FitnessInspirationLifestylePranvera Selimi

Say something, (I’m giving up on you)…

Pranvera Selimi

Nga NOUNOU Pranvera Selimi

Hello Almonds!

 

Okay. Erdhi fundi i vitit, periudha kur të gjithë reflektojmë mbi atë se çka kemi bo këtë vit, a ka qenë ky vit viti jonë apo jo, çka kemi mbërri me bo dhe çka dojmë me lonë për vitin tjetër. Jeta vazhdon identik njejtë edhe më 1 Janar. Jemi i njejti person, i kemi të njejtat kushte, të njejtat obligime, gjithçka mbetet njejtë, por si në çdo fillim tjetër – të muajit, të javës  – edhe më 1 Janar ndjehemi pak më fresh dhe e kemi atë ndjenjën që e kemi një shancë pë të filluar gjithçka nga e para.

Në blogpostin e ardhshëm do shkruaj për New Year Resolutions (po, i kam shkruar vitin e kaluar dhe po, do i shkruaj prapë), ndërsa në këtë blogpost po du me shkru në lidhje me diçka që tashmë besoj të gjithë veç i keni bo planet për me bo – me fillu fitness fresh fit life PAS Vitit të Ri.  Dhe unë do shkruaj për anën tjetër të tregimit – Qysh mos me lonë fitnessin 5 javë mbasi që e fillojmë.

Okay. Me fillu fitnessin është gjëja më e lehtë në botë: Keni me u regjistru. Kom shkru për këtë gjë edhe më herët, andaj nuk po i përsëris ato që i kam thënë. E keni bo planin – vetëm apo me ndonjë shoqe/shok – nuk po mundeni mo me vazhdu me këtë jetë pasive, nuk po keni rend ditor, po hani palidhje, pa rend, keni shtu peshë, po e ndjeni vetën pa disponim, pa kondicion; thjesht e dini që fitnessi është i mirë për ju dhe herët apo vonë doni me fillu, dhe më në fund keni vendosë. Keni me fillu në Janar. Më 8 janar – sepse të bëhemi të sinqertë, a fillohet me 1 Janar – E hënë (edhe pse kishte me qenë perfekt), por  është nata e dytë e Vitit të Ri, dhe fatkeqësisht ne shqiptarët e kemi edhe natën e tretë, të katërt dhe të pestë, dhe kemi me pasë momente shumë tunduese kalorike këto ditë.

Pra u vendos, më 8 Janar. Ka me qenë ftohtë, terr, po – një sfidë në vete, por meqë është viti 2018 – viti i ndërrimit të karakterit, ju keni me qenë të fortë me përballu, dhe thjesht jeni on track 6 muaj para verës e do i përballoni çkado që ju vie përpara. *** Dheeeeeee erdhi 8 janari, keni hongër çka keni mujtë, ja keni lonë lamtumirën sallatës ruse, çipsave, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara apo alkoolit, dhe ja ku jeni të Hënën depressive mbaspushimore të muajit më të gjatë të vitit, duke dashtë me shku në Fitness.

Po e kaloj gjithë fazën e fillimit; tashmë e kemi të gjithë të qartë: Full energji, full kallje të muskujve, full shpresë, full motiv. Mendoni vetëm për fitness, e gjithë biseda me shoqëri sillet rreth fitnessit, e keni zbulu që e jeni a-gym-animal, po pini shumë ujë, i keni lënë picat, është koxha ftohtë por ju nuk ja keni huqë asnjë ditë, keni fillu menjëherë çuditërisht me u zhvillu, e gjithë dita juaj po sillet rreth fitnessit dhe ja ku shkuan 4 javë perfekte fitnessore me full motiv. I keni kry të gjitha kalljet, çuditërisht e keni kalu Janarin me sukses (broke as fuck) duke pritë që ky muaj i tmerrshëm postfestiv me u kry, për me ardhë muaji i radhës i cili sado dimëror të jetë, na afron kah stina e re. 

