Edit KapcariFoodSalty

Byrek Role Me Patate, Presh Dhe Djathë

Vegan Inspired Vibes

Nga Nounou Edit Kapcari

Nganjëherë është kaq e thjeshtë të veganizojmë disa receta tipike Shqiptare. Këtë fundjavë vendosa të bëj byrek, por jo në formën tradicionale në kallepë rombi apo katrore, por si role. Këtë ushqim shumë të thjeshtë për tu bërë mund ta përdorni si finger food në rastet kur ftoni njerëz në shtëpi. Unë e përgatita për kolegët në punë meqë njëri prej tyre kishte ditëlindjen.

Përbërësit:

  • 1 petë e trashë e gatshme (E imja ishte vegane, 52×32, 700gr)
  • 1 presh
  • 5-6 patate mesatare
  • 200 gr djathë vegan
  • Erëza (piper, spec të kuq, hudhër e grirë)
  • Kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ektra të virgjër

Përgatitja:

  1. Ziejmë patatet dhe pasi zihen i shtypim. Masës së shtypur i shtojmë kripë dhe erëza dhe e përziejmë përsëri.
  2. Në një tigan ku kemi hedhur 1-2 luge gjelle ujë shtojmë preshin e grire dhe e përziejmë vazhdimisht. Pasi preshi të marrë ngjyrë shtojmë djathin e thërrmuar dhe e  skuqim në temperaturë mesatare për 5 minuta të tjera.
  3. Ngrohim sobën në temperaturën 180 gradë.
  4. Marrim një tavë në të cilën vendosim një letër për pjekje.
  5. Shtrojmë petën në tavë dhe e lyejmë me ndihmën e një furçe me 1 lugë vaj ulliri. Shtrojmë masën e patateve në mënyrë sa më neutrale. Në fund shtrojmë dhe masën e djathit me preshin e skuqur.
  6. Rrotullojmë rolenë ngadalë duke u kujdesur që në të gjithë gjatësinë e saj të kemi mbushje.
  7. E presim në pjesëza me trashësi 3-4 cm dhe e lyejmë me 1 lugë gjelle vaj ulliri me ndihmën e një furçe.
  8. Rolenë e pjekim në 180 gradë derisa ajo të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Unë duhet ta lija për 50 minuta.

Sigurisht që mund të luani pak me përbërësit sipas mundësive. Nëse nuk keni presh, fare thjeshtë mund të përdorni qepë të njoma (6-7 copë) apo qepë të thata (2-3 copë mesatare). Unë kam përdorur djathë vegan me lajthi të bërë vetë por ju mund të përdorni një tjetër version djathi.

Mua më shijon shumë më tepër kur peta është e bërë vetë por kësaj radhe përshkrova versionin më të shpejtë e më të lehtë.

Nëse vendosni ta bëni sipas versionit tim më bëni me dije duke përdorur hashtagun #recetaviv në postimet tuaja në rrjetet tuaja sociale (profili duhet të jetë publik që të mund ti shoh) ose mi dërgoni në DM në Instagram (@veganinspiredvibes).

Shijojeni dhe javë të mbarë e pozitive për të gjithë ju vibesters!

… aaand, don’t forget to BREATHE!

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of