Dajana DakoFashionInspirationLifestyle

Ditari i Anës 1

Dajana Dako

Nga NOUNOU Dajana Dako

Ç’kemi të dashura? Ju kërkoj ndjesë për pauzën këtu tek NouNou, por është një periudhë tranzicioni për mua, ku gjërat po ndryshojnë avash avash, jeta po merr një kuptim tjetër e po merr një formë e cila po më pëlqen disi…

Mendova të vij pak ndryshe tek ju, të vij më afër jush me përjetime nga jeta  e përditshme, gabime, mësime, njohje të reja, pak nga të gjitha ku do ju shkruaj edhe për modën që aq shumë na pëlqen .  E teksa po shkruaj këto rreshta, në kufje kam New York – Jaz Lounge, një ndjesi e papërshkrueshme tani, një ëndërrimtare për New Yorkun dhe rrugicat e pafundme e ndërtesat e larta…

 

Po kthehem në tastierë tani edhe prapa në kohë, në kohën kur kisha një ditar të vockël fare ngjyrë blu me disa arusha të vegjël, ku e blemë me dy shoqet e mia te femijërisë (E dhe E ju fillon emri) e nëse po i lexojnë këto rreshta i përshëndes me mall, e ky ditar kishte një dryn të vogël  si për të kyçyr aty gjithë “sekretet tona më të mëdha “. Por ditari nuk u mbajt për kohë të gjatë, ama aty shkruanim për Crush-et e atyre ditëve. Kujtoj që ju vinim pseudonime që kur ti shihnim rrugëve të qytetit të mos I përmendnim me emra hahaha, ose në rastin më të keq për arsye se nuk i dinim emrin. Imagjino sa i vogël Përmeti dhe ne nuk dinim emrin e dikujt që na pëlqente. E sigurte që ishin të lagjeve të tjera 😛

E kështu si çdo adoleshente e asaj kohe , hidhja ndonjë rresht në ditar që më së shumti ishte për keta Crush-t ose për notat që merrja në mesime , për ndonjë 8 apo 9 që nuk I tregoja mamit tim të shtrenjtë, për xhirot në lulishten e qytetit e për çfarë mund të shkruajë tjetër (duke qeshur me vete)

 

Ditari që po nis shpresoj të jetë më interesant, do shkruaj për ditë të mira e ditë të keqija, njerëz, punë, pasione, argëtime, dashuri, ama  do shkruhet vetem për një Crush që ju besoj e keni parë nëpër postimet e mia 😛

Mendime…

15 Dhjetor 2017

E premte ditë me shi:

I dashur ditari im i vogël i madh, shpresoj të më mbash mend.  Sot 12 Dhjetor, dita  e parë që po rishkruaj në faqet e tua virtuale, me mendime plot e s’di nga tja filloj. Hmm, mund të them që  java ka vazhduar e qetë, me shi dhe e ngrohtë sepse jam siguruar të blej pallto te gjata, e duhet të dish që unë vdes për pallto të mëdha e me ngjyra të kendshme e me bereta, praktikisht ditar, këtë javë kam jetuar brënda palltove 😛

Ditët kanë qënë të  mbushura plot me njerëz që më frymëzojnë. Që ketej e tutje do të ndjesh shpesh të të shkruhet kjo fjalë pasi ajo është kryefjala e ditëve të mia J E di pse? Sepse ka disa njërëz që të lumturojnë thjesht duke i pasur pranë apo thjesht ideja që i ke në jëtën tënde. E unë jam një  njeri me fat shumë se kam plot të tillë. Dikë e kam njohur tek ish puna që do të shkruaj edhe për të por oh kemi kohë plot, disa i kam pjestarë të familjes, dikë e kam njoh nga dikush tjetër, po nuk po I përmend të gjithë se do përmenden shpesh që ketej e tutje, pa emra sigurisht…

 

Ama diçka po ta bëj të qartë I dashuri im, kam hequr dorë nga energjia negative e njerzve, nuk i mbaj as afër vetes. Prandaj lashë edhe punën që kisha , ja për të pasur ditë si këto, për të bërë gjëra të bukura e të paguhem për  ato gjëra që di të bëj më mirë. Se ti e di, kapaciteti e talenti i një njeriu nuk mund të përkufizohen me një diplomë apo një kurs apo studime univeritare. E më e bukura është që ka njerëz që nuk të vlerësojnë  vetëm nga studimet që ke kryer. Jam me fat që udha më kryqëzoi me njerëz që më dhanë shansin të bëj diçka përtej 🙂

Së fundmi u njoha dhe me Feng-Shui, një botë e tërë aty jashtë e teori  inspiruese si të tërheqësh energji të mira rreth vetes, ja hidhi një sy ditar, do mahnitesh. Kam rifilluar edhe YOGA dhe mund të them jam në një vend të qetë në univers.

Universi punon për energjitë e mira dhe vendosmërinë 🙂

Asgjë nuk është perfekte rreth meje në fakt, ka shumë detaje e punë e projekte që duhen bërë më mirë, por si fillim po gjej paqen e brendshme, e më beso që çdo gjë funksionon më mirë kur mendon mirë.  Pa harruar pasionin, ahh kur punon për diçka që e do fort,  kur punon me pasion do të habitesh çfarë përmase mund të marrë një projekt apo një profesion apo punë.

E kjo javë mbaroi  por unë s’mund të rri pa I bërë vetes një pyetje: Sa shumë mundësi humbasim çdo ditë nga mungesa e njohjeve qoftë edhe të rastesishme? Eh kësaj pyetje do i japim përgjigje  duke jetuar çdo ditë e duke vezhguar…

Po të lë tani, e deri javës tjetër, një përqafim..

Dajana D

 

 

Tags : featured

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Bobbyfep Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Bobbyfep
Guest
Bobbyfep

How To Make Money $200 Per Day (Payment Proof): http://bpodryad.com/go.php?to=https://vk.cc/8pBiII