Erdhi Shkurti, dhe me vetëbesimin e plotë që keni me shku edhe këtë muaj njejtë me full energji e regjistroni prapë fitnessin, e paguani muajin me plot’ dëshirë sepse tashmë jeni të bindur që keni me i nxirr cent për cent të kësaj pagese – dhe këtë muaj veç keni me vulosë suksesin tuaj fitnessor, me fillu me i pa abs-at e parë, me i çu nga 50 kg dhe me vrapu nga 10 kilometra. Okay, e paguat dhe tash ju pret muaji i ri. Shkoni të Hënën, shkoni të Martën, por ja që të Mërkurën ju del një punë – të Enjten një tjetër, të Premtën keni me dalë me shoqëri, të Shtunën jeni pak zënë dhe okay – e keni lënë prej të Hënës tjetër, se kjo javë shkoi qysh shkoi. 

Të Hënën tjetër prapë të del një punë që s’pret, është duke ra shi jashtë, ke pasë me shku në orën 6 dhe e ke shty për 8 por tashmë s’ke më motiv sepse ke mendu që ki me shku në 6, dhe kështu e len për nesër. Nesër për me vazhdu aty ku e ke lënë. Dhe shkon nesër. Por nesër nuk ke energji. Jashtë është ftohtë, errësirë. Duart s’po të punojnë, askush nuk është në gym. Nuk din kah me nisë – sepse të Hënën ke pasë me i ushtru duart e të Martën krahët, por tash nuk po din a me i bo duart apo krahët. Sepse të Hënën e kaluar i ke bo duart. Tash cilen me bo? “Do të marr kallje në krah po qe se nuk i bëj, por do mbes pa i bo duart nëse nuk i bëj.” I bën disa ushtrime si të dyshimta të krahëve, bën edhe diçka për duar dhe del nga aty me shpresën që nesër ka me të ardhë prapë ai motivi i fillimit. 

Por nuk vjen. Motivi ka humbë diku, ke mbetur prapa me orarin që e ke kriju, moti ka qenë i poshtër gjithë javën, ke qenë shumë e/i zënë, të është lidhur pushimi i Pavarësisë me weekend dhe ke binge eat në shtëpi, ke dalë prej rendit dhe kështu me ndjenjë faji e lë për javën tjetër. Pastaj e lë për 1 Mars. Por 1 Marsi i bie të Enjten. Dhe e shtyen për 5 Mars. Dhe kështu e harron krejt. Nganjëherë ndjehesh fajtor, por ngushëllohesh me faktin që është shumë ftohtë, je në prag të gripit dhe nuk dëshiron me përkeqësu gjendjen me gym, nuk ke me kë të shkosh dhe kështu e postpone pa afat, duke i bërë pjesë të bisedës fjalitë si “Po, më duhet me fillu së shpejti…” ose “S’ish ajo punë për mu, më duhet me gjetë një formë tjetër të sportit sepse definitivisht s’po e ndjej fitnessin” ose “Prej se kam fillu fitnessin kom SHTU peshë” e të tjera.

Bull

Shit.

Më falni, por po, bull fuckin shit. Bullshit që edhe unë ndoshta në të kaluarën i kom folë vetës dhe e kam gënjy vetën me fjalë e mendime të tilla. Nëse nuk e keni gjetë vetën në asnjëren prej pjesëve të kësaj storie – sepse s’ju intereson fare kjo temë ose veç e keni kalu fazën e rrezikshme të fitnessit, atëherë congrats and I’m proud of ye. Nëse po, më poshtë i kam shkruar disa nga gabimet që i bëjmë kur fillojmë fitnessin dhe pse shumica prej nesh nuk mundemi me i ndejtë besnik atij për më gjatë. Pjesën tjetër kam shkruar edhe këshilla se si mos me i bo këto gabime. Stay tuned.

