Arjena DuçiFashionInspirationLifestyle

Pra Vajza, Mbështeteni Njëra-Tjetrën, Por Këtë Herë Sinqerisht!

That Wild Flower

Nga NOUNOU Arjena Duçi

Nëse ka diçka që ne vajzat duhet ta ndalojmë menjëherë është xhelozia!

Vërtet vajza… Pse? Pse duhet të flasim keq për njëra-tjetrën? Pse nuk frymëzohemi nga femra që kanë arritur t’i realizojnë ëndrrat me forcat e tyre, por i shajmë e ofendojmë teksa pimë kafe? Pse nuk themi “Sa e bukur është X vajzë” në vend të “Po sa operacione ka bërë ajo, nga mos jetë e bukur”? Pse nuk i admirojmë zonjat e zonjushat që po ecin para, në vend që të hedhim baltë mbi to e punën e tyre?

Pse bëjmë objekte bisede femra që as nuk i njohim e nuk e dimë se çfarë kanë kaluar në jetë? Pse çojmë “zemra” në çdo foto e i bëjmë komente të bukura në rrjete sociale njëra-tjetrës  e të nesërmen bëjmë sikur nuk njihemi? Pse jemi xheloze e bëjmë krahasime me gjininë tonë gjatë gjithë kohës? Pse nuk gëzojmë për vajzat që na rrethojnë?

Mjaft me kaq! Le ta mbështesim njëra-tjetrën vërtet! Të kërkojmë këshilla nga vajzat e suksesshme e jo t’i ofendojmë ato! Të bëjmë mirë e të ndihmojmë ku kemi mundësi sepse çdo e mirë kthehet. Universi gjithmonë na shpërblen në kohën e mënyrën e duhur. Të komplimentojmë njëra-tjetrën!  Të komentojmë nëpër rrjete sociale vetëm kur e ndjejmë e jo sepse duam komente në kthim! Të veshim bluza me fjalën “Feminist” apo të shkruajmë nëpër foto “Girls support girls” nëse vërtet jemi të tilla dhe e bëjmë këtë gjë e jo për t’u dukur “cool”!

Pra vajza, mbështeteni njëra-tjetrën, por këtë herë vërtet e sinqerisht!

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of