëve, e më poshtë po ndaj me ju recetën që sajova me këto tre përbërës.

Përbërësit

Për 2 persona

  • 1 patate e ëmbël mesatare
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak djathë
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

  1. Pastroni pataten dhe priteni ne 4 feta për së gjati.
  2. Në një tigan mesatar që nuk ngjit, shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe lëreni të nxehet në temperaturë të lartë.
  3. Spërkatni fetat e patates me kripë dhe piper e vendosini të gatuhen ne tigan. Mbulojeni me kapak dhe uleni temperaturën në mesatare.
  4. Lërini kështu 5-6 minuta, dhe me shumë kujdes kthejini fetat e patates nga ana tjetër.
  5. Lërini të gatuhen edhe nga ana tjetër për rreth 2-3 minuta, e më pas hiqini nga zjarri dhe vendosini në pjatat ku do ti konsumoni.
  6. Shtoni prapë një lugë gjelle vaj ulliri në tigan dhe pasi është nxehur shtoni vezët. Lërini vezët të gatuhen, deri sa e bardha të jetë forcuar, e më pas shtoni kripë e piper dhe vendosini sipër fetave të patateve.
  7. Shoqërojeni me djathin që ju pëlqen.

 

 

 

 

Tags : fastfeatured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of