 

Gabimet që i bëjmë kur fillojmë fitnessin dhe nuk na zgjatë më shumë se 5 javë 1.0

 

  1. Filloni vrullshëm, me motiv të tepruar

Zakonisht kur e fillojmë fitnessin e fillojmë me një vrull shumë të madh, i japim shumë zor sepse na duket sikur në këtë mënyrë kemi me i përshpejtu rezultatet dhe e mundojmë vetën dhe trupin menjëherë në ditët e para…derisa fillojnë me u shfaqë kalljet ma të mëdhaja të ekzistencës njerëzore. Këto kallje janë mjaft të mundimshme dhe shpesh ju pamundësojnë njerëzve për me ushtru në ditët në vazhdim, dhe këto pushime në fillim janë super të rrezikshme që munden me rezultu me të lënit e fitnessit. Poashtu, një trup që ka vite që s’ka bo ushtrime fizike dhe përnjëherë mundohet shumë mundet me u lëndu e me u lodhë, dhe në këtë mënyrë keni me e pasë të paevitushme zvogëlimin dhe ngadalësimin e ritmit të të ushtruarit, e edhe ky zvogëlim i ushtrimeve mundet me përfundu në mos-shkuarje.

  1. Pritni rezultate të menjëhershme (I mean të menjëmenjëhershme – fit pas 2 javëve)

Vendimin për me fillu fitnessin e marrim zakonisht për arsye se dëshirojmë me përmirësu shëndetin, dukjen e në përgjithëi mirëqenien, por shpesh në këtë vendim luan rol edhe inspirimi nga ndonjë person i caktuar i afërm apo edhe vetëm i njohur (shembull) në social media. Dhe kur fillojmë finessin, presim që edhe ne shpejt kemi me u dokë njejt fit, të fuqishëm e me pasë të njejtin kondicion. Kështu presim e presim deri sa e shohim që asnjëra nuk është duke ndodhë, fillojmë me e humb besimin në këtë mision që e kemi marr, fillojmë me mendu që dukja dhe gjendja e këtyre personave inspirues në social media është  vetëm gënjeshtër, që ato/ata kanë tretmane speciale, nuk kanë jetë jashtë fitnessit dhe merren vetëm me ushtrime, ushqimin e kanë super special dhe kështu bijmë në përfundim që ne nuk kemi me pasë shanca kurrë me arrit me u bo si ata. Në këtë mënyrë humbim shpresat dhe dashtë e padashtë fillojmë me hekë dorë, derisa një ditë nuk shkojmë fare me bindjen që ashtu kështu do të kishte qenë e kotë edhe po të kishim vazhdu me shku.

  1. Pritni me i përfundu obligimet momentale

It’s never the right time. NevUr. Nëse jeni duke pritë me i kry obligimet që i keni – kanë me ardhë të tjerat. Nëse jeni duke e pritë ni ndejë/party/festë që e keni e që e keni në plan me hongër shumë – vjen tjetra. Nëse jeni duke pritë deri sa i kryni provimet – vjen afati tjetër. Kështu, edhe pasi që disi keni vendosë me shku në fitness, me këtë mënyrë të të menduarit nuk ka mi ju zgjatë shumë, sepse prapë ka me ardhë momenti që do e lëni për me fillu kur keni me u shliru. Para se me fillu fitnessin llogaritini këto gjëra, bëni planet dhe oraret për kohët që jeni më të zënë, në mënyrë që mos me ju ra befasi këto obligime e mos me ditë se si me reagu për sa i përket fitnessit, e rrjedhimisht me hekë dorë nga ai.

  1. I frikësoheni të ftohtit, i frikësoheni të nxehtit

Nëse doni me qenë fit gjithë jetën, me u ndi mirë, me qenë aktiv apo me u marr me sport, atëherë duheni me u përgaditë për me ju përshtat çdo kohe, çfarëdo moti e secilës stinë, sepse jeta nuk është veç pranverë, as veç verë, as veç vjeshtë e as veç dimër. Është ngapakngatëgjiha 😀 dhe gjithmonë ka me qenë ose shumë ftohtë, ose shumë nxehtë, ose duke ra shi ose shumë diell, andaj duhemi me ngulitë mirë në mendjen tonë që kemi me shku në fitness no matter what dhe me ju përshtat çdo kohe psiqikisht, fizikisht dhe me kushte të tjera. Sepse përndryshe, pasi që keni me fillu fitnessin, në momentin e parë që ju duken temperaturat e papërshtatshme keni me hekë dorë.

