Anila MirditaFoodLifestyle

Verë n’Dimër Në Shtëpinë Tuaj

Bionatural

Nga NOUNOU Anila Mirdita

E ngrohtë, e shijshme dhe gjithmonë relaksuese!
Është pije e përsosur që të ngrohë në mbrëmje pas një dite të ftohtë dimri. E mbushur me erëza të shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur në vetëm 20 minuta. Ёshtë e mrekullueshme kur dëshironi të ftoni miq dhe të kaloni momente të gëzuara. Kjo verë ka një përfitim shtesë, pasi që gjatë përgatitjes e mbush shtëpinë me një aromë mahnitëse.
Kjo recetë do ta bëjë gotën tuaj të verës të shijojë ndryshe:

Përbërësit:
1 (750 ml) shishe verë e kuqe
1 portokall, i prerë në feta rrethore
1/4 filxhan mjaltë ose sheqer
8 kokrra karafil
2 kanellë shkopinj
2 anisë yll

Përgatitja:
Kombinoni të gjithë përbërësit në një tigan jo-alumini, dhe vendoseni në ngrohje mesatare (jo vlim) dhe lëreni të ziejë për të paktën 15 minuta ose dhe më gjatë. Më pas kullojeni dhe shërbejeni të ngrohtë.
Të gjithë përbërësit e recetës i gjeni tek Bionatural Shop – Prishtinë

Anila Mirdita
Natural Health Consultant

 

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of