Kristiana MihaniNounou

Kristiana Mihani

Nji Lule Diellit

Kristiana asht’ nji klishe prej andrrash t’pabotume, e t’mbylluna n’sirtare prej thuajse nji jete!

Po për ta bërë më të thjeshtë dhe pa metafora, Kristiana është një vajzë 23 vjeçare, e apasionuar pas librave dhe që dashuron të shkruaj.

Ëndrra e saj është të bëhet një shkrimtare e mirë, dhe hapat e parë për t’u vënë në konakt me lexuesin, kanë qenë përmes blogut të saj, njilulediellit.com

Ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës, dhe aktualisht është në vitin e fundit të studimeve master, në profilin “Studime të vjetra shqipe”.

E quan bekim lidhjen që ka me letërsinë dhe ka qenë pikërisht kjo çfarë e ka shtyrë drejt kësaj dege.
Për të lidhja me të shkruarin është diçka që shkon përtej fjalëve që thuhen me metafora dhe epitete, dhe qëndron si diçka që i përket shpirtit. “Kur bota duket se nuk do të t’i dëgjojë ndjenjat që do t’i bërtasësh, shkrimet duket se e bëjnë.”

Kristiana do të ndajë më ju në NOUNOU, disa nga shkrimet e saj që vijnë si përjetime personale, si konceptim i dashurisë, femrës, botës dhe çdo gjë që na bën të përjetojmë emocione. Gjithashtu, do të mund të lexoni dhe disa artikuj rreth librave, duke i parë ato, si nji qoshe letrare pa korniza.

Mund ta ndiqni edhe në blogun e saj : Nji lule diellit 

Instagram : @kristianamihani

Facebook page : Pjesë e imja 

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of