Edit KapcariFoodHealthLifestyleVegan

Mirëmëngjes Përtacë, Kjo Recetë Është Për Ju: Smoothie I Gjelbër

Vegan Inspired Vibes

Nga NOUNOU Edit Kapcari

 

Zakonisht mëngjeset e mia kane tërshërën si kryefjalë përderisa është e paketuar në vlera ushqyese dhe energji dhe do shumë pak kohë për tu bërë. Në fundjavë unë zgjohem më me nge por dhe sillem tre orë në kuzhinë duke u munduar të kuptoj cfarë më hahet. Këtë fundjavë gjithë përtesë vendosa të bëj smoothie.

Nxora sallatën që kishte një javë në frigorifer, pak gjethe kale, ca banane te pjekura, mollë dhe një gjysëm avokado që me kishte tepruar nga dita e mëparshme.

Për saktësi, pavarësisht se unë nuk i pëlqej matjet e gramaturat në kuzhinë (faaare, po fare), po rëndis përbërësit:

 

  • 4 banane të pjekura
  • 3 mollë mesatare të kuqe
  • 100ml qumësht lajthie jo te ëmbëlsuar
  • 300gr sallatë e gjelbër
  • 50gr kale (tip lakre e gjelbër e errët)
  • 1/2 avokado


Te gjithë përbërësit i miksojmë në blender. Nga eksperiencat e mëparshme mu kujtua të shtoj fillimisht qumështin, pastaj çdo gjë në trajtë gjetheje, e përbërësit e tjerë në fund që të krijohet pak gravitet e miksimi te mos ngecë si proçes. Dhe po ngeci, do ndalim blenderin, do përziejmë përbërësit dhe whoala.

Meqë unë s’rri dot pa lënë ca këshilla në çdo recetë, smoothiet janë një mënyrë e mirë për të paketuar disa përbërës të shëndetshëm në një vakt. Bëhet shpejt dhe mund të merret në dorë në një mbajtës të madh çaji e të vijohet me aktivitetin ditor.

Gjithashtu është mënyrë shumë e mirë të “fshehësh” disa përbërës shumë të shëndetshëm që s’është se kanë shije përrallore, me të tjerë me të shijshëm. Lista ime e zezë e përbërësve që “fsheh” zakonisht në smoothie: spirulina, green matcha, farat e lirit dhe chia. Kjo do ishte shumë mirë për fëmijët që ju bëjnë naze ushqimeve të shëndetshme.

Besoj se është alternativë e mirë mëngjesi dhe nëse përdor fruta të ndryshme nuk bëhet kurrë i mërzitshëm.

Nga ana tjetër smoothie e dembelos pak aparatin tretës meqë ia kalon trupit ushqimet gjysëm te shpërbëra. Që të evitoj paksa këtë anë jo shumë fitimprurëse për organizmin, unë e përtyp pak në gojë duke vënë në punë muskujt e gojës e enzimat tretëse të pështymës që ti jap dhe kohë trurit ta trajtojë si ushqim solid smoothien e jo si pije.

Unë urrej pastrimin e blenderit pas çdo përdorimi se duhet shpërbërë i tëri në copëza që duhen pastruar veç e veç, pastaj për siguri dhe një herë në lavastovilje e në fund duhen ri-asembluar.

Sidoqofte, jam në bisedime e sipër që këtë punë t’ia delegoj bashkëshortit, se ai si gjithë çunat vdes për lego e gjëra.

 

Mos harroni të kujdeseni për veten! Edit’h

 

Nounou Edit Kapcari

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of