  1. Filloni pa plan, pa koncept

Një nga gabimet kyçe që i bojmë kur fillojmë fitnessin dhe që na bën me e urrejt atë është që e fillojmë pa plan, pa u informu mirë, pa bo orar. Rrjedhimisht, shumë lehtë mundemi me ardhë tek mendimet që 1) fitnessi është duke na marr shumë kohë nga dita jonë dhe duke na lënë prapa me gjëra të tjera, 2) mbesim pa text nëse ndonjë ditë na del diçka e papritur dhe ne nuk e kemi planin në bazë të cilës mundemi me e organizu ushtrimin për ndonjë ditë tjetër dhe 3) dëgjojmë fjalë të ndryshme të pabaza nga njerëz të ndryshëm se si, kur, ku dhe çfarë ushtrime është mirë me i bo, çfarë ushqimi duhet me hongër dhe se si limoni me mjaltë na shkrin krejt komplet të gjitha yndyrnat e mundshme nga trupi nëse e pijmë para ushtrimeve(shembull), e të tjera. Kështu mundet me ndodhë që nuk kemi me pasë rezultate, nuk kemi me ditë se çka kemi me bo kur shkojmë në fitness dhe kur duhet të shkojmë, dhe ky kaos ka me rezultu me lënie të fitnessit apo edhe më keq – me ja marr inat fitnessit përgjithmonë.

  1. Lidheni me dikë

Jemi ardhë në këtë botë vetë dhe vetë do të shkojmë hehe. Suksesi i tjetër kujt nuk është suksesi yt, orari dhe obligimet e tjetërkujt shpesh do të jenë ndryshe nga të juajat e kështu me radhë. Shumë shpesh ndodh që e planifikojmë të fillojmë fitnessin me dikë (që për disa arsye është mirë dhe përshtatshëm), por për sa i përket konsistencës, me fillu me dikë është vrasëse. Në fillim jeni shumë fragjil në karakter dhe motivim, dhe nëse rastësisht partneri juaj rezulton të mos jetë shumë i motivuar dhe i vendosur, atëherë ju nuk dini se si t’ja bëni dhe i bashkoheni dështimit të atij personi.  Kjo shpesh rezulton me lënie grupore, miqësore të fitnessit. Të gjithë për një, një për të gjithë.

  1. Kur e humbni një ditë e gjuani gjithë javën poshtë

…Dhe pastaj gjithë muajin dhe pastaj gjithë vitin. Nëse një ditë nuk shkoni në gym nuk duhet të ndjeheni keq, fajtor apo pa disponim që nuk keni shku. Kjo nuk luan rol në rezultatin tuaj final sepse there is no rezultat final. Është pjesë e jetës suaj dhe nuk do të thotë që çdo ditë të shkojë sipas planit, sepse do keni edhe shuuumë ditë të tjera në të ardhmen për ta plotësuar një ditë të humbur. Idea është që të nesërmen të vazhdoni sikur të mos keni pushuar, sepse vetë karakteri i njeriut është i tillë që ka gjithmonë tendencë për t’iu kthyer zakoneve (të këqija).

  1. Të gjitha apo asgjë

All or nothing është mentalitet të cilin shumë prej njerëzve e kanë për sa i përket të ushqyerit shëndosh dhe aktiviteteve fizike, e që shumicën prej tyre i çon në dështim. Ose nuk ushtrojnë e hanë shumë dhe gjëra jo të shëndetshme, ose ushtrojnë 5 herë në javë e nuk hanë asgjë jo të shëndetshme. Të çon në dështim, sepse as e para e as e dyta nuk mund të zgjasin shumë, dhe të dyjat tentojnë tek njëra tjetra vazhdimisht, mënyrë kjo e cila nuk çon në asnjë rezultat të mirë – nuk mund të kesh shëndet të mirë e as nuk mund të jesh fit. Dhe e para të çon drejt fitnessit ndërsa e dyta të çon drejt lënies së tij, dhe ky cikël vazhdon pa mbarim. Cila fjalë vjen në këtë mes? B A L A N C A.

