Edit KapcariFoodHealthVegan

Pastë Djathi Me Arra Shqeme (Cashews)

Pjesa e III-të shkëputur nga saga vegane "Dhe Dele (lopë/dhi) dhe kuzhiniere"

Nga NOUNOU Edit Kapcari

Pastë djathi me arra shqeme

———————————————–

Përbërësit:

1 kupë arra shqeme (cashews)

1 kupë ujë

Erëza: piper, kopër, spec djegës

1/2 lugë gjelle kripë

Lëngun e një gjysëm limoni

1 hudhër

4-5 ullinj

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle maja të c’aktivizuar

Proçedura:

Një natë para përgatitjes fusim arrat e shqemës në ujë derisa të mbulohen në mënyrë që të zbuten e të clirojnë enzimat bllokuese. Ditën tjetër hedhim në mikser të gjithë përbërësit njëri pas tjetrit dhe miksojmë derisa të përftohet një përbërje salce. Nëse duam që tekstura të jetë më e lëngshme shtojmë dhe pak lëng limoni.

Nëse përdorni ndonjërën nga recetat mos harroni hashtagun #recetaviv që të bëheni featured në instagramin tim @veganinspiredvibes apo në instagramin e @nounou.al.

 

Vit të shëndetshëm dhe plot dashuri për veten!

 

… & don’t forget to BREATHE!

 

Përqafime, Edit’h

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of