FitnessLifestylePranvera Selimi

I don’t work out, I’m busy

Blond Almond

Nga NOUNOU Pranvera Selimi

Helloooo!

Jemi në mesin e Janarit dhe janë diku edhe nja 467 ditë për me u kry ky muaj. Nuk e di për ju, por për mu kishte mjaftu me kaq ky dimër. Dmth, prej këtij momenti – unë, Pranvera, kom me ja nisë me u anku për motin dhe me ju teshë të gjithëve se sa bajat është dimri dhe që e urrej dhe që dita është e shkurtër dhe që verës mund të bëj gjithçka, jam aktive, e lumtur; thjesht jam person tjetër dhe jeta është më e bukur.

TJETËR çka e karakterizon Janarin është që mundohemi me shpirt me ju përmbajtë atyre resolutions që i kemi bo në fund të vitit të kaluar, me vazhdu fitnessin sepse vera vjen edhe 38,039 vjet a.k.a. për 7 minuta; është afati i provimeve, evaluimeve/vlerësimeve të ndryshme, BackOnTrackizmit në të gjitha sferat e jetës, të gjithë jemi broke, etj. DHE, meqë dita është e shkurtër (I mean bëhet terr më shpejt dhe dita DUKET më e shkurtër, se literally i kemi orët e njejta të ditës :D), të gjithë jemi duke u anku që nuk po kemi kohë për asgjë, dhe në këto ankesa nr. 1 është që

Nuk po kemi kohë për me shku në fitness.

Në blogun e kaluar e kam cekë që do të jem super e zënë këtë muaj (e ndoshta edhe deri në Mars), andaj pas këtij postimi me siguri do e bëj një pushim njëmujor bloggor. Por,  edhe për sa i përket aktiviteteve të tjera (sidomos fitnessit se nuk është që dal në kllaba :D), më duhet me e zvogëlu masën e të ushtruarit dhe me bo një orar tjetër, apo edhe me gjetë një formë tjeter të ushtrimeve për me mujtë me i mbërri disa qëllime/goals të tjera që i kam në të ardhmen e afërt.

Kjo nuk është një gjë e lehtë, sidomos për mua që jam tip All or Nothing. Ose shkoj e ja çoj fundin fitnessit 5 herë në javë nga 2 orë, ose (si në rastin e kësaj jave) shkoj 2 herë, e 2 të tjera diqysh me zor kam ushtru në shtëpi. Gabimi këtë javë ishte që pata edhe obligime të tjera të paparashikueshme, nuk i kam planifiku e përshtatur ushtrimet paraprakisht, dhe thjesht obligimet e tjera më lanë pa tekst dhe natyrisht që mbeta pa ju përmbajtë edhe planeve të fitnessit.

POR, no excuses Almond! Cka kuptova këtë javë që nuk pata motivim e energji për GYM e që nuk ja dola me shku me rregull është që JO, nuk është se pata më shumë kohë në jetë për gjëra të tjera se s’kam shkuar në fitness dhe JO, nuk është se u ndiva më e freskët e më e pushueshme që s’kam shkuar DHE nuk ju kam mbajtë orarit ushqimor aq saktë sa kur ushtroj. Përkundrazi jam ndi fajtore, e rraskapitur, jo aq e lumtur, jo e freskët dhe me më pak koncentrim.

ANDAJ, për vete e ndoshta ju hyjnë në punë edhe juve, i kam shkruar disa zgjidhje/plane se si t’ja bëjmë nëse në të vërtetë jemi të zënë gjatë ditës/javës/muajit dhe nuk dëshirojmë që të përfundojmë duke mos bërë asgjë – mirë, me sukses, deri në fund. Ky plan është i përshtatshëm kryesisht për njerëz si në rastin tim – që kanë orar të plotë pune, dëshirojnë që t’i përmbahen fitnessit DHE të mësojnë (për ndonjë test, provim apo ta përgadisin ndonjë punim, çkado). Natyrisht që idea është vetëm me e ilustru se si UNË e kam plan që t’ja dal në këtë situatë dhe se çka mendoj që do fuksionojë për mua. Përndryshe, secili e ka mënyrën e vetë se si i kryen obligimet e përditshme.