  1. S’ka llogaridhënie e as pasoja në lënien e fitnessit

Meqë në fund të fundit fitnessi është qejf – nëse don shkon e nëse s’don nuk shkon, është edhe shumë lehtë me e lonë. S’keni kujt me i japë llogari dhe kushtimisht nuk ka pasoja nëse e lëni fitnessin, sepse ktheheni aty ku keni qenë para se me fillu. Për këtë arsye, të paktën duheni me u mundu me shty vetën me shku disa muaj për me e kalu krizën, e pastaj me kohë edhe do ju bëhet shprehi. Përndryshe, është shumë vështirë me e bind vetën me bo diçka që mundeni edhe mos me bo (shembull: me shku në kurs 😀 / we all used to skip dat shit).

  1. E krahasoni vetën me të tjerët në gym

Një nga gjërat që të shtin me urrejt fitnessin dhe me lënë është që krahasoheni me të tjerët në fitness që tashmë kanë më shumë përvojë dhe të cilët edhe nganjëherë të shikojnë pak me judgmental look  kur je ty dashtë me bo ndonjë ushtrim. Kështu të humb vetëbësimi dhe e lë krejt sepse e urren dhe kurrë nuk ki me mujtë me mbërri në atë nivel dhe nuk je i prerë  për këtë punë dhe e urren edhe pikë. No. Edhe personi që të shikon shtrembër dikur ka qenë në nivelin tënd (veç që në këtë rast ka dalë që është pak ma karakter se ti, sorry). Edhe ai nuk ka ditë se si me i përdor maqinat apo ndoshta edhe ende nuk din por të shet mend sepse e sheh që je fillestar dhe pa vetëbësim. Fuck em. Shko dhe ushtro, çka nuk di pyet, mundohu me i bo sa më mirë dhe sa më saktë ushtrimet dhe thjesht mos hek dorë e kështu edhe ti një ditë do të bëhesh PRO dhe ke me i shitë mend dikujt tjetër muehehe. Beeeeeeeetch.

  1. Nuk e gjeni vetën

“S’më pëlqen gym-i sepse është disi shumë stresues, i mundimshëm, me shumë njerëz e nuk po mundem me u ngopë frymë, po më merr shumë kohë dhe thjesht po më duket shumë boring”.  Ekzistojnë edhe shuuuumë lloje të tjera të sporteve që mundeni me i bo dhe nuk do të thotë që gjithsesi të çoni pesha apo të bëni cardio. Provoni të gjitha deri sa të gjeni veten. Kjo s’paraqet asnjë problem. Provoni me shku në fitness vetëm. Provoni me shku me dikë. Provoni aerobikun. Provoni crossfitin, pilates, kickbox. Cfarëdo lloj sporti qoftë, pa e gjetë vetën në ndonjëren nuk është qare (nejse, mos pritni që 100% keni me adhuru cilindo nga të cekurat, sepse asnjë person nuk kallet me shku me u lodhë e me i jep zor), por mos e merrni si arsyetim që s’po e gjeni vetën e s’doni me shku më.

 

Dheeeeeee all these Almond solutions for you:

 

  1. Bëni plan fizibil e të realizueshëm + orar

Okay, sounding like a broken record por po, si për çdo gjë tjetër, Almondi ka prapë me ju sugjeru me bo plan dhe orar. Nëse veç e dini përafërsisht se sa herë në javë, kur dhe se çka keni me ushtru, atëherë gjysma e punës është kry. Shumë më vështirë e keni me e skip një ditë fitnessi kur veç e dini se e keni në plan me shku atë ditë, dhe se (p.sh.) të nesërmen e keni pushim. Në këtë mënyrë mundeni me ju përshtat rrjedhës ditore dhe e dini se me aq herë sa e keni të shkruar në orar, keni me e plotësu planin javor. Nuk shkoni vetëm pa kry në fitness dhe nuk e humbni vetën nëse ndonjë ditë bëni pushim. Në këtë mënyrë e keni shumë më të lehtë me i mbetë besnik fitnessit për një kohë të gjatë.

