Artiona MuçollariBeautyLifestyleSkincare

Rëndësia e Rutinës Për Kujdesin E Lëkurës

Artiona Muçollari

Nga NOUNOU Artiona Muçollari

Çdo gjë fillon nga rutina!

Me kalimin e viteve çdo njeri, grua apo burrë, po vetëdijësohet për kujdesin e lëkurës. Sa më herët të filloni të keni një rutinë, aq më mirë është, dhe aq më shumë do t’iu falendërojë lëkura.

“Kujdesi për lëkurën në të 20-tat do t’iua tregojë në të 40-tat”

Shumë e vërtetë kjo shprehje, apo jo?

Shumë nga ne fillojmë të kujdesemi atëherë kur kemi probleme si akne, apo fytyreë shumë të thatë, sensitive, ose kur të na dalin rrudhat e para. Por, ky është gabimi i parë.Trajtimi i fytyrës duhet të fillojë që të parandalojë këto probleme.

Për këtë vendosja e një rutine në bazë të tipit të lëkurës suaj është e rëndësishme. Do t’ju ndihmojë të mirëmbani lëkurën, gjithashtu dhe të parandaloni problemet.

Vendosni disa hapa që ju i keni për mbarë dhe ndiqini ato.

LARËSI

Hapi i parë dhe një nga më të rëndësishmit – pastrimi i fytyrës!

Ç’kuptim do kishte përdorimi i serumeve apo kremërave kur një lëkurë nuk është e pastër?! Pastroni fytyrën nga papastëritë e ditës, make up dhe produktet që keni vendosur. Këto të fundit mund të bllokojnë poret duke shkaktuar akne. Pastrimi në mëngjes ndihmon në menaxhimin e yndyrës, ndërsa në darkë parandalon dehidratimin. Gjithashtu, pas pastrimit produktet e tjera që do vendosni do penetrojnë më mirë.

E dini që të flini me make up e plakë lëkurën 8 hërë më shumë?! Rikujtojani vetes këtë çdo darkë nëse ndiheni të lodhur për tu çuar nga divani dhe të shkoni në banjë të pastroni fytyrën. Gjithashtu, nëse dilni në party, mund të lini gati larësin në një vend të dukshëm për tu kujtuar kur të ktheheni.

TONIKU

E dini që pH e lëkurës është 5.5?! Duke qenë se larësit në përgjithësi janë alkalin (pH më të lartë se 7) toniku ndihmon në balancimin e pH-së, minimizon poret. Toniku i Ëitch Hazel nga Bees & Trees është nga më të rekomandueshmit, duke qenë se balancon yndyrën dhe minimizon poret.

TRAJTUESIT

Mosha të ndryshme kanë nevojë për produkte të ndryshme. Pëe shembull, një lëkurë akneike kërkon produkte anti akne, ndërsa një moshë më e madhe do të trajtojë rrudhat, e për këtë nevojiten produktet anti aging.

Për trajtimin e akneve zgjidhni produkte që përmbajnë benzoyl peroxide, azelaic acid, alpha hydroxy acid(AHAs), salicylic acid, sulfur, retinol.

Tek produktet anti aging zgjidhni ato që përmbajnë retinol, hyaluronic acid, vitamin C, vitamin E, peptide, niacinamide.

Në përgjithësi kur trajtojmë lëkurën produktet përdoren në darkë.

MBROJTËSI I DIELLIT

Këtu fillon problemi më i madh. Shumë njerëz mendojnë se duhet vendosur vetëm në verë, por harrojnë që dhe në dimër ka rreze!

Kremi i diellit është një tip barriere mbrojtëse nga rrezet e diellit, po ashtu edhe nga pluhurat e ditës.

Rrezet UVA janë ato që demtojnë dermën, më saktë kolagjenin dhe elastinën duke shkaktuar plakjen, gjithashtu janë rrezet që shkakojnë kancerin e lëkurës. Ndërsa rrezet UVB janë ato që shkaktojnë djegiet dhe nxirjen. Pra, le të themi që rrezet UVA janë gjatë gjithë vitit dhe për këtë aplikoni SPF çdo mëngjes 20 minuta para se të dilni nga shtëpia.

EKSFOLIUESIT / MASKAT

Të paktën një herë në javë bëni maska në shtëpi, gjithashtu bëni scrub për të pastruar qelizat e vdekura. Lëkura do marrë frymë më lirshëm dhe do furnizohet me oksigjen.
Lëkura do duket më e pastër & me ‘glowing’.

Këto janë disa nga hapat qe mund të vendosni për veten tuaj që të keni lëkurën që ju dëshironi.

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of