Shkojmë:

  1. Së pari, bëni një listë të qartë të obligimeve që i keni, dhe shkruani përafërsisht se sa kohë ju merr secila. Kjo ju ndihmon që t’i keni obligimet të listuara para vetës e ta keni më të lehtë planifikimin e ditës/javës/muajit në bazë të kësaj liste.
  2. Pastaj, nëse në listë (në rastin tim) ju del që keni obligime si për shembull për të mësuar, për të shkur në fitness dhe të tjera me rëndësi më të vogël (mbi punën 8 orëshe:D), bëni një listë tjetër me sasi(në orë, ditë) të mësimit dhe të ushtrimeve që e paramendoni që duhet dhe mund ta bëni për nje javë, përkatësisht për periudhën kohore në të cilën do i kryeni këto obligime –> deadline (p.sh. për ndonjë provim). Në këtë mënyrë do mund të gjeni sasinë e duhur se kujt duhet t’i japni përparësi e kujt më pak, dhe ta shpërndani këtë masë në ditë të caktuara.
  3. Më pas, sipas orëve që i keni ndarë mund të vendosni se a jeni në gjendje të shkoni deri në gym, të ushtroni vetëm në shtëpi, apo edhe t’i kombinoni ushtrimet në atë mënyrë që të keni mjaftueshëm kohë për ta përmbushur obligimin kryesor, në këtë rast me mësu.
  4. Tash, pasi që i keni këto lista dhe keni vendosë se kur mund të shkoni në fitness, cilat ditë do ushtroni në shtëpi dhe cilat ditë do jeni të koncentruar në qëllimin primar, shpërndajini orët e ushtrimeve në javë, për ta pasur një plan javor në të cilën do bazoheni.
  5. Pasi t’a keni planin me ditët e fitnessit, mësimit e obligimeve të tjera, përgaditini llojet e ushtrimeve në plan me të cilin do i përmbushni orët që i keni planifikuar. Kështu do e keni të qartë se cilat ditë do shkoni në fitness, në cilat do ushtroni në shtëpi, në cilat ditë do keni pushim, dhe nuk do ndjeheni konfuz nëse ndonjë ditë nuk do ja dilni apo nëse ju del diçka e papritur. Voila! Planin e keni para vetës, tash veç duhet t’i përmbaheni atij.




Këshilla dhe motivim shtesë për t’ju përmbajtur planit javor:

  1. Zgjohuni më herët se zakonisht. Hmm, obviously. Që një ditë të zgjasë më shumë, duhet të zgjoheni më herët. Për me mbërri me bo më shumë gjëra në ditë, duhet të zgjoheni më herët. Nëse ju konvenon që ta keni gjithë pasditen të lirë, ushtrimet që i keni planifiku me i bo në shtëpi mund t’i bëni në mëngjes, apo edhe të shkoni në gym në mëngjes.
  2. Gjatë kësaj periudhe, do t’ju duhet t’i lëni disa gjëra anash. Okej, për të arritur diçka në jetë, duhet të sakrifikoni. Në rastin e provimeve apo të çfarëdo qëllimi/goal që e keni, duhet të sakrifikoni. Por, duhet të dini se cka të sakrifikoni. Dhe zakonisht  në rastin e shkollës, të punës apo të çfarëdo obligimi tjetër, gjënë e parë që e sakrifikojmë e e lëjmë prapa është fitnessi, sepse jemi të bindur se është ai që na merr më së shumti kohë. Në përvojën time më të fundit, kur i kam sakrifikuar të gjitha ushtrimet për një javë në javën e fundit para se me hy në toefl (edhe pse nuk ishte periudhë e gjatë), nuk është se më është rritur performanca apo efikasiteti i mësimit, por përkundrazi atë javë kam mësuar më së paku. Andaj, e mira e deadline-veështë se e dini se kur do përfundojë, dhe e dini që sakrifica juaj e ka një fund. Interneti, filmat apo edhe me lexu një libër; me dalë me pi kafe apo me dalë në mbrëmje, me u taku me njerëz e me fjetë shumë – të gjitha këto mendoj që vijnë pas qëllimit kryesor e fitnessit, andaj unë prioritet do i jepja mësimit, pastaj fitnessit, e nga të tjerat do bëja një pushim.
  3. Nëse ndiheni shumë të lodhur, dilni për një ecje të shkurtër. Nëse një ditë të caktuar zgjoheni p.sh. në 5/6, shkoni në punë, ktheheni në orën 4, mendoni të shkoni në fitness E PASTAJ të mësoni deri në mbrëmje, ndoshta ka me ju shku mendja që të hiqni dorë nga të gjitha e të shtriheni në gjumë. Në këtë rast, thjesht zëvënësojini ushtrimet me një ecje të shkurtër. Do ndjeheni më mirë e më të freskët kur të ktheheni; ecja nuk kërkon shumë mund dhe kur të filloni mësimin, nuk do ndjeheni keq që nuk ju keni përmbajtë orarit atë ditë.
  4. Përgaditini paraprakisht ushqimet, pajisjet, veshjet. Kur jeni duke mësu, me siguri keni me i pasë ato momentet që doni të bëni pushim sepse përndryshe ju lëshon shpirti. Këto pushime mund t’i shfrytëzoni për të bërë diçka që ju rritë produktivitetin në të ardhmen, p.sh. t’i bëni gati gjërat për ditën tjetër. Kur i keni gati rrobat e punës e të fitnessit, ushqimin për punë e të tjera, të nesërmen do të mund të jeni në kohë për punë, ndoshta të fleni pak më shumë, e në përgjithësi do të jeni më të koncentruar në të filluarit e ditës. Kur fillon mbarë, përfundon mbarë.

