Home DecorLifestyleRonilda Dedvukaj

Hapësira të vogla arredimi = Potencial i madh!

Ronilda Dedvukaj

Nga NOUNOU Ronilda Dedvukaj

Shpesh mund të na ketë ndodhur të shohim një ambjent të vogël dhe të ndihemi të pafuqishëm përballë mendimit: “Çfarëdo arredimi që t’i bëj do ndelet një hapësirë e vogël”. Kjo nuk është e vërtetë, sepse duke e keq arreduar mund të kthehet në një hapësirë akoma më të vogël!

Si t’ia dalim ?!

Më poshtë do t’ju ilustroj një shëmbull konkret, sesi një hapësirë e vogël mund të kthehet në një ambjent befasues! Bëhet fjalë për një bashkëpunim shumë të frytshëm mes meje dhe Bees and Trees Biocosmetics në Toptani Center.

Duke qënë se hapësira ishte e vogël, u vendos përdorimi i ngjyrës së bardhë në arredim dhe rafteve të varura me litare afër vetratës, që lejojnë kalimin e dritës për të krijuar iluzionin e një hapësire më të madhe.



Pra, linjat e pastra, drita dhe pasqyrat japin një rezultat të garantuar në këtë drejtim.

Nëse hapësira që doni të arredoni ka pak ndricim natyral, atëherë mund t’ju vijë në ndihmë ndriçimi artificial për të plotësuar ketë mangësi.

Vitrina e dyqanit përbëhet nga dy dërrasa të bardha, të varura me litare në lartësi të ndryshme, mbi të cilat ekspozohen produktet. Pjesë e vitrinës bëhet dhe faqja e murit ngjitur duke qëne se formon një kënd të ngushtë me të, prandaj kompozimi i tij kërkonte studim të veçantë. Një letër muri e gjelbërt me teksturë EPIDERME dhe BIMË të pozicionura bashkë me produktet, ndiqnin me së miri filozofinë e linjës së produkteve të Bees&Trees: “Vetëm produkte me përbërje bimore në lëkurë!”


Detajet e tjera janë pothuajse të gjitha ngjyrë bakri, duke filluar nga ndricuesit deri tek korrniza e pasqyrës. Kjo zgjedhje është bërë për t’i dhënë ngohtësi hapësirës.

Në nivel estetik mund të kishim arritur të njëjtin rezultat duke përdorur detaje me ngjyrë të zezë, ama do kishim një hapësirë neutrale, elegante, por jo të ngrohtë.

Përveç arredimit mund të vëreni dhe dekorin, për të cilin mund të gjeni gjithmonë vend pavarësisht hapësirës që keni në dispozicion.

Nëse e keni parë dyqanin e Bees&Trees Biocosmetics na jepni përshtypjet tuaja, përndryshe ju ftoj ta vizitoni.

 

 

 

 

 

 

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of