Home DecorLifestyleRonilda Dedvukaj

Si Të Krijojmë Një Zyrë Frymëzuese

Ronilda Dedvukaj

Nga Nounou Ronilda Dedvukaj

Dashuria ndaj punës që bëjmë është pa diskutim faktori i parë që ndikon në mënyrën se si ne e jetojmë hapësirën në zyrë, ama shpesh herë ndodh të këmi nevojë që të stimulohemi nga hapësira në të cilën kalojmë kohën dhe objektet që e përbëjnë.

Dy elementet kryesore janë drita natyrale dhe pozicionimi i tavolinës në zyrë.

Drita na bën dinamik!

Vendosni një ndriçues tavoline nëse nuk keni dritë natyrale të mjaftueshme e nëse jeni në pamundësi për të shtuar ndriçuesa tavanorë. Kështu mund të kontrolloni ndriçimin në mënyrë të pavarur nga kolegët e tjerë nëse punoni në një zyrë me më shumë persona. Mos përdorni llampa me ndriçim të ftohtë, sepse nuk është natyral dhe është i lodhshëm për syrin, zgjidhni një ndriçim që i afrohet tonaliteteve të dritës së diellit 🙂

Pozicionimi i tavolinës së punës ndikon në mënyrë të direkte në përceptimin e hapësirës.

Është e këshillueshme që tavolina e punës të vendoset në kënd të kundërt me derën dhe paralel me dritaren.

Pse?

Një pozicionim i saj përballë me dritaren do ishte burim i pashtershëm shpërqëndrimi, ndërsa nëse do ta poziciononim përballë ose ngjitur me murin nuk do kishim distancën e duhur për të shplodhur sytë (pastaj një mur vështirë të jetë burim frymëzimi). Pra pozicionimi i mësipërm është ai optimal. Raporti me derën është i rëndësishëm nga ana psikologjike sepse në një farë mënyre rrit ndjesinë e kontrollit ndaj hapësirës dhe situatës, duke qënë se reagimi ndaj personave që futen në zyrë është i menjëhershëm.

Lulet dhe gjelbërimi janë të detyrueshme!

Nëse e keni të pamundur të bëni lëvizje mobiljesh në zyrë, atëherë përqëndrohuni në detaje të vogla që mund t’ua përmirësojnë atmosferën, si gjelbërim/lule apo korrniza frymëzuese për ju, njerëz të afërm ose personazhe që i keni si referenca në aspektin profesional.

Sipas një studimi të Washington State University prania e bimëve në zyrë rrit përqëndrimin dhe produktivitetin në punë, konkretisht me 12%. Zgjedhjet që mund të bëni janë të larmishme duke filluar nga bonsai, orkidea, kaktuset, mendra, apo lavanda (për natyrat përtace kaktusi është gjithmonë një ide e mirë).

Përveç bimësisë fikse, mund t’i shtoni tavolinës tuaj herë pas here lule të tjera duke ndërruar kështu atmosferë vazhdimisht (efekti viziv i një trëndafili në krahasim me një luledielli është komplet i ndryshëm).

Pastaj siç thotë Jack London “ Nuk duhet të presësh që frymëzimi të vijë vetë, por duhet ta kërkosh atë me vendosmëri” kështu që filloni ndryshimet që SOT!

 

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of