2cfabac92b3958153f849d8f967a3134

  1. Përshtatjuni obligimeve të tjera

Varësisht sa keni obligime, aq herë shkoni në fitness. Nëse e keni gjithë ditën të lirë, keni shumë më shumë hapësirë. Nëse s’keni aspak kohë të lirë, e minimizoni të shkuaren në fitness apo e kombinoni shembull me ushtrime në shtëpi dhe me fundjavë. Minimale, por shkoni, sepse mundeni.  Nëse keni kohë për me dalë me pi kafe, për me shiku tv shows apo me scroll në Instagram, i keni edhe 90 minuta në ditë apo 6 orë në javë. Shumë shpesh ndodhë që njerëzit nuk e përshtatin fitnessin me obligime, mundohen të shkojnë sa më shumë duke lënë gjëra të tjera anash dhe kur ju vjen në majë të hundës ky ndryshim i agjndës, e lëjnë fitnessin totalisht.

 

  1. Filloni ngadalë dhe me kohë e shtoni intenzitetin

Siç e ceka lart, shumica e fillojnë fitnessin me aq entuziazëm saqë e japin 110% të vetës së tyre, duke ushtruar më shumë se që kanë kapacitet, përgaditje fizike e forcë.  Dhe kështu shumë shpejt trupi i tradhëton e në këtë mënyrë fillojnë ta humbin energjinë dhe entuziazmin, e që rezulton me pushime apo pushime shumë të gjata (zhdukje nga fitnessi :D). Unë ju sugjeroj të gjithë fillestarëve të fillojnë me masë minimale të ushtrimeve, të fillojnë të shkojnë për shembull vetëm 2-3 herë në javët e para dhe të ushtrojnë me pesha të ulëta dhe përsëritje të vogla. Me kohë do e shihni edhe vetë që do filloni ta shtoni dozën sepse tashmë trupi juaj është mësuar me ushtrime.

  1. Mos bëni pagesë vjetore

Shumica e mendojnë të kundërten – që nëse bëni pagesë vjetore atëherë ky fakt do ju bëjë presion dhe s’keni me pasë qare pa shku në fitness me rregull, gjithë vitin. Sidomos kohëve të fundit ka oferta shumë të mira ku me shumë pak para mund ta siguroni një anëtarësi vjetore, dhe që prapë shumicën e kuptoj që e bëjnë. Sidoqoftë, unë ju sugjeroj që ta bëni pagesën muaj për muaj derisa e shihni që në të vërtëtë gym-i ju është bërë shprehi dhe pjesë e jetës. Kjo sepse kur e keni të paguar për një vit, ju rrin si presion kjo pagesë dhe tashmë e kemi vërtetuar në jetë se çka duhet të bëhet me zor, keni me e urrejt.

  1. Push your fuckin self çdo herë që do të shkoni në fitness

News flash: Kërkush nuk ka qejf e as nuk vuan me shku në fitness nëpër të ftohtin më të madh kur momentalisht sapo ka ardhë prej punës, ështrë shtrirë ndër jorgan dhe është duke e pirë kafen e vetë speciale magjike të nxehtë. Më besoni. :D. Jo që nuk keni qejf me shku, por shpesh keni me urrejt këtë fakt. Por, a është kjo justifikim? Që po pritoni me shku? Sepse në jetë keni me pasë edhe shumë gjëra më të rënda e të pakendshme që do duhet t’i bëni, por në shumicën e rasteve janë për të mirën tuaj. Asgjë e mirë nuk vjen pa çmim. Kur e keni mendu vetën në plazh vitin e kaluar dhe i keni premtu vetës që vitin tjetër do të jeni fit, healthy & fresh, si e keni paramendu që keni me e arrit? Duke ndejtë shtrirë ne shtrat? Besoj që jo.Thjesht duhet t’i flisni çdo herë vetës që sot është dita që i keni premtu vetës që do të shkoni, është dita që jeni shëndosh e mirë dhe e keni mundësinë me ushtru, me lëviz, dhe në fund të fundit nëse shkoni sot në  ushtrime, i afroheni edhe më shumë qëllimit tuaj. Koha do kalojë prapsëprapë.

