Books ClubInspirationKristiana MihaniLifestyle

Bestseller Apo Klasikët E Letërsisë

Nji Lule Diellit

Nga NOUNOU Kristiana Mihani

Përshëndetje!
Në artikullin e sotëm do të flasim për diçka mjaft ineresante, për zgjedhje që kur na takon t’i bëjmë, vihemi në mëdyshje.
Mendojeni pak. Nëse do t’ju vinin përpara tavolinës tuaj të leximit, apo divanit, dua të them, vendit ku ju zakonisht lexoni, dy libra, një bestseller dhe një klasik të letërsisë, kë do zgjidhnit?

Shumë do përgjigjeshin: “Po patjetër klasikët e letërsisë.”, megjithatë do gënjenin veten. E vërteta është se shumë, po shumë nga ata të cilëve do t’u bëhej kjo pyetje, do votonin për bestsellerat, mundësisht për historinë rozë të kohëve moderne, ose për ndonjë libër të verdhë, ose ndonjë bestseller të ndonjë politikani. Nuk ka rëdësi përmbajta. Rëndësi ka që trajta e zgjedhur do të qe bestseller.
Me këtë nuk dua të them se ka nga ata që nuk do preferonin vërtet një klasik, përpara një libri komercial, megjithatë, rryma drejtuese shkon nga kahu i librave më në zë dhe më të suksesshëm të kohës, atyre që kanë bërë bumin e madh dhe nuk mund të mos lexosh çfarë shitet aq shumë.
Të jemi realist, klasikët të trembin nga emri, dhe, edhe unë e pranoj, se jam tërhequr më tepër nga një bestseller se sa nga “Lufta dhe Paqja” e Tolstoit, edhe pse në fund, pas dy leximeve, kahet e mendimit ndryshuan, por këtë do ta trajtoj më poshtë.

PSE BESTSELLER DHE JO NJË ROMAN TË ZAKONSHËM?

 

Sigurisht, nuk mund të pritet që çdo njeri t’i pëlqejë klasikët e letërsisë, edhe pas një apo dy leximeve.
Mund të ndikojë historia, stili i autorit dhe një sërë faktorësh të tjerë, të cilët përgjithsisht lidhen me shijet personale. Megjithatë, nëse do ta anashkalonim krejtësisht rrymën klasike, lind pyetja: pse bestseller dhe jo një roman të zakonshëm? Fundja është kjo çfarë bestsellerat e shekullit të 21 janë realisht: romane të zakonshëm, të kthyer në të suksesshëm dhe mjaft të shitur.
Debutimi i parë apo thjesht romani i rradhës nga ndonjë autor i ri i cili ka shkuar në universitet, ka studiuar mënyrën më të mirë e të treguarit një histori, mund edhe të mos rezultojë aq i mirë në fund të fundit, edhe pse i shkruar në të njëjtën mënyrë, nën të njejtën frymë me të cilën shkruhen ditët e sotme edhe mjaft romane të tjerë. Të shkruarit modern, fundja, ka pak a shumë të njejtën frymë që të gjithë e njohin. Shumicën e kohës personazhet janë pikantë por janë më tepër dukje se sa përmbajtje. Lidhet me një shprehje të tipit: nuk ka rëndësi se sa shije apo aroma ti i shton ujit. Në fund të fundit, substanca bazë, po e tillë mbetet, ujë.
E megjithatë, keni zgjedhur të lexoni një bestseller në vend të romanit të atij shkrimtarit të ri, sepse mbase dukej diçka më interesante jepje idenë e një libri më tërheqës, ose thjesht ka të bëjë me ndjekjen e rrymës, atë të cilën shoqëria dikton nëpërmjet referencave që jepen për një bestseller nëpër rrjetet sociale.

 PO PËRTEJ KËSAJ, PËRSE BESTSELLERAT, JANË BESTSELLERA?

Të dy, si një bestseller ashtu edhe një roman i çfarëdoshëm e tregojnë historinë pak a shumë nën të njëjtën frymë, por mbase fryma që ndjek apo ka një shkrimtar bestseller ka diçka që e bën atë të ndikojë më tepër dhe më shumë tek lexuesit. Mbase është përshkrimi më i mire i gjëndjeve, situatave, tablove dhe personazheve që shfaqen, i veprimeve, ose dialogu më i gjallë. Dhe mbase është ky motivi që na çon ne të preferojmë një bestseller dhe historinë e publikuar prej tij, atë që bën zemrën tonë të shkrihet. Po çfarëdoqoftë ajo realisht, shkrimtarin bestseller nga ai i një romani që nuk është aq i shitur apo aq i sukseshëm, një fije floku e ndan. Është fama ajo, e cila e shumëfishon suksesin aq sa në fund, kudo që të shkosh apo të kthesh kokën, do të dëgjosh të flitet për atë autor dhe suksesin e tij të materializuar në libër.

