Ada HalilajNounou

Ada Halilaj

Woman Being

Feministe, animaliste, poete dhe grua në tana dimensionet njerëzore. Shpirt i lirë, i pazbutshëm, rebel e kurioz. Nuk ndjek asnjë shëmbull e nuk kërkon të bahet shëmbull për askënd. Feja e saj e vetme janë sytë e kafshëve. Ada nuk beson te asnjë recetë diete, te pesha ideale, te pasqyra si matëse bukurie apo te kulti i modës. Beson te bukuria pa parametra, te imperfeksioni dhe te dashnia për veten pa u sfilit me i ngja askujt. Beson te gabimet, te guximi me pa përtej indoktrinimit tradicional dhe te parulla “ban gjithçka që ta shkund zemrën fort.”
Jeton në një apartament 62 m2, në një qytezë të Toscanes, bashkë me Klaudion, dy macet e tyne Yoko ngjyrë-kamomili dhe Tommy gjumashi e një turrë librash besnikë.
“Ushtare” e barazisë gjinore, Ada në blogun e saj shkruan atë që grave historikisht iu asht mësu me hesht: për lirinë e mendjes dhe trupit, për traditën shqiptare si shtypëse dhe diskriminuese e grave, për revolucionin kundër diktatit patriarkal, industrial, mëmësor dhe shtëpijak që vajzat dhe gratë nuk i trajton si njerëz por në rastin ma të mirë si mitër me dy kambë e në rastin ma të keq si shërbëtore pa pagesë.
Ji dashnia jote e parë!
Ky urim asht edhe dhurata e saj për lexuesit.
Mund ta ndiqni në blogun personal https://woman-being.com/
Instagram: ada_feminist
Facebook: Ada Halilaj

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of