Edit KapcariFoodHealthLifestyleVegan

Qumësht Me Bajame

Pjesa e I-rë shkëputur nga saga vegane "Dhe Dele (lopë/dhi) dhe kuzhiniere"

Nga NOUNOU Edit Kapcari

Shumë njerëz më thonë se nuk bëhen dot veganë sepse u pëlqen shumë djathi. Po ta mendosh hollë hollë djathi shtazor pa kripë apo ndonjë përbërës acid, si për shembull uthulla, është pothuajse pa shije.

Nuk është më sekret që gjithë kjo llojshmëri “ushqimesh” në treg vjen si pasojë e kombinimit të erëzave, acideve apo përbërësve kimikë, të cilëve ne nuk u lexojmë dot as emrin e që shumë shpesh janë dhe të dëmshëm.

Si thoni sikur moralin për djathin shtazor e qindra llojet e tij ti bëjmë në një shkrim tjetër?

Një ditë të bukur doja të bëja pancakes por nuk kisha qumësht në shtëpi. Sigurisht që mund të përdorja ujë por meqënëse kisha bajame, vendosa të bëj qumësht.

Qumësht me bajame

———————————

Përbërësit:

1 kupë bajame

3 kupa ujë


Proçedura:

Hodha 2 përbërësit në blender, i vura kapakun blenderit dhe e vendosa në punë derisa u krijua një masë e lëngshme homogjene.

Përbërjen e kullova në një enë me ndihmën e një kullojëse duke e përzier vazhdimisht me lugë që bajamja precipitat të mos zërë vrimat e kullimit. Lëngu ishte gati të përdorej në vend të qumështit në recetën e pancakes.

Këshilla bonus:

  • Për një rezultat më të mirë, vendosini bajamet në ujë një ditë përpara përdorimit. 1 kupë bajame hidheni në një tas dhe shtoni ujë derisa bajamet të mbulohen mirë.
  • E mira është që uji të jetë i distiluar
  • Qumeshti këshillohet të përdoret i tillë dhe në receta të tjera; unë e përdor si shtesë të vogël kur bëj smoothie apo kombinuar me tërshërën për mëngjes.
  • Nëse e doni për ta pirë, mund ti shtoni pak ëmbëlsues, mjaltë për vegjetarianët e shirup agave për veganët.

Tre artikujt e tjerë të sagës përmbajnë receta djathi, parmezan e gjize vegane, mmmm goja lëng.

 

Nëse përdorni ndonjërën nga recetat mos harroni hashtagun #recetaviv që të bëheni featured në instagramin tim @veganinspiredvibes apo në instagramin e @nounou.al.

 

Vit të shëndetshëm dhe plot dashuri për veten!

 

… & don’t forget to BREATHE!

 

Përqafime, Edit’h

 

 

 

 

 

Tags : featured

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Aly Chiman Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Aly Chiman
Guest

Hello there,

My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at nounou.al promoted as a resource on our blog alychidesigns.com ?

We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
.
If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

Thanks,
Aly