Artiona MuçollariBeautyLifestyle

Rrezet e Diellit – Dashuri Apo Urrejtje?

Artiona Muçollari

Nga NOUNOU Artiona Muçollari

Le të flasim për rrezet e diellit.

Dhe jo në kuptimin që dëshironi ju, më vjen keq. Kur mendon për rreze dielli mendon plazhin, detin, rërën, dallgët apo si të nxihemi per një ngjyrë të bukur.

Por aq shumë sa e duam diellin aq shumë duhet të ruajmë lëkurën.

Le të kuptojmë pak nga na vjen ngjyra e lëkurës?!

Ta bëjmë të thjeshtë: epiderma është shtresa e jashtme e lëkurës dhe aty ndodhen melanocitet që prodhojnë melaninën, pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës, syve dhe flokëve. Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e melaninës, me anë të enzimës tyrosinase që stimulon melanocitet.

Numri i melanociteve është i njëjtë për cdo njeri por prodhimi i melanins është i ndryshëm për këtë dikush nga ne ka ngjyrë më të errët ose më pak të errët.

Rreziku për kancer të lëkurës rritet nga akumulimi i rrezeve të diellit, sepse dëmtojnë ADN-në.

– Vetëm 33% e popullsisë përdor krem dielli.

– Më shumë se 90% e kancerit te lekurës shkaktohet nga ekspozimi në diell.

– 90% e plakjes së lëkurës vjen nga ekspozimi në diell.


Llojet e rrezeve

Së pari rrezet jane më të forta kur :

– reflektojnë në ujë, borë, rërë

– në lartësi te lartë (male)

Jo të gjitha rrezet janë njësoj. Ato ndahen në UVA & UVB. Por, ku është ndryshimi ndërmjet këtyre rrezeve?!

U VA

– Gjatësia e valëve është më e gjatë dhe penetrojnë deri në dermë(një nga shtresat e lëkurës ku ndodhet kolageni&elastina).

– Përbëjnë 95% të rrezeve, dhe janë të pranishme gjatë gjithë vitit (edhe nqs nuk ka diell).

– Shkaktojnë dëmtime në ADN nga radikalet e lira,dhe kjo con ne kancer të lekurës.

– Këto rreze gjithashtu shkaktojnë rrudha dhe plakjen e parakohshme.

– UVA penetron dhe ne xham, që do të thotë edhe nqs jeni brënda jeni përsëri të

ekspozuar (edhe ne dimer madje).

UVB

– Gjatësia e valëve është më e shkurtër, por më e fortë.

– Valet kanë frekuencë më të lartë dhe për këtë kanë më shumë energji.

– Këto jaë rrezet që shkaktojnë djegje(per shkak të energjisë të lartë).

– Por janë edhe rrezet që ndihmojnë në nxirje gjatë verës.

– Jane më të forta në verë.

Cfarë do të thotë Spf 30 apo 50?!

SPF=Sun Protection Factor

Spf 15 mbron 93% nga rrezet UVB Spf 30 mbron 97% nga rrezet UVB Spf 50 mbron 98% nga rrezet UVB. Kur të zgjidhni kremin kundër diellit këkrkoni per ‘broad spectrum’. Kjo do te thotë që është kundër rrezeve UVA&UVB.

Përbërësit

Kemi përbërës fizik & kimik

– 2 nga përbërësit fizik janë : oksid zinku dhe dioksid titanium, ndryshe quhen dhe përbërësit mineral. Këto reflektojnë rrezet nga lëkura.

– Përbërësit kimik krijojnë një shtresë të hollë në sipërfaqe duke absorbuar rrezet pa penetruar në lëkurë. Psh: oxybenzone, cinoxate, homosalat, avobenzone, octisalat, octocrylene.

Por, në pergjithësi këto përbërës gjenden së bashku në një krem dielli që të bëjnë të mundur mbrojtjen nga 2 llojet e rrezeve. Pra, besoj se kuptuat nga ky artikull qe kremi i diellit është një domosdoshmëri në rutinën tuaj, dimër apo verë.

Aplikojeni çdo mëngjes 20 minuta para se të dilni nga shtëpia. Mund të përdorni hidratuesin, kremin e diellit pastaj make up-in. Riaplikojeni cdo 2-3 orë.

 

Tags : featured

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
KSA Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
KSA
Guest

At thіs time I am going to do my breakfast, ԝhen having
my breakfast ϲoming yet aցain to reaⅾ fսrther news.