BeautyLifestyleRona Nushi

Pak Kulture Për Aknet Hormonale

Bees & Trees

Nga NOUNOU Rona Nushi

Të gjithë ata që i kanë kaluar apo janë duke u perballur me aknet hormonale, janë të vetëdijshëm për vështirësitë që ato kanë për ti trajtuar. Ju mund të keni stil të shëndetshëm të jetës, të përdorni produktet më të mira kozmetike apo edhe ilaçe, dhe prap duket sikur asgjë nuk po bën efektin e duhur.
Por, siç duhet të zgjidhet çdo problem, edhe ky njëlloj, për tu trajtuar aknet hormonale duhet ndikuar tek rrënja e problemit. Prandaj, të flasim pak për pjesënn më të “mërzitshme” –  për hormonet që na shkaktojnë aknet dhe pse ndodhin këto çrregullime. Kështu mund të kuptojmë më shumë se si duhet ti trajtojmë ato për të pasur rezultat.

Roli i hormoneve në trupin tonë dhe arsyet kryesore që çojnë në çrregullimin e tyre:

Hormonet janë substanca komplekse të cilat prodhohen dhe sekretohen në trupin tonë, dhe kontrollojnë gati cdo funksion në organizmin tonë. Ato kanë aftësi të stimulojnë ose inhibojnë funksione të caktuara, të kontrollojnë urinë, etjen, gjumin, lumturinë apo stresin tuaj, e deri tek kontrollimi i sistemit riprodhues. Me pak fjalë, cdo ndryshim hormonal brenda organizmit tonë krijon një zingjirë ndryshimesh të funksioneve, të cilat ato hormone specifikisht kontrollojnë.

Për tu kthyer tek aknet hormonale, fajtori i tyre janë receptorët e hormoneve androgjene (hormone mashkullore që gjenden edhe tek femrat, dhe përfshinë testosteronin dhe dihidrotestosteronin – DHT). Aktivizimi i këtyre receptorëve stimulon sekretimin e yndyrës nga gjëndrat yndyrore në lëkurë. Në këtë mënyrë sekretimi i lartë i yndyrës ushqen bakteriet, bllokon poret, rrit inflamacionin dhe si përfundim sjellë deri tek shfaqja dhe përkeqësimi i akneve. Kjo vjen si shkak i niveleve më të larta të hormoneve androgjene në gjak, ose ndjeshmerisë më të lartë të receptorëve të tyre.

Por, ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë tek shfaqja e akneve hormonale. Një tjetër shkaktar është edhe DHEA (dehidroepiandrosteroni) apo prekursori (paraardhësi) i testosteronit. Duke iu afruar moshës së pubërtetit, fillon të rritet edhe niveli i DHEA i sekretuar nga gjëndrat adrenale. Sa më shumë DHEA të sekretohet, më shumë testosteron do të qarkullojë në gjak, më shumë yndyrë do të sekretohet nga gjëndrat yndyrore dhe si përfundim më shumë akne hormonale. Logjikë e thjeshtë.

Sindromi i vezoreve policistike:

Në rastin e sindromit të vezoreve policistike (PCOS) femrat kanë një çrregullim të hormoneve, ku niveli i hormoneve femërore (estrogjeni dhe progesteroni) është më i ulët dhe ai i hormoneve mashkullore (androgjenet) është më i lartë. Ky çrregullim hormonal pengon lirimin e qelizës vezë, dhe si pasojë formohen cistet.
Simptomat e PCOS perfshijnë: vonesat e ciklit menstrual, rritje e qimeve më shumë se normalisht tek pjesa e gjoksit apo fytyrës, flokë më të dobët dhe që këputen lehtë, akne, shenja/njolla të errëta tek pjesa e qafës, sqetullave, gjoksit, si dhe zvogëlim i madhësisë së gjoksit. Përgjegjëse për paraqitjen e këtyre simptomeve “mashkullore” janë hormonet mashkullore apo androgjenet.

Me pak fjalë, rrënja e problemit të akneve janë hormonet mashkullore. Por, si ti ekuilibrojmë këto hormone dhe ti trajtojmë aknet? Tek artikulli i rradhës do të gjeni ushqimet që ndihmojnë më shumë për trajtimin e tyre. Dmth, edhe hamë edhe pastrojmë fytyrën. Ku ka më mirë?

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of