Çenkuela HasaFitnessHealthLifestyle

Si Të Hedhim Hapin e Parë Drejt Një Stili Të Shëndetëshëm Jete

Fitstation

Nga NOUNOU Çenkuela Hasa

Hi Nounou girls!

Unë jam Çenkuela një healthy lifstyle bloger dhe ky është shkrimi im i parë në Nounou. Si është të jetosh një jetë të shëndetëshme? Padiskutim është investimi më i mirë që mund të bëjmë për shëndetin, për pamjen dhe për fizikun tonë. I besoj shumë shprehjes, bëje trupin tënd veshjen më të bukur. Kjo kërkon përkushtim, kohë dhe disiplinë, por ne të gjitha mund të marrim maksimumin e një fiziku duke u bazuar në genet tona. Dua ta lidh me eksperiencën time personale, po po sepse vetëm kështu do ju tregoja si mund ti jepni jetës tuaj më shumë kuptim. Para disa kohësh unë isha një njeri me disa kilogramë mbi peshë që bëja një jetë me nê intenerar të tillë punë, shtëpi dhe familje. Pasi unë jam e martuar, dhe një mami ë lumtur e një djali 3 vjeç. Gjithçka nisi me një dëshirë për të ndryshuar stilin tim të jetës dhe për të hequr ato kile, por asnjëherë nuk e kisha menduar se një ditë eksperiecën time do e konkretizoja duke patur një blog healthy lifstyle. Ja dola me veten, ja dola të krijoj një stil jetë dhe një trup me muskuj, ja dola midis 100 angazhimeve, ja dola edhe pse një mami. Të gjitha mund të ja dalin sepse femra ka brenda vetes fuqi që shpesh herë as ajo vetë nuk i di që i zotëron. Në fakt as unë nuk e dija që mundesha të bëja kaq shumë gjëra pasi gjithmonë justifikohesha me faktin që nuk kisha kohë, por kur testova forcën time kuptova që “ koha” është një element në favorin tonë kur e përdorim me zgjuarësi.

Por si mund ta nisi gjithësecili një rrugëtim drejt një stili jete të shëndetëshëm? Hapat janë graduale, ti fillon të tregosh më shumë kujdes, fillon të lexosh edhe të pyesësh më shumë për ushqimet që ha. Fillon mban përgjegjësi për trupin tënd duke e dashur më shumë. Në këtë shkrim unë po ju tregoj 2 hapat më kryesore që të çojnë drejt një jete më të mirë dhe sigurt.

Filloni ndryshimin me një shëtitje

Jetë e shëndetëshme do të thotë të jesh selektive në ato çfarë ha, çfarë bën, ka të bëjë pikërisht me zgjedhjet e përditëshme që bëjmë. Pyeteni veten çfarë do zgjidhnit në një pasdite, një kafe në barin tuaj të preferuar apo një shëtitje në natyrë? Unë preferoj një shëtitje edhe pse e di që do lodhem por një shëtitje është e dobishme dhe jo kohë e harxhuar. Nëse doii të ndryshoni stil jete fillojeni me një shëtitje, natyra është vendi ku ne marrim inspirimin. Niseni me një ecje 60 minuta në ditë pastaj me kalimin e kohës ecjen alternojeni me vrap.

Ngatërrohet shumë qëllimi se pse një njeri duhet të bëj aktivitet fizik. Aktiviteti fizik nuk realizohet vetëm me qëllimin për të humbur kilogramë apo për tu dukur bukur. Është stili i jetës, ajo që ju përmenda më sipër. Një shëtitje përveç se do të ndihmonte të mbanit trupin në formë, do ju ndihmonte të largonit stresin, të keni një sistem kardiovaskular dhe frymëmarrje më të mirë. Pra vetëm me një shëtitje që mund ta bëni kudo dhe kurdo, ju i bëni mirë brenda dhe jashtë vetes tuaj.

Hani pastër

E keni dëgjuar më parë shprehjen të hash pastër. Kjo është nga shprehjet më të njohura të njerëzve që bëjnë dhe janë të pasionuar pas fitnessit pas stilit të shëndetëshëm, “eat clean, train

dirty”. Të hash pastër do të thotë të bazohesh në natyrë, në ngjyra, të qëndrosh larg ushqimeve të përpunuara. Të hash mirë apo të mbash regjim duhet ta bësh në fillim duke kënaqur organizmin tënd, duke ngrënë çdo lloj ushqimi që trupi të kërkon por duke patur parasysh sasinë, sepse sasia është një nga pikat që ne gabojmë më shumë. Trupi ka nevojë për të gjithë makronutrienët, proteina, vitamina, minerale.

Vaktet duhen ngrënë të gjitha duke mos anashkaluar asnjë vakt. Në fillim unë nuk konsumoja asnjëherë mëngjes por tani ai është një vaktet që shijoj më shumë. Nëse hani mëngjes dita juaj do të nisë me energji.

Ushqimi luan rolin kryesore të asaj çfarë jeni. Nëse shikoheni në një pasqyrë dijeni se 80% jeni imazhi ushqimit tuaj dhe 20% jeni pasqyrim i aktivitetit fizik, prandaj mendohuni dy herë për çdo gjë që hani.

Unë këtu po mbyll këtë shkrim prezantues që pata me ju, duke ju premtuar se këtë verë do punoj që të jeni më fit se asnjëherë.

Përqafime Çenkuela

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of