  1. Shikoni video motivuse sa herë që keni dyshime

Shtesë për monologjet që i përmenda në këshillën nr.5: me shiku video motivuese fitnessore. Më besoni, ju ndihmojnë. Kur jeni në dyshim për me shku në fitness, vetëm hyni dhe shikoni ndonjë video të dikujt që atë ditë e ka mbledhë mendjen me ushtru, dhe do të motivoheni duke e ditur se edhe ju do e keni atë ndjenjën e suksesit dhe të krenarisë nëse shkoni. Trust me, funksionon.

d486d3ff625add7c4b7fd6d4acf818cc

  1. Mendoni për storiet e suksesit të të tjerëve dhe se si ju do bëheni nesër një

Kur jeni duke pasë dyshime për me lonë fitnessin, vetëm mendoni të gjithë ata që janë duru pa e bërë një gjë të tillë. Cka kanë ata më shumë se ju, dhe si ndjehen ata që sot që janë të rregullt? Premtoja vetës që do e provosh të paktën (shembull) 6 muaj, dhe kur t’i arrish ato 6 muaj vendos se a je për këtë punë apo jo. Pas 6 muajve eja dhe më trego se a ja ka vlejt apo jo që nuk keni hekë dorë…

f52ad4c6cbad3c673bfa15767e6da34f

  1. Kujtoni enuziazmin e fillimit

Ne ju mbajmë mëri njerëzve që nuk i mbajnë premtimet, por ne vetë jemi ata që më së shumti i gënjejmë vetës tonë e nuk ja mbajmë vetës premtimet. Nëse konstant jemi duke e trajtuar vetën në këtë mënyrë – duke i gënjyer vetës dhe duke mos u kujdesur për trupin dhe mirëqenien tonë, atëherë si mendojmë që do ta dojmë vetën dhe do e rregullojmë marrdhënien me vetën tonë, e rrjedhimisht me të tjerët? Fitnessi mund t’ju duket shembull banal për këtë por mua ky lloj aktiviteti mi ka rregulluar edhe shumë aspekte të tjera të jetës. Sa her që keni dyshime për ta lënë fitnessin, kujtoni entuazmin e fillimit dhe premtimet që ja keni bërë vetës para se ta filloni. Në fund të fundit shkruajini diku mendimet që i keni para se të filloni…

-remember-wallpaper-1280x800-800x500

  1. Kujtoni post-gym-ndjenjën

Gjëja që më ka mbajtur mua tash e 25 muaj në fitness pa u ndalë është kjo: me e kujtu ndjenjën që e kam sa her që e përfundoj fitnessin. Gati asnjëherë s’më ka ndodhë me shku me qejf në fitness, dhe njejtë – asnjëherë s’më ka ndodhë me u kthy pa qejf në fitness, pa vullnet, pa ndjenja tepër të mira. Tash veç e di përmendësh këtë ndjenjë, dhe çdo herë, amo bash çdo herë që jam në dyshime për me shku në gym, e kujtoj këtë ndjenjë dhe tashmë jam e varur nga kjo ndjenjë, dhe çohem e shkoj në fitness.

  1. Nëse shkon me dikë në fitness, shko me dikë me më shumë përvojë

Okej, kurrsesi nuk po mundeni me shku vetëm. S’po mundeni as me paramendu me fillu fitnessin vetëm. Qoftë kështu, ju sugjeroj mos me e fillu me dikë që poashtu është fillestar si ju dhe ka probleme me përkushtim. Filloni me dikë që e dini që nuk e huqë asnjë ditë, dhe nëse ju ndonjë ditë keni dyshime për mos me shku, ky personi i rregullt në gym do ju bëjë presion dhe shpeshherë edhe do ju vijë keq apo inat nga ky person për mos me shku. #preshëriztheki

