Nga NOUNOU Dajana Dako

I dashur ditar…

19 Janar ora 06:00 jorgani që vërtitet tutje, e dëgjoj një zë gati si pëshpërië:

G – Ana zgjohu se ora 6!

A – Avioni niset në orën 10, çfarë të kam bërë që më zgjon kaq herët.

Dëgjoj derën që mbyllet lehtë e kthehem nga ana tjetër për të fjetur edhe 5 minuta. Hap sytë dhe marr telefonin në dorë, shof orën 07:30. Çohem, hap grilat dhe më hipën një qejf i madh, po shkojmë në Veneziaaaaa…

 

Vrapoj në kuzhinë ku gjej Gysin që po përgatiste  diçka për të ngrënë dhe e përqëfoj fort, ai gjithmonë ma bën mëngjesin gati.

Ora 08:30 nisemi për në aeroport. Oh, kush më njeh mua mund të imagjinojë dhe ekzaltimin tim në ato momente 😛 por ditar dhe ti më njeh, nuk kam ndryshuar shumë që nga kohërat e gjimnazit tek kjo pjesë 🙂

Nuk më kujtohet ora kur u thirr numri i fluturimit tonë, por më erdhën flutura në stomak. Mesa duket fluturat vijnë edhe kur s’ka puthje apo përqafime të ngrohta.

17A dhe 17B ishin vendet tona, unë u akomodova direkt tek dritarja, nuk doja të humbisja asgjë prej gjëje. Kështu jam unë, i përjetoj gjërat në maksimumin e mudshëm, nuk dua të humbas asgjë nga çfarë më ofron jeta.

12:00 dhe siamo arrivatiii a Venezia 😛

Pasi pata një moment me një prej punonjëseve në aeroport, premë biletat e autobusit dhe drejt Venezias së vjetër. Një Autobus me Wireless ku patjetër bëra nja dy postime për instagram se e dija që nuk do kisha kohë  të merresha aq shumë. Kishim prenotuar në AirBNB një shtëpizë të vjetër veneziane në qytezën e vjetër të Venezias. U takuam me Marinën, një zonjë e shkathët ku na ngjiti në katin e katërt të pallatit, pasi na shpjegoi çdo gjë lidhur me rregullat, na përshendeti dhe më pas u largua. Nga dritaret kishte një pamje të filmave të vjetër italianë, me rroba të nderura, më dukej çdo gjë kaq e bukur. Pasi sistemuam gjërat, nuk po durohej sa të zbrisnim. Ahh ditar, duhet të shofësh Ergysin sa i lirshëm është përtej kufijve, më kënaq :P. Një djalosh 31 vjeçar që vetëm buzëqesh duke shëtitur. Kur udhëtojmë e kuptoj sa shumë na mbyt rutina e kryeqytetit, po na merr gjithë energjitë e mira…

 

Pasi unë kam kërcyer në çdo rrugicë e çdo urë të ndryshme e kam kënduar në mënyrë të stonuar  That’ Amore të Dean Martin, mbërrijmë tek ura dhe kanali më i madh Rialto Bridge.

Pafund njerëz gati mund të humbisje. Sytë më shkonin tek ndonjë çift të moshuarish, kaq të fisëm, kaq sharmantë. Po një zotëri diku rreth të 70 më bëri aq përshtypje. I veshur me një trikuart ngjyrë ulliri dhe një prerje gati asimetrike, një kapelë ngjyrë kafe, çtë them, doja të ndaloja dhe ti kerkoja një foto, por nga frika mos më pandehte të çmendur e lashë të ikte 😛

Ecëm, u dashuruam për të miliontën herë, nja dy herë edhe u merzitëm për budalliqe sigurisht, dhe sa kalonim ndonjë urë, shiheshim në sy, buzëqeshnim njëri-tjetrit dhe duheshim përsëri. Kaq e thjeshtë…

20 Janar

U zgjova herët dhe me vrap dola në dritare. E pai pashë ato catitë e bukura e rrobat e nderura buzëqesha me vete: ‘’nuk paskësh qënë ëndërr’’

10:00 gati poshtë pallatit dhe kishim në plan të vizitonim çdo cep të atij qyteti ëndrrash.

Nuk di çfarë detajesh të tregoj më parë pasi çdo pëllëmbë është një vepër arti. Një kombinim ngjyrash, arkitekture, pastërti e ku di unë, një vend sikur nëpër libra. Pas mesdite pasi hengrëm drekën me pamje nga ura e Rialto-s, pikërisht aty gjetëm dhe një gondolier të lirë për të bërë xhiron e famshme me gondola. Gondolierët vishnin të gjithë bluza me vija bardh e zi dhe kapele kashtoreJ

Për sytë e mi ishte magji. Gondolieri ynë për rreth 30minuta kishte dhe një qenush në bord.

