InspirationLifestyleRonilda Dedvukaj

Vrit Paragjykimet, çliro Veten, Ndihu Femër

Ronilda Dedvukaj

Nga NOUNOU Ronilda Dedvukaj

 

Një realitet si ky i Shqipërisë, ku pretendimi i barazisë gjinore konsiderohet si feminizëm, kërkon që ju të filloni të mendoni si feministe që në momentin e parë të lindjes së mendimit në trurin tuaj. Të jesh feministe nuk do të thotë aspak ta shohësh femrën si superiore apo ta ngresh atë në piedistal përmes shtypjes së figurës së mashkullit, është thjeshtë pretendim për barazi gjinore. Nëse ky pretendim ofendon dikë atëherë është problem i tij JO i juaji!

Ama në shumë raste janë femrat që bëjnë vetë diferencime banale te tipit: “ky profesion është për meshkuj; kjo makinë është e vogël fiks për femra; normalisht që mashkulli paguan kafe, dreka e darka se çfarë mashkulli është pastaj, ngjyra lejla nuk është per meshkuj, çfare femre është ajo që e lë burrin të hekurosë, çfarë burri është ai që nder rrobat dhe bën punë shtëpie, ajo pinte alkol si burrë, ai pinte cigare të holla si femër, çfarë janë këto pije femrash; burri mban familjen ekonomikisht; të jesh kurvar është nder të jesh kurve është turp; mos bëj thashetheme si grua; ai qante si femër etj”  . Në këtë rast jeni ju që ushqeni diferencimet edhe kur dalin nga goja e një personi tjeter dhe nuk i kundërshtoni.

Nuk mund të presësh nga një shoqëri mendje mbyllur të të japë atë që të takon, duhet të dish ta marrësh vetë me çdo kusht!

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of