Anila MirditaHealthLifestyle

Si të ulim kolesterolin e keq?

Nga NOUNOU Anila Mirdita

 

Kolesteroli nuk është më vetëm problem i të moshuarve. Jeta sedentare dhe ushqimet e konservuara kanë bërë që të rritet dukshëm numri i të rinjve me kolesterol.

Cilat janë rreziqet që vijnë nga kolesteroli? Kolesteroli, yndyra në gjak, është i rëndësishëm për mirëqenien e trupit tonë për sa kohë që ai qëndron brenda intervalit të vlerave normale. Por kur kalon nivelet e caktuara, rritet ekspozimi ndaj rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Duke ndjekur një dietë të përshtatshme dhe duke zgjedhur disa mënyra efektive natyrore do të jeni në gjendje të mbani jashtë yndyrnat e këqija. Flasim në mënyrë të veçantë për LDL i njohur si kolesteroli i “i keq”, në krahasim me HDL i konsideruar si kolesteroli “i mirë”.

Por, çfarë mund të bëjmë konkretisht për të parandaluar kolesterolin e lartë? Veprimi kryesor për të parandaluar akumulimin e tepërt të yndyrës në gjak, është të ndërpriten zakone të këqija të tilla si pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit apo jeta sedentare.

1. Ushqimet e pasura me Omega-3 janë të dobishme për të rregulluar nivelet e sheqerit, por edhe të kolesterolit në gjak. Këto acide yndyrore esenciale gjenden në lloje të caktuara të peshkut, por edhe në shumë ushqime bimore, duke përfshirë farat dhe vajin e lirit, farat chia, spirulina, etj.

2. Uthulla e mollës së egër mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak dhe për këtë arsye zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit. Rreth 30 ml uthull në ditë, e holluar ne 200 ml ujë redukton sasinë e kolesterolit. Është e rëndësishme të konsumohet para ngrënies.

3. Gjethet e ullirit, të përdorura si çaj, zvogëlojnë vlerat e kolesterolit – lipoproteinën me densitet të ulët (kolesterolin e keq). Polifenolet që përmbajnë gjethet ulin viskozitetin e gjakut (hollojnë gjakun), gjë që pengon formimin e trombociteve. Shënim:

Produktet e lartpërmendura mund t’i gjeni në Bionatural Shop Prishtinë.

 

Anila Mirdita

Natural Health Consultant

Tags : featured

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of