Home DecorHost NounouLifestyleTips & Tricks

4 Ide Dhe Frymëzime Për Një Tavolinë Romantike Plotë Dashuri

Fjolla's Table

Nga Host NOUNOU Fjolla Tresi

I adhuroni rastet speciale dhe jeni të mendimit se dashuria duhet festuar në vendin më intim dhe romantik: në shtëpinë tuaj!

Për mendimin tim nuk ka gjë më të bukur se të pregatisësh darkën apo drekën e Shën Valentinit për më të dashurit tuaj. Dekoracionet romantike luajnë rolin kryesor dhe sjellin në shtëpi të gjithë romantizmin e kësaj feste duke ju bërë të përjetoni mbrëmje të paharrueshme.

Nëse keni vendosur të kaloni mbrëmjen me një darkë romantike në shtëpi apo ata që kanë vendosur të kthejnë këtë ditë romantike të vitit në një ditë argëtimi në familjen tuaj duke bërë zbukurime me zemra me letra me ngjyrë me fëmijët, ja disa ide nga ku mund të merni frymëzim.

  1. FINESË NË TAVOLINË

Kombinoni rozën me një mbulesë bardh e zi dhe krijoni një tavolinë elegante dhe shik. Një zbukurim në qendër të tavolinës plotë lule në ngjyra pastel dhe disa qirinj të bardhë do të kompletojnë tavolinën tuaj .


 

  1. TAVOLINË ME SHIJE

Nëse doni të shfaqni anën tuaj romantike dhe të krijoni një tavolinë elegante dhe të rafinuar zgjidhni detaje rozë, ngjyra të buta dhe shtoni aksesorë me ngjyrë floriri .Ja si ta dekoroni me shije tavolinën e Shën Valentinit për ju dhe miqtë tuaj.


 

  1. PASION NË TAVOLINË

Ngjyra dominuese është e kuqja, pasi ajo simbolizon dashurinë dhe pasionin. Përdoreni atë për të dekoruar tavolinën tuaj në cift.Shtoni disa forma zemre, lule të punuara nga letra ose lule natyrale, qirinjë dhe shijoni këtë ditë me partnerin tuaj.

 



 

  1. TAVOLINË FAMILJARE

Nëse adhuroni gjërat e bëra vetë, mund të argëtoheni duke dekoruar tavolinën e Shën Valentinit me materiale të ndryshme. Mund të prisni kartona në formë zemrash, ose me copë të kuqe apo letre mund të krijoni peceta të bëra me dorë.

 



 

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of