KLASIKËT: DUAM APO DUHET T’I LEXOJMË?

Të gjithë ne, të paktën një herë, në shkollë, universitet, për kenaqësinë tonë, apo për t’i bërë dikujt me dije shijet tona të rafinuara, na ka qëlluar të lexojmë një nga klasikët e letërsisë botërore. Cfarëdo të ketë qenë ai, romantik, realist, letërsi e kulluar angleze apo franceze, impakti i parë, ka qenë mesiguri tkurrja nga leximi dhe ideja se ai do të zgjaste një shekull, pa ndonjë arsye të veçantë dhe pa e kuptuar sigurisht se kishim përpara vetes një libër të mirë, tepër të mirë.

Për brezin e shijeve moderne, mendoj se klasikët janë diçka démodé, edhe pse ç’është e vërteta, janë të vetmit që nuk dalin kurrë nga moda. Klasikët duhet të lexohen: për kulturë dhe formim të përgjithshëm. Eshtë përmendur edhe në artikujt e mëparshëm se si letërsia dhe leximi i një libri mund të të ndryshojë jetën, dhe kush më mirë se librat e atyre që i kanë vënë vulën dhe kanë shënuar emrin e periudhave të ndryshme të letërsisë, mund ta bëjë këtë. Po, klasikët janë obligim për veten, mundësi për të zgjeruar horizontin, mendimet dhe shpirtin.
Janë gjithashtu detyrim, për këdo që po ashtu si unë, studion Letërsi. Duhet për ata që duan të bëhen shkrimtarë të mirë. Një shkrimtar i mirë, duhet të lexojë shumë. Një shkrimtar i mirë, duhet të lexojë klasikët, të lexojë stilin e tyre, dhe mënyrën se si çdo gjë trajtohet në një vijë që qëndron milje larg artificialitetit.
Por përpos së gjithash, të lexuarit e klasikëve, është dhe diçka që një lexues i mirë, dëshiron ta bëjë. Dëshiron të lexojë një klasik dhe jo një bestseller. Dëshiron të lexojë një libër me faqe të verdha në kafe, në vend të librit të sapobotuar apo versionit e-book.
Është sigurisht çështjë preferencash.

PO PËRSE NJË BESTSELLER NUK MUND TË BEHET KURRË, OSE POTHUAJSE KURRË NJË KLASIK?

Mjaft bestsellera nuk do të bëhën kurrë klasikë, sado i madh të jetë impakti që ato kanë tek lexuesit e shekullit të teknologjisë dhe komercializmit. Kam parë rafte të tëra të mbushur me autorë bestseller, të cilëve tani nuk u mbaj mend as emrat.
Po kush mund të mos ketë dëgjuar për të paktën një herë, të flitet për Remarkun, për Dikensin, Jane Austen, Emily Brontë për Tolstoin, Heminguein, Dostojevkin, Hygo-në?
Klasiku, është klasik për një arsye. Sigurisht, librat bestseller kanë përshkrime relativisht të mira. Kanë gjithashtu edhe zhvillim të mirë të personazhit, dhe ndoshta janë edhe të mprehtë. Por nuk janë klasikë. Ata nuk përmbajnë psikologji brenda vetes. Nëse shikoni me pak më tepër vëmendje se zakonisht një letërsi klasike, do vini re se ka më pak veprim, jo aq shumë përshkrim psikologjik, se sa përshkrim emocional.
Për ta përfunduar, dua të them se të zgjedhurit mes një klasiku të letërsisë dhe një bestselleri, lidhet pikë së pati me shijet letrare të ushqyera në kohë. Megjithatë zgjedhja më e mirë, do të qe alternimi i të dyjave.

Tags : featured

2
Leave a Reply

avatar
2 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
2 Comment authors
Gedbokagabfurtdsolinopv Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
furtdsolinopv
Guest

I am impressed with this website , rattling I am a big fan .

Gedbokagab
Guest

Сегодня невероятно много людей приобретают загородные дома. На даче или в коттедже есть желание сделать максимум для выходных. Если вы стремитесь чувствовать себя в загородном комплексе тихо, советуем вам сделать озеленение. С помощью зеленых газонов и крутых лужаек внешний вид дачного дома будет невероятным! Очень много женщин изначально проектируют симпатичный ландшафтный дизайн, перед тем, как возводить загородный коттедж. Если вы желаете сделать базу отдыха у себя дома, советуем перейти к нам на сайт и узнать подробнее про – рулонные газоны купить . На greenhistory.ru у вас есть возможность заказать услуги по озеленению. Невероятно много сотрудников устроены в фирме Green History.… Read more »