Home DecorLifestyleRonilda DedvukajTips & Tricks

Një Pemë Ndryshe e Vitit Të Ri Për Ju Që Keni Pak Hapësirë

Ronilda Dedvukaj

Nga NOUNOU Ronilda Dedvukaj

Nese keni pak hapësirë në shtëpi, por nuk doni të hiqni dorë nga atmosfera tradicionale e festave, ju këshilloj një pemë “kokë poshtë” si pema e ilustruar më sipër. Ky shëmbull është marrë në një apartament në Tiranë kështu që mund ta gjeni në shitje. Pema ka një strukturë me një bosht që mbështetet në dysheme, ku lidhen degë bredhi që zgjerohen në lartësi, duke zënë kështu një hapësirë minimale në bazë. Boshtin mund ta fshehni me ari polar, babagjysh Viti të Ri ( si në foto) ose me çdo dekor tjetër festiv. Zbukurimet janë zgjedhur në ngjyrë të artë dhe të bardhë duke ju përshtatur më së miri interierit.

 

Një pemë dritash

Pema e dritave është elegante, ka një impakt të lartë në hapësirë dhe përshtatet pothuajse me çdo ambjent. Zë më pak vend duke qenë se dritat fillojnë në lartësi e jo direkt nga dyshemeja dhe është zgjedhja ideale nese ka si sfond një mur të bukur që nuk doni ta fshehni.


PEMË DY DIMENSIONALE

 Një pemë “minimal” peçikllasi

Zë fare pak hapësirë dhe ka impakt të lartë. Mjafton të bleni një fletë peçikllasi dhe ta modeloni sipas dëshirës, nese ju duket i vështirë modelimi me dorë mund t’i drejtoheni Fab-lab-eve në Tiranë për një prerje të saktë me lazer. Mjafton një varg me drita dhe voilà 😀

Pemë këndi

Keni një kënd të lirë ? Atëherë është vendi i duhur për të vendosur një pemë. Këtij qëllimi i shërbejnë disa listela druri dhe një varg dritash. Në shëmbullin në foto listelat e drurit janë të perforuara në mënyrë që të kemi një ndricim të fshehur.


Dekor festiv i varur në thumba

Mjafton një adeziv i bardhë për të konturuar strukturën e pemës dhe thumba për të varur dekorin. Në dysheme poshtë “pemës” mund të vendosni kuti me dhurata e dekore të tjera për të krijuar një efekt 3D.


Një pemë me stil

Mjaftojnë disa degë të thara peme me gjatësi rritëse drejt bazës, spango dhe dekore që të jenë në sintoni me ngjyrën e murit për të pasur një pemë të tillë. Si në shëmbullin e mëpërparshëm, mund të vendosni kuti me dhurata e dekore të tjera në dysheme, për të krijuar një efekt 3D.

Ndani me ne pemën kreative që keni menduar për këto festa dhe na shkruani nese jeni frymëzuar nga njw nga keto pemë për të bëre pemën e shtepisë apo zyrës tuaj :))

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of