Edit KapcariFoodHealthLifestyleVegan

Mëngjes i Shëndetshëm Me Vetëm 3 Përbërës: Tërshërë, Qumësht dhe Fruta

Vegan Inspired Vibes

 

Histori fundjave përsëri; pas turit të zakonshëm në kuzhinë, ujit të ngrohtë me kivi vendosa të mos i bëja më bisht mëngjesit por ta përgatisja, para se të përfundoja duke ngrënë ndonjë biskotë a ushqim tjetër të proçesuar që arrihet shumë kollaj.

Meqë ra fjala, në kuzhinë unë kam një sirtar vetëm me ushqime mëkati, domethënë me çokollata, biskota, chips, cookie apo të tjera ushqime vegane të proçesuara që nuk është se janë dhe aq të shëndetshme. Këto ushqime përdoren në raste përtacie ose kur duam të hamë diçka super të shpejtë. Për të qënë politikisht korrekte, ka raste kur ky sirtar përdoret çdo ditë, për një javë rrjesht.

Zakonisht unë tërshërën e shoqëroj me kos, por kësaj radhe kisha qumësht bajameje natyral e pa sheqer të shtuar që duhej ta përdorja.

 

Për dy persona përdora:

  • 500 ml qumësht bajameje
  • 300gr tërshërë
  • Kripë
  • 1 banane
  • 1 kivi
  • 2 lugë shirup agave (opsionale)
  • 1/2 lugë çaji kanellë (opsionale)

 

 

Në një tigan të vogël e të thellë shtova qumështin me shumë pak kripë dhe e ngroha në temperaturë mesatare. Pas 2 minutash shtova gradualisht tërshërën duke e përzier përbërjen. Proçesi i gatimit zgjati rreth 5 minuta, në total 7 minuta. Në fund shtova shirupin agave për ta ëmbëlsuar paksa përbërjen e përftuar.

Versioni i thjeshtë dhe i shëndetshëm është që kjo përbërje të ndahet në dy pjata e të shoqërohet me fruta sipas dëshirës e kanellë për kë do ti japë pak më shumë tipare dietike mëngjesit.

Versioni më pak i shëndetshëm është që kjo pjatë të sërviret bukur me qëllim fotografimin e saj për rrjete sociale apo për artikuj të tillë. Gjejeni pak cilin version ndoqa unë. Rast i pashpresë, e di.

Në dy kavanozët vendosa një shtresë banane. Shtova pak nga përbërja e tërshërës. Në anët e kavanozit vendosa disa copëza kivi të prera në formë rrethore dhe shtova përsëri përbërje tërshëre duke e përdorur dhe si mbështetje për copëzat e kivit që ato të qëndronin sa më të puthitura vertikalisht pas xhamit të kavanozit. Në fund i hodha pak kanellë dhe fruta të prera imët.

Për ato që duan të luajnë më seriozisht me pjesën e dekorit, në vend të frutave pa shumë kontrast që përdora unë mund të përdorin luleshtrydhe apo marakuja. Gjithashtu, mund të eksperimentoni dhe me fara apo fruta të thata arrore.

E rëndësishme është që shijon shumë si mëngjes, përmban shumë fibra duke na mbajtur të ngopur për një kohë të gjatë, është bimor dhe është ushqim i bërë vetë e jo i proçesuar.

 

Mos harroni të kujdeseni për veten, Edit’h

 

Nounou Edit Kapcari 

 

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
furtdsolinopv Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
furtdsolinopv
Guest

You really make it seem so easy with your presentation but I find this matter to be actually something that I think I’d never understand. It kind of feels too complicated and extremely wide for me. I am taking a look ahead for your subsequent put up, I will try to get the cling of it!