0a1b19c781ee91be470259dd02050c4f

  1. Dimri është dimër, vera është verë dhe nuk mund t’a shmangni asnjëren

Kuptojeni njëher e përgjithmonë (shembull): Unë i kam 24 vite. Muj edhe me vdekë nesër, por qe po e marrim që kom me qenë në gjendje me shku në fitness ose me u marr me sport deri në moshën 65. I kam edhe 41 vite potenciale që muj me shku në fitness. I bie 41 dimra dhe 41 vera. I bie 4 muaj dimër x 41 = 164 muaj dimër edhe 164 muaj verë, e që i bie plot 27 vite verë + dimër. Nëse jeni duke pritë që këto 27 vite me kalu për me ardhë 27 të tjerat sepse është shumë ftohtë apo shumë nxehtë, jeni duke humb shumë. Trust me.

there-are-7-days-30-fitness-motivational-posters-inspiring-fitness-quotes-to-give-you-motivation-to-workout.jpg

  1. Fitnessi nuk është destinacion, është mënyrë e jetesës

Shëndeti, mirëqenia, të qenit i kënaqur me vetvetën nuk është destinacion, por është mënyrë e jetesës. Mos ja lini vetës opcionin për me zgjedhë me shku në fitness apo të merreni me ndonjë aktivitet fizik. Me qenë i shëndetshëm nuk duhet të jetë një zgjedhje. Mendoni: Kur keni me i bo 60 vite e keni me pa një të ri duke vrapu në park apo duke u kthyer plot djersë nga fitnessi keni me i thënë vetës: “Ah, me qenë edhe një herë kaq i ri, e di se çka kisha bo dhe si kisha vepru.” Epo ne jemi të ri, dhe kemi ende kohë për me e bo atë që e kemi gjithmonë qëllim. Bëjeni tash, dhe falemnderoni vetën më vonë.

95bc318d638e0b7f672c52ec5685baed

  1. Pse e ke fillu?

Seriozisht, pse po e fillon? Nëse mendon që nuk do ta vazhdosh apo nuk ja vlen me e vazhdu, mos e fillo. Pse po e fillon?? Mendoje këtë arsye, shkruaje, mbaje në mend mirë dhe përsëritja vetës sa herë ke nevojë.

 

Pse po fillon? Pse e ke fillu?

Okay Almonds, ju kërkoj falje për këtë presion, por seriozisht ju flet personi që 87% të obligimeve apo aktiviteteve i ka lënë në gjysmë në të kaluarën. Tash jam duke mendu seriozisht me u bo trajnere e dhunshme fitnessi mewhistle në dorë duke ju bo super presion në çdo sekond të uahtrimeve. Muahaha…

 

Almonds, shihemi në blogpostin tjetër, pastaj shihemi edhe në të tjerat, por ma së shumti shihemi më 1 Mars, pasi ta keni regjistruar gym-in për të tretën herë…

Dhe nuk dua arsyetime :P.

962e696568cb3265632ea4af8fd9988c

 

Thank you FitAlmonds, kam besim tek juuuuuuuuuuuuuuuuuuu!!!!!!!!

 

Say something…

Photo 17-12-2017, 09 42 43

Photo 17-12-2017, 09 42 57

Photo 17-12-2017, 09 45 59

Photo 17-12-2017, 09 47 21

Photo 17-12-2017, 09 47 56

Photo 17-12-2017, 09 48 24

Photo 17-12-2017, 09 50 35

Photo 17-12-2017, 09 53 49\

Photo 17-12-2017, 09 54 04

Photo 17-12-2017, 09 55 09

Photo 17-12-2017, 09 56 14

Photo 17-12-2017, 10 00 59

IMG_9167

IMG_8249

IMG_7945

IMG_7736

IMG_5734

IMG_0299

IMG_0300

Tags : featured

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
furtdso linopv Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
furtdso linopv
Guest

Very interesting details you have observed, thanks for posting. “My work is a game, a very serious game.” by M. C. Escher.