5. Bëni ushtrime FULL-BODY. Nëse jeni rast “Jam-Në-Fakultet-Tepër-Të-Vështirë-dhe-Pranvera, jeta-nuk-është-aq-e-lehtë-se-si-po-e-përshkruan”, atëherë kam një sugjerim për ju: Minimizojini ushtrimet p.sh. në 2-3 në javë, dhe të dyja/trija bëjini full-body. E mbuloni gjithë trupin (me një sesion të ushtrimeve), kurseni kohë, dhe kur të kalojnë ngarkesat e streset e të ktheheni on track, do e keni gjithë trupin të përgaditur.

6. A short wokout is better than no workout. Cdo ushtrim edhe më i vogli, është më i mirë se të mos ushtrosh fare. Mos harroni që shumë shpejt do dilni nga kjo fazë dhe pastaj do keni kohë që ta japni 100%, por gjithmonë mendoni për çka po sakrifikoni dhe çka është momentalisht PRIMARE për ju.

7. All bad things come to an end, too. (bad=me mësu :D). Durimi është një nga virtytet më të çmueshme të njeriut, por që shumica e njerëzve nuk e kanë (une une une une). Me mësu apo me jap mund për ndonjë projekt të mundimshëm, ta shpif. Por kur ke sukses – e jap ndonjë provim, pranohesh në fakultet, e kryen ndonjë obligim të madh, është një ndjenjë diçka tepër tepër e ëmbël. Andaj, nuk duhet të harrojmë që për çdo gjë të mirë duhet sakrifikuar pak kohë, mund, nerva, sefa. E kur e dini që gjithë kjo sakrificë e ka një afat, pse të mos i japim 100% të vetës? E sa i përket fitnessit, mendoj që duhet ta bëjmë lifestyle. Nëse vazhdojmë me e konsideru si një obligim (me afat), kemi me e lonë anash sa herë na del një obligim tjetër, e në këtë mënyrë do mbesim duke e fillu gjithmonë prej zeros.

8. Don’t be so hard on yourself; take a break when you need it. Prapë po e përsëris, nëse keni nevojë për pushim, pushoni. Mos i japni tepër zor nga vetja, sepse në fund të fundit është veç provim. Veç fakultet. Veç fitness. Veç punë. Nuk krahasohet me shëndetin mendor e as me lumturinë tonë.

Almond’s 8 week moderate fitness plan:

Week 1 Ingredients:

  • 3 day 5 ams
  • 3 day 6 ams
  • 4 workouts from which:
  • 3  at the gym (2 classes + 1 independent)
  • 1  at home (BBG)

E hënë: Aerobik: LEGS

E marte: Shtëpi: BBG ARMS

E mërkure: Pushim

E Enjte: Aerobik: Spinning class 

E premte: Pushim

E shtunë: Fitness: Run, BACK, ABS

E dielë: Pushim

***

Okej, krejt planin e kemi, tash veç edhe çika me djalin me u pa :D. Mos harroni që 24 orë janë mjaftë të gjata, dhe nuk jemi as të parët e as të fundit që kemi obligime. Edhe njerëzit  më të suksesshëm e me më shumë obligime ja kanë arritë disi me e balancu punën, mësimin e fitnessin me gjëra të tjera.

Sa i përket këtij blogu, besoj që do e bëj një pushim sepse megjithatë – puna, mësimi DHE fitnessi janë parësore për mua, e blogu vjen pas këtyre. Blogun e kam shumë për zemër dhe gjithmonë mundohem të jem konsistente në të postuar, por nuk kam se për çfarë të shkruaj nëse nuk kam sukses në këto që i përmenda. Andaj, gjatë këtij pushimi do mundohem që në instagram të shpërndaj pjesë të preferuara të postimeve të kaluara, meqë me siguri ka shuuumë postime që nuk i keni lexu, e ndoshta mundeni me gjetë ndonjë me interes. Deri në (besoj që në Muajin Mars), mirëmbetshim. #SërishVjenMarsi Nëse rastësisht ndërkohë postoj ndonjë blog të ri (sepse kom bo aparat të ri omgg), mos më gjykoni që s’kom karakter. Ndodhë.

Bye almonds!! Ju uroj afat të suksesshëm të provimeve, mësim të mbarë; suksese në çkado që keni nisë me bo; pushim të mbarë nëse keni – pra gjithë të mirat në çkado që jeni duke bërë.

1 love.

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of