Çenkuela HasaInspirationLifestyle

Mos u Frikësoni Të Bëheni Nëna, Mëmësia Është Instikt Dhe Jo Trend

Nga NOUNOU Çenkuela Hasa

Mos u frikësoni të bëheni nëna, mëmësia është instikt dhe jo trend

Sot është 8 marsi, dita e femrës. Padiskutim doja të uroja të gjitha femrat gëzuar. Por jo vetëm kaq do doja sot të flisja për femrën si nënë. Unë jam një nënë dhe kur mora këtë emër isha një studente që sapo diplomohesha. Në fakt e kujtoj si sot ditën e prezantimit të diplomës unë dhe petagogia ime udhëheqëse ishim të dyja shtatëzane. Kjo nuk ishte një shtatëzani që erdhi në kushtet më të mira, unë dhe bashkëshorti im aktual bashkëjetonim nuk ishim të martuar, ashtu si prindërit do donin, ishim shumë të rinj dhe jo në kushtet më të favorshme ekonomike për tu bërë prindër. Por unë e prita këtë lajm me gëzimin më të madh. Nuk e vura në dyshim nëse doja ta merrja emrin “nënë” apo jo. Patjetër që doja. Edhe në ato momente ti ndjen se rritesh menjëherë, bëhesh menjëherë më e përgjegjëshme. Kur bëhesh nënë ti nuk e di si rritet një fëmijë por kur mamia të vë në krahë bebin tënd ti ndjen se bëhesh me krahë. I mëson të gjitha, të duket sikur je femra më me eksperiencë në botë përsa i përket mëmësisë. Do thoni kaq e lehtë paska qenë? Jo ka qenë shumë e vështirë. Netë pa gjum, trupi im nuk ka qenë kështu me muskuj si tani, kam qenë shumë larg pamjes së sotme. Ti nuk del dot më si dikur me shoqërinë,madje as me bashkëshortin marëdhëniet nuk janë si dikur, marrin tjetër formë. Por ti përshtatesh. Një femër është një magji. Mënyra si ajo sakrifikon për familjen është mrekulli. Fëmija është bekimi më i madh që zoti ka dhënë për femrën. A ka lumturi më të madhe se përqafimi i fëmijës tënd. Kur të thotë, të kam zemër mami. Më besoni nuk ka. Nuk ka gjëra të lehta por vetëm të vështira dhe të bukura. Dhe ne femrat jemi krijuar për të sfiduar vështirësitë. Mos kini frikë të bëheni nëna. Vitet ikin dhe fëmija është e vetmja dashuri e përjetëshne dhe e vërtetë. Mikeshat e sotme që ju thonë “nuk është në modë të jesh nënë në moshë të re” nuk do jenë aty pas ca vitesh kur të keni nevojë për një përqafim. Unë jam një nënë dhe po ju them edhe juve ashtu si mua më thoshte nëna ime: “Do ta kuptoni kur të bëheni nëna çdo të thotë të jesh nënë.”   Nuk është aq keq sa diskutohet nëpër tavolina të rinjsh, jeta juaj nuk mbaron përkundrazi aty fillon. Më shikoni mua. Mos u frikësoni të bëheni nëna, mëmësia është instikt dhe jo modë.

Gëzuar nga një Nounou mami Cenkueala

 

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of