InspirationLifestyleRona Nushi

Si Sipërmarrëse Kam Mësuar Që…

Bees & Trees

 

Nga NOUNOU Rona Nushi

1) Idetë më të mëdha janë origjinale, që të vijnë nga koka jote.

2) Për të pasur ide origjinale e gjigante duhet të jesh kreativ.

3) Për të qënë kreativ duhet ta njohësh veten.

4) Për ta njohur veten duhet të kalosh kohe me të. Jo një ditë, as një javë, p​or të jetosh vetëm, vite e vite.

5) Kur do kalosh kohë me veten do provosh gjëra të reja që nuk ti kanë mësuar në shkollë dhe që të rrisin më shumë.

6) Kur të rritesh (mendërisht) do kesh më pak nevojë të flasësh e më shumë të mendosh.

7) Kur të mendosh më shumë do të të ikë​ nevoja të ekspozosh të mirat materiale e të arsyetohesh tek njerëzit dhe do të të rritet nevoja të ndjesh e jetosh momentin.

8) Kur të​ flasësh më pak, do punosh më shumë.

9) Kur të punosh më shumë, puna do flas​ë​ për ty.

10) Kur të flasë puna për ty, do takosh njerëz të mëdhenj dhe njerëz mendjengushtë.

11) Kur ​të​ takosh njerëz të mëdhenj, do kuptosh sa modest, të thjeshtë e fjalë pak janë.

12) Kur të​ takosh njerëz mendjelehtë do kuptosh sa të zhurmshëm, sipërfaqësor e mbivlerësues janë.

13) Gjatë rrugës do kuptosh që sado pozitive të jenë ​qëllimet e tua e sa më brënda shtegut tënd të jesh duke ecur, gjithmonë do ketë njerëz që pozitiviteti yt do i​ pengojë (ata që akoma nuk kanë arritur në pikën 3 të ​kesaj liste dhe do kenë kohë të bëjnë zhurmë brenda shtegut tënd).

14) Por ti e ke kuptuar që puna të rrit dhe fjalët s’të çojnë larg. E njerëzit më të suksesshëm i shtyn para besimi në gjëra të mëdha, e ata që besojnë në fjalët e vogla ​do​ ngecin tek lartësia e atyre fjalëve, aty diku poshtë​, shumë​ poshtë.

15) Kështu, duke punuar do arrish ti vlerësosh gjërat më mirë, të kuptosh e të mirëkuptosh. Do kuptosh që punë me turp nuk ka, por ka turp në nënvlerësimi pune.

16) E kur ta kuptosh këtë, do afrohesh më shumë me njerëzit më të pafat, të varfër financiarisht, por të pasur në shpirt. Atëherë do mësosh…

17) Do mësosh që ka diçka të përbashkët në mes të njerëzve të mëdhenj e gjeni të punës se tyre që bota i njeh dhe atyre më të varfër e me plot sakrifica: URTËSIA, MIRËSIA DHE MIRËKUPTIMI.

18) Dhe ky mësim do të të mbajë me këmbë në tokë edhe kur banka të të rëndojë më shumë e gazeta të të belbëzojë.

 

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of