A – A mund të përkedhel?

Gondolieri – Jo ( e shoqëruar me një tundje koke)

Nuk jua shpjegoj dot sa keq mu thye zemra. Ai dridhej , ishte I vockël në trup. U mërzita në fillim sepse mu duk I pasjellshëm nga ana e tij. Pastaj me shpegoi gjithçka lidhur me qenushin. Ishte 17 vjeç, I shurdhët, I verbër dhe pak agresiv. Donte vetëm gondolierin pranë vetes, prandaj vinte dhe ai në punë me të 🙂

Duke vozitur, e duke na treguar historitë e Venezias dhe të urave në të cilat kalonim, minutazhi mbaroi dhe erdhi moment i pagesës e më pas u përshëndetëm.

Xhiro me gondola: CHECK  😛

Duke vazhuar xhirot, e duke kërcyer rrugëve u ulëm në një local aty pranë shtëpisë. Goxha të lodhur por shumë të kënaqur.

21 Janar

Kishim bërë plan që do vizitonim, Murano, Burano, Torcello. U zgjuam herët e u drejtuam drejt sheshit të San Marco. Pas 3 ditësh që kishim ardhur vërdallë, unë prap një “disaster” , jam një busull e prishur 😛

Premë biletat, u drejtuam drejt “ëater-bus” dhe e vivaaaa. U akomoduam në katin e dytë. Gabim. Unë ngriva së ftohti, temperaturat ishin 2-3 gradë më poshtë nga çfarë jam mësuar në Tiranë. Mbrapa kishim disa rusë dhe kureshtja nuk më linte pa degjuar biseda për mua të pakuptimta edhe pse veshët nuk I ndjeja nga të ftohtët 😛 tipike apo jo 😛

Arritëm në Murano, vizituam kompaninë ku prodhohej qelqi, më pas shkuam në Torcello, e më pas në Buranooooooo ( ishulli i peshkatarëve).  Një ishull si për kukulla. U dashurova. Ngjyra, pastërti, qetësi, ahh. Sikur ta kishim organizuar në mënyrë që të flinim një natë atje.  Pasi u marrosa rrugicave, shtëpitë dukeshin kaq të ngrohta.

G – do jetoje ketu?

A – Po tallesh? Unë mund të jetoj kudo ku ka ngjyra dhe rrethuar nga deti.

Fun Fact: kudo ku kemi udhëtuar kam bërë video të ndryshme dhe gjëja  e përbashkët unë duke bërtitur rrugëve: ( unë mund të jetoj këtu :P)

 

Dita mbaroi aq shpejt, u ulëm diku për të ngrënë “darkën e fundit”

Në kthim kemi kompozuar një këngë hip-hop që uroj që një ditë t’ja tregoj botës . Too funny 😛

 

22 Janar

Kthimi. Pak trishtim por s’mund të mohoj shijen e mrekulluashme që na la Venezia e dashurisë.

U nisëm nga ora 13:00. Të dy e shijuam edhe kthimin. Si gjithmonë. Kur mbërritëm në shtëpi, u pamë në pasqyrë dhe pa folur e kuptuam sa mirë na bëri ky udhëtim. E kur shof sytë e qeshur të shokut tim, zemra ime mund të shpërthejë nga lumturia.

Udhetimet janë motive e prandaj jemi duke punuar ( sa pa u bërë me një bebe të vockël 😛 ). Që nga shtatori i kaluar kam hapur dhe një kumbara ( ose e njohur botërisht si kasë kursimesh 😛 por unë i them kumbara njëlloj si mami im, kam dëshirë ti ngjaj asaj 🙂

E motivohem aq shumë, e mund të them që  mezi pres të vijë vera ta hap. Le të shofim ku do na çojë kumbaraja këtë verë 😛

E unë s’mund të rri pa I bërë vetes një pyetje: Sa dhe çfarë I duhet një njeriu për të qënë i lumtur? 

Pas shumë uljesh dhe ngritjesh, mund të them që sytë e qeshur të njerëzve të dashur më bën të lumtur, e nëqoftë se unë kam gisht në ata sy që qeshin, lumturohem dyfish.

 

Po e mbyll me një përaqfim

Sinqerisht, Ana

 

 

 

Tags : featured

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
furtdsolinopv Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
furtdsolinopv
Guest

I¦ll immediately grasp your rss as I can not to find your e-mail subscription hyperlink or e-newsletter service. Do you have any? Please permit me understand so that I may just subscribe. Thanks.