BeautyRona NushiSkincare

Si Të Bëjmë Vetë Qumësht Fytyre Me Vetëm Dy Përbërës

Bees & Trees

Nga NOUNOU Rona Nushi

Një nga problematikat më të padiskutuara në fushën e bukurisë është: Ti mbajmë produktet në banjë apo ne dhomën e gjumit?!
Shpresoj të më ndjeni në këtë hall! Kur duhet ta laj fytyrën, sigurisht larësin duhet ta mbaj në banjë, sepse do përdor ujin për ta shpërlarë. Por, për aplikimin e kremërave hidratues apo dhe për make up jam shumë më rehat në dhomën time. Tani, duke u bazuar tek rregulla tresekondëshe e aplikimit të produkteve në fytyrë, i bie që pas larjes së fytyrës duhet të bëj një vrap sprint deri në dhomë, dhe duke marr parasysh tipin tim të keqorientueshëm ndaj cepave të divanëve, i bie që deri ne vitin 2037 të kem thyer të gjithë gjymtyrët. Mos ta kujtojmë pastaj dhe ftohjen e kohës ku vizitat në banjë bëhen akoma më pak të pëlqyera! Prandaj, në rastet kur kam më pak ose fare make up e gjej veten duke pastruar fytyrën vetëm me qumësht fytyre dhe tonik. Me pak fjalë, larje pa shpërlarje – idealja e ditëve dembele.
Nëse po mendoni që kush ka nerva të blejë edhe qumësht fytyre, edhe larës, edhe tonik, edhe edhe… Do ju them një formulim të thjeshtë sa 1+1 bëjnë dy!
Nëse keni xhelin larës të fytyrës Gel To Milk (ju shkoi mendja? e thotë dhe emri…) atëherë e dini që ky larës në kontakt me ujin kthehet në qumësht dhe shpërlahet duke hequr makup, papastërti në lëkurë dhe duke mos e lënë lëkurën me yndyrë e as të thatë. Me këtë larës mund ta bëjmë shumë lehtë një qumësht fytyre sipas llojit tonë të lëkurës duke e kombinuar me hidrosolin përkates ne proporcion 1:4 (Gel To Milk : Hidrosol).

Për lëkurë të thatë kombinoni larësin me hidrosol Mersine.
Për lëkurë të ndjeshme dhe të skuqur: larësin me hidrosol Frankincense.
Për lëkurë të kombinuar: larësin me hidrosol Livandoje.
Për lëkurë të yndyrshme dhe me pore: laresin me hidrosol Witch Hazel.

E përzieni mirë deri sa të krijohet qumështi homogjen dhe e vendosni në një shishe spray apo pump. Cdo herë para përdorimit e tundni dhe duke e lagur një copëz pambuku e pastroni fytyrën. Përzierja është e përshtatshme edhe për pastrimin e makeup-it tek zona e syve.
Është një produkt shumë praktik edhe për udhëtime, për të shkurtuar numrin e produkteve që do merrni me vete dhe për tu kursyer në peshë.

Për skadencën e produktit, nëse përzierjen e bëni në kushte të duhura higjienike, atëhere shikoni skadencën më të afërt të dy produkteve të përdorura, dhe skadenca e qumështit do jetë dy muaj më pak se skadenca më e afërt.

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of