Home DecorLifestyleRonilda Dedvukaj

Të Jetosh Në Një Kapsulë Të Lëvizshme

Ronilda Dedvukaj

Nga NOUNOU Ronilda Dedvukaj

Do ju pëlqente të kishit mundësinë të lëviznit kudo me shtëpinë tuaj si në majën e një mali ashtu dhe në ishujt që keni ëndërruar pa stresin e kërkimit të një hoteli, i cili në shumicën e rasteve i ka të zëna dhomat me pamjen me të mirë ose duhet t’i paguani shtrenjtë?!

 Nice Architects, të cilët janë një grup arkitektesh sllovakë, kanë konceptuar një shtëpi të lëvizshme (ekokapsule) të projektuar për të përballuar kushtet më ekstreme të motit .

Pse quhet pikërisht kështu? Eko sepse përdor burime energjie të ripërtëritshme nga të cilat prodhohet energji e pastër dhe kapsulë për vetë formën e saj.

Shtëpitë e para janë prodhuar në numër të limituar, vetëm 50, me një kosto rreth 80.000 euro ndërsa në të ardhmen do të prodhohen të tjera me çmim më të lirë në mënyrë që të jenë të përballueshme nga sa më shumë njerëz.

Me siguri do jeni duke menduar që një roulott është zgjidhje më ekonomike  dhe  që kryen të njëjtin funksion, atëherë pse kjo ekokapsulë është një alternative më e mirë?

Dy janë motivet kryesore që vërtet bëjnë diferencen:

  1. Është e pavarur nga rrjeti elektrik.

Energjia diellore dhe e erës përkthet në energji elektrike përmes sistemit fotovoltaik (880W) që ndodhet në pjesën e sipërme të kapsulës dhe turbinës së erës(750W), e cila arrin në 4.5 m lartësi. Në kushtet kur nuk prodhohet energji nga panelet dhe turbina, bateria e karikuar në 100% mund të zgjasë deri në katër ditë në varësi të konsumit. Gjithashtu kjo bateri mund të përdoret për të karikuar baterinë e makinave elektrike.

  1. Transformimi i ujrave të shiut në ujë të pijshëm

Uji i shiut pasi grumbullohet dhe kalon në disa filtra përfundon në depozitë,  e cila ka një kapacitet rreth 300 litra.  Ju gjithashtu mund të filtroni ujë lumi apo liqeni apo të mbushni depozitën me ujë të pijshëm në kamping apo pranë çdo burimi tjetër uji të pijshëm.

Përsa i përket organizimit të brendshëm sapo hyjmë, përballë, ndodhet tualeti dhe dushi. Në të majtë ndodhet lavamani dhe 2 vatra gatimi, poshtë këtyre është pozicionuar një mini frigorifer ndërsa në të djathtë është pozicionuar krevati, i cili mund të transformohet në dopio,  dhe përballë këtij të fundit  tavolina e ngrenies/punës. Lartësia e ambientit varion nga 1.6m në 2m.


 

 

Si realizohet transporti?

Dimensionet janë relativisht të vogla (4.67m × 2.20m × 2.50m) rreth 8m2 të brendshme, pra është lehtësisht e lëvizshme. Transporti mund të realizohet nga makina juaj me rimorkio, kamion dhe kontenier.

Për gjithë ju pëlqeni natyrën dhe eksplorimin e saj dhe doni të bëni udhëtime ektreme pa hequr dorë nga komoditeti, kjo është zgjidhja ideale. Gjithashtu nëse doni të kaloni një periudhë të jetës në shtete të ndryshme pa pasur stresin e gjetjes së shtëpisë me qera mund ta konsideroni si zgjidhje definitive.       DREAM ON ! 😀



Burimi: www.ecocapsule.sk

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of