Home DecorHost NounouLifestyleTips & Tricks

Si Të Shtroni Dhe Zbukuroni Një Tavolinë Dimërore

Fjolla's Table

Nga Host NOUNOU Fjolla Tresi

Ajo që pëlqej më tepër këtë sezon dimëror janë drekat dhe darkat në ambient të ngrohtë familjar, gatimi i recetave të shumëllojshme, zbukurimi dhe shtrimi i tavolinës me aksesorë dhe dekore  unike.

Për të arritur një mbrëmje të bukur nuk është e  mjaftueshme vetëm gatimi i recetave. Po të bëjmë një shtrim të bukur, elegant dhe sa më unik do të paraqesim personalitetin tonë dhe kjo është një burim kënaqësie përpara të ftuarve.

Shtrimi i tavolinës është një kënaqësi që kthehet në pasion. Për të shtruar një tavolinë “magjepsëse” duhet të organizohemi një ditë para.

Për këtë tavolinë dimërore zgjodha dekore natyrale, dekore të punuara vetë me tonet e kuqe dhe të bardha të cilat do ti përshtaten temës së zgjedhur.

Më poshtë lexoni 5 këshilla dhe ide  si të shtroni tavolinën tuaj dimërore:

  1. Përdor mbulesë tavoline me ngjyrë të ndritshme

Së pari, zgjidhet mbulesa së bashku me pecetat. Unë kam përdorur mbulesën velvet (kadifeje) ngjyrë argjendi për të krijuar efekt të akullt. Pjatat dhe fjongot janë të kuqe, shtojnë atmosferën dimërore dhe janë një  kontrast i mirë i argjendit dhe të bardhës.

  1. Dekoro qendrën e tavolinës me dekore të bëra vetë.

Për zbukurimin e qendrës së tavolinës vendosni disa kuti të mbështjellura vetë dhe kavanoz qelqi për qiri me fjongo të njëjtë. Përdorni kuti me madhësi të ndryshme, mbështillni me letër të bardhë dhe të argjendtë. Për pamje më magjike në tavolinë nuk duhet të mungojnë dhe qirinjtë.

  1. Në qendër vendos vazo me degë ose lule të freskëta

Për zbukurim kryesor lulet kanë rëndësinë e tyre, mirëpo unë zgjodha degët me kokrra të kuqe të spërkatura me fije pambuku të cilat japin efektin e borës në tavolinë.

 

  1. Përdor peceta nga pëlhura

Pecetat e pëlhurës të bardha gjithmonë i japin klas tavolinës suaj. Unë kam përdorur peceta të bardha me një qendisje elegante e cila i jep një ngrohtësi kësaj tavoline.

  1. Zbukuro pjatën me një dekor të vogël

Mini dekoret kanë rol shumë të rëndësishëm. Pecetat e tavolinës mund ti mblidhni me një unaze me ngjyrat e tavolinës dhe të vendosni një mini dekor apo një lule sipas dëshirës. Nën pjatë vendosni një letër zbukuruese. E njejta letër zbukuruese është përdorur edhe në qendër të tavolinës nën pjatat dhe dekoret.

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of