Edit KapcariFoodLifestyleVegan

Gjizë Me Bajame

Pjesa e II-të shkëputur nga saga vegane "Dhe Dele (lopë/dhi) dhe kuzhiniere"

Nga NOUNOU Edit Kapcari

Gjizë me bajame

—————————-

Përbërësit:

Precipitati i qumështit të bajameve (receta e pjesës së parë, e gjeni KËTU)

Erëza: piper, kopër

1/2 lugë gjelle kripë

Lëngun e një gjysëm limoni

1 hudhër

4-5 ullinj

1 lugë gjelle vaj ulliri

Spec djegës dhe sesam (opsionale)

Proçedura:

Çfarë ndodhi me precipitatin e bajameve do thoni ju. Me thënë të drejtën, si kursimtare që jam më erdhi gjynah ti hidhja. Meqë më parë kisha provuar të bëja një pastë me shije djathi duke përdorur precipitatin e arrave të shqemës (cashews – anglisht) thashë të provoj ç’mund të sajoj me bajamet. Mora një copë kuzhine pak të vjetëruar dhe në të hodha precipitatin e bajameve (ju mund të përdorni beze). E mbështolla me copën e kuzhinës si në foto në mënyrë që lëngu të dalë jashtë dhe e lashë për 1 orë.


Pastaj e hodha përbërjen në një pjatë. I shtova pak kripë, pak lëng limoni, piper, kopër, 1 hudhër të prerë imët dhe ca ullinj dhe përbërjen e përftuar e miksova me ndihmën e një luge. Në fund i shtova një lugë gjelle vaj ulliri.

Gjizën e shtroj në një fetë bukë thekre dhe shijon shumë. Zakonisht i hedh dhe spec djegës ose sesam për pak shije më shumë.

Dy artikujt e tjerë të sagës përmbajnë receta djathi e parmezan vegane, mmmm goja lëng.

 

Nëse përdorni ndonjërën nga recetat mos harroni hashtagun #recetaviv që të bëheni featured në instagramin tim @veganinspiredvibes apo në instagramin e @nounou.al.

 

Vit të shëndetshëm dhe plot dashuri për veten!

 

… & don’t forget to BREATHE!

 

Përqafime, Edit’h

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of