Home DecorLifestyleRonilda Dedvukaj

E Bardha Në Interier

Ronilda Dedvukaj

Nga NOUNOU Ronilda Dedvukaj

Për ju që preferoni të bardhën në interier për sensin e relaksit dhe të purizmit që të jep, por keni frikë se mbizotërimi i saj mund të japë pak atë “ndjesinë e spitalit” ose “të parajsës” kam disa këshilla të vlefshme sesi të krijojmë kontraste harmonike me anë të materialeve apo ngjyrave, gjithmonë duke ruajtur “ndjesinë e të bardhës”. Shëmbulli konkret në të cilin do të bazohet analiza jonë është shumë i dashur për mua, pasi është shtëpia e shokëve të mi Mariam dhe Kristjan, të cilët jetojnë në Berlin.

Le të imagjinojmë një interier me mure të bardha dhe laminat në ngjyrë kafe të çelët të cilin do ta konkretizojmë në shëmbullin e mëposhtëm.Tani duhet të shtojmë dalë ngadalë mobilje, ndriçues dhe aksesorë arredimi.

 

Hyrja

Mobilje këpucësh me aksesorë metalikë të errët + skicë minimal e korrnizuar me të zezë + vazo dhe mbajtëse qirinjësh argjendi+ ndriçues bronxi i varur në një litar të zi.

 

 Zona living

 

 Katër librari të holla e të gjata të vendosura ngjitur me njera tjetrën krijojnë iluzionin e një rafti të madh për libra dhe në të njëjtën kohë ju japin lirinë që t’i kompozoni si të doni në të ardhmen. Në këtë rast janë librat me kopertinat e tyre me ngjyra që bëjnë “thyerjen” e të bardhës.

Tavolina në ngjyrë kafe të errët me këndet e lakuara është në harmoni me ndriçuesin e sheshtë ndërsa karriget me ulëset dhe mbështetëset në ngjyrë pana të çelët bëjnë ndërmjetësimin me ngjyrat e çelëta që mbizotërojnë. Struktura e karriges është e të njëjtit material dhe ngjyrë me tavolinën pikërisht për t’u lidhur me këtë të fundit.

Dy piktura me forma gjeometrike i japin elegancë dhe i përshtaten stilit modern të kësaj shtëpie.

 

Zona e ndenjes është kompozuar nga një divan me copë kadife ngjyrë blu, një mobilje e gjatë dhe e ulët e bardhë si dhe një tavolinë me strukturë metalike të zezë mbi të cilën është pozicionuar një rrafsh i rrumbullakët dhe i lëmuar cimentoje. Është thelbësore në këtë rast prezenca e një vetrate të madhe që njëson me dritën mobiljet e bardha duke përqëndruar vëmëndjen tek elementet e ngjyrosur dhe detajet.

 

Këndi i TV ? Mund të evitohet!

Nëse e përdorni shumë pak televizorin pasi telenovelat dhe programet politike ju lodhin kokën, atëherë mund ta zëvendësoni me një projektor. Pra për të pasur“një kinema” në shtëpi mjafton vetëm një faqe e lirë muri dhe normalisht një linjë interneti 🙂

Nëse ke vendosur për një bazë të bardhë për shtëpinë tënde mos ki frikë të luash me ngjyrat dhe materialet sepse rezultati final do jetë gjithmonë ajo atmosfera relaksuese dhe frymëzuese që kishe imagjinuar !

 

Tags : featured

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
furtdso linopv Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
furtdso linopv
Guest

As a Newbie, I am continuously exploring online for articles that can be of